martedì 18 novembre 2008

Mos kini turp nga lotët, bëjnë mirë për shëndetin


Lotët janë e vetmja gjë, që bën dallimin e qenieve njerëzore nga të gjitha qeniet e tjera të gjalla në tokë. Pak ama e dinë se të qash, bën mirë për shëndetin. Kjo është provuar shkencërisht gjatë një kërkimi të shkencëtarit William Frey, në universitetin e Minesotas. Rreth 88% e njerëzve deklarojnë se ndihen shumë më mirë pasi kanë derdhur lot për probleme nga më të ndryshmet. Ato emocione, të lidhura me ndjenja të forta inati, stresi ose edhe lumturie i rikthejnë trupit ekuilibrin dhe mirëqenien. Substancat që trupi ynë prodhon në situata të vecantë stresi për shembull, largohen si me magji, nëse derdhni lot, pra qani. Kështu, aftësia për të qartë, sipas profesor Frey i ka lejuar njeriut mundëisnë e mbijetesës.

Nessun commento: