giovedì 13 agosto 2009

Zbulohet sperkatesi, zgjat aktin seksual tek meshkujt


Shkencetaret kane zbuluar nje sperkates, qe ndihmon meshkujt me probleme ejakulacioni. Fale tij, zgjatja e aktit seksual rritet 6 here.
Meshkujt qe perdoren trajtimin pese minuta perpara kryerjes se marredhenieve seksuale, e zgjaten aktin nga gjysme minuti ne thuajse kater miunuta. Spray i prodhuar ne Royal Victoria Hospital ne Belfast, permban anestezike lokale, qe shkaktojne mpirje te penisit. Sperkatesi do te dale ne treg brenda pak vitesh.

40 perqind e meshkujve kane pasur probleme ejakulacioni disa here gjate jetes se tyre, sipas eksperteve. Ata thone se produkti permireson aktin dhe rrit kenaqesine seksuale. Ne studim u perfshine 300 meshkuj, akti per te cilet zgjaste me shume se nje minute. Ata ishin trajtuar me pare antidepresante orale.

Koha e zgjatjes se marredhenies eshte matur gjate nje periudhe tre mujore. 90 perqind e personave qe testruan sperkatesin e quajtur PSD502, arriten te zgjasin ejakulacionin 6,3 here me shume se zakonisht

lunedì 23 marzo 2009

dritare per tek Iliret


Pas disa javësh gërmimi intensiv një ekip arkeologjik nga Universiteti i Oslos raportoi një gjetje muajin e fundit që mund të ndryshojë historinë e shkruar të ilirianëve për një periudhë të ekzistencës së tyre.Një post ilirian tregtie në zonën kufitare midis Kroacisë dhe Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) hedh dritë mbi një aspekt të panjohur të jetës së këtyre njerëzve të lashtë të gadishullit të Ballkanit.Udhëheqësja e ekipit arkeologjik që zbuloi gjurmat e postit tregtar ishte profesoresha e asociuar Marina Prusak. "Zbulimi ynë është i rëndësishëm për kuptimin e identiteteve kulturore në Ballkan në kohrat e lashta," tha ajo.Zbulimi, i pari i këtij lloji, përbëhet nga rrënojat e një vendi dhe mbetjet e një moli që mbase ka funksionuar si një post tregtar. Arkeologët gjetën shumë anije të mbytura të mbushura plot me enë mbajtëse apo amfora që datohen në shekullin e parë BC. Copët e shumta të poçerisë të gjetura tregojnë se ky ishte një post i madh tregtie.Desilo, ku ekipi bëri gërmimet e tij, është 20 km nga bregu në një fushë aluvionale ndanë lumit Neretva. "Desilo është vendosur në pjesën më të brendëshme të një gjiri të qetë ku ishte natyrale të transferoheshin mallrat në anije më të vogla, kështu që vendi është perfekt për një port të brendshëm tregtar. Ne e dinim që po të gjejmë një port kjo do të përbënte një shembull të rralllë të një pike takuese në këtë peisazh të padepërtueshëm," i tha Prusak ScienceDaily.Ilirianët qenë fise indo-evropiane që u dukën në pjesën perëndimore të gadishullit të Ballkanit rreth 1,000 BC, një periudhë që përputhet me fundin e epokës së bronxit dhe fillimin e asj të hekurit. Ata banuan shumicën e zonës deri në mijvjeçarin tjetër.Në kulmin e saj, Iliria e lashtë përfshinte bregdetin adriatik dhe brendësinë malore të Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë e tanishme, Slloveninë, Dalmacinë, Kroacinë, BiH, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, duke përfshirë në një pikë, rajonin e Mollosisë (Epirit) në Greqinë veriperëndimore.Ilirianët ranë nën pushtimin romak gjatë shekullit të parë BC. Territoret ilire u bënë më pas krahina të Perandorisë Romake dhe të Perandorisë Bizantine.Zbulimi i ekipit norvegjez dhe interpretimi i tij vë në pah lidhjet e vjetra tregtare midis romakëve dhe ilirëve dhe tregon se ilirët nuk qenë vetëm luftëtarë e piratë siç i përshkruajnë disa historianë, por gjithashtu një popull që zhvillonte ekonominë e tregtinë e tij.Me datimin e amforave, shkencëtarët gjetën prova se anijet qenë mbytur gjatë një periudhe kohore gati gjysmë-shekulli, duke vërtetuar se nuk qenë anije pirate të sulmuara nga romakët.Arkeologu Adam Lindhagen, i specializuar në amforat romake dhe që mori pjesë në ekspeditë, thotë se kjo është gjetja më e rëndësishme deri tani nga epoka iliriane.

14 menyrat per tu bere joshese


1- Thuaj disa fjalë partneritpara se të shtriheshnë krevat, që mund të jenëfjalë çfarëdo dhe nuk kapse të aludohet seksi.Thoni ato fjalë me zë seksi,që të duken të buta dhederi diku jo normale.


2- Mos vish këmishënate pasi të kesh bërë njëdush. Thjesht mbulohume një peshqir, mundësishttë shkurter, pa fshirepikat e ujit të mbetura nëlëkurë. Lëreni që peshqiritë tregojë pjesët mëmagjepëse të trupit tuaj.


3- Bëni ecjen tuaj sa mëshume seksi duke u përpjekurtë lëkundni vithettuaja dhe mos harroni tëmbani drejt kurrizin tuaj qëtë evidentohet sa mëshumë gjoksi dhe te duketmë shumë vrull.


4- Një erë e lehtë djersemund të shtoje kënaqësinëe dyanshme gjatëparapritjes për seks. Kjonuk do të thotë se jukëshillohet të bëni stërvitjepara se të bëni seks, pormund të merrni në konsideratënjë zbavitje të vogëlnë qilim.


5- Shpikni një nofkë përveten tuaj. Diçka të këndshme,të ëmbël dhe tëshijshme. Partneri juaj nukduhet me doemos të dijëpër të.


6- Kollituni pak mëshumë se sa duhet. Vishnitë brendshme të stilit tëlartë, mëndafsh me dantellë.Përsëri nuk keni pset’ia tregoni ato partnerittuaj. Thjesht do të vëreni sedo të keni një gjëndjeshpirtërore shumë sensualeduke ndjerë prekjen emendafshit në lekurën tuaj.


7- Mos qëndroni më nëdistancë pasi bashkëshortijuaj mund të mos kuptojëqëllimet tuaja të prapta.


8- Harrojini për disa ditërrobat e përditshme të shtëpisë.Vishni pantallona tëshkurtra me një prerjeshumë të shkurtër dhe linitë brendshmet tuaja në sirtar.Nisni nje bisedë përfundimii të cilës do të jetë zhveshja,në mënyrë që partneritë shohë se ju s’kishitasgjë poshtë.



9- Hartoni vetë një planseksi të papritur.10-Vish fustan të tejdukshëmdhe qëndroniaty ku drita ndriçon mëshumë. Së shpejti do takuptoni se çdo të ndodhë.


10- Blini një fustan nateapo rrobë shtëpie meshumë kopsa. Lërini disaprej tyre zbërthyer, që tëshihni se çdo të ndodhëmë pas.


11- Shiheni atë direktnë sy, sikur po kërkonidiçka në sytë e tij. Ai mësiguri do t’ju pyesë përsepo e vështroni aqshumë.

12- Një kërcim i improvizuarerotik ështëgjithnjë i mirëpritur.


13- Nësë kohët e funditkeni qenë pasive,atëherë vëreni veten nërolin kryesor. Shpeshburrave u pëlqen që tëdrejtohen nga gratë nëmomentet e tyre të afshit.

15- Luaj rolin e vajzëslozonjare dhe flirto me tënë mënyrë shumë energjike.Ngadalë por mesiguri ripunoni memënyrat e vjetra të sjelljes,filloni të qeshni nënhundë ashtu si në fillimete lidhjes tuaj.joshëse

Obama, në prill viziton Shqipërinë


Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, mund të vizitojë në muajin prill Shqipërinë ose Kroacinë. Lajmin e bën të ditur agjencia kroate e lajmeve "Javno" në faqen e saj të internetit. Informacioni u referohet burimeve konfidenciale që sqarojnë se vizita mund të vijë pas pjesëmarrjes së tij në samitin e G20 në Londër. Pas kësaj, në tre dhe katër prill, ai do të takojë liderët e Organizatës së Atlantikut të Veriut në samitin që do të shënojë edhe 60-vjetorin e organizatës. Siç raportohet në lajm, Obama, mund të vizitojë një prej shteteve të reja që pritet të bëhen anëtarë të NATO-s. Ndalesa e Obamës, nëse diçka e tillë konkretizohet, do të jetë vizitë për pak orë në Kroaci ose Shqipëri. Sipas lajmit të raportuar nga "Javno", nëse nuk ndodh ndalesa e Obamës, nuk përjashtohet mundësia që presidentët dhe kryeministrat e dy vendeve të mund të marrin një ftesë të veçantë për të udhëtuar drejt Shtëpisë së Bardhë në një takim me Presidentin amerikan. Diçka e tillë siç raportohet mund të ndodhë në muajin maj të këtij viti, pas samitit të NATO-s. Agjencia vlerëson se takimi me Presidentin amerikan është diçka shumë e rëndësishme, sidomos për Ivo Sanader, i cili mund të diskutojë me Presidentin amerikan çështjen e hapur tanimë me Slloveninë. Një vit më parë, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia aplikuan të merrnin ftesën për anëtarësim në Organizatën e Atlantikut të Veriut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndikuan fuqishëm në afrimin e këtyre vendeve me aleancën, duke qenë garant të këtij uniteti. Në këtë linjë diplomacia amerikane mbështeti krijimin e "Kartës Adriatik 3", e cila iu drejtua Samitit të Bukureshtit. Maqedonia u distancua nga Kroacia dhe Shqipëria për shkak të vetos greke, lidhur me konfliktin për emrin zyrtar të Republikës së Maqedonisë. Sakaq, Shqipëria dhe Kroacia arritën të marrin ftesën për anëtarësim në NATO dhe premtimin se pas një viti do mund të shqyrtohej dhënia e statusit të vendit anëtar me të drejta të plota. Vetëm një vit më parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uidhers, vlerësoi në një intervistë për "Zërin e Amerikës" se "një prej përfitimeve të mëdha të Samitit të NATO-s në prill është që do t‘i japë mundësi Presidentit të fokusohet në mënyrë specifike te vendet e reja kandidate, Kroacia dhe Shqipëria; do t‘u japë udhëheqësve mundësinë për t‘u takuar, për të diskutuar mbi çështjet që kanë në plan dhe kjo është një mundësi e jashtëzakonshme". Sipas tij, ky moment vjen në një kohë "shumë të mirë për ne amerikanët dhe për ju shqiptarët, sepse në ato takime, ne mund të fokusohemi te çështjet specifike". Në rastin e Shqipërisë, vizita e Presidentit Barak Obama do të merrte një vlerë të jashtëzakonshme. Vetëm pak kohë më parë, shqiptarët patën rastin të presin për vizitë Presidentin amerikan, Xhorxh W.Bush. Nisur nga simbolika politike dhe marrëdhënia mes dy vendeve, pritja e një Presidenti amerikan në një interval kaq të shkurtër me kohën kur paraardhësi i tij ishte në Shqipëri, përbën në vetvete një mesazh të dukshëm pozitiv. Diçka e tillë do të kurorëzonte më së miri procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut.

Kush ishte Skënderbeu?

Kush ishte Skënderbeu?Dy ditë më parë gazeta e madhe zvicerane Neue Zürcher Zeitung botoi artikullin e mëposhtëm lidhur me debatin për Skënderbeun në ShqipëriNjë i ashtuquajtur sakrilegj ndez gjakrat në ShqipëriNjë biografi e re nga pena e historianit zviceran të Europës Juglindore, Oliver Jens Schmitt, i cili i bën korrigjime figurës së amplifikuar mitologjike të heroit kombëtar shqiptar, shpërtheu në Shqipëri një stuhi zemërate. Megjithatë sa më shumë që e lexojnë njerëzit këtë libër, aq më i shpeshtë është miratimi për të.Historiani që merret me mesjetën rrallë e tek mund të hyjë në skenën e debatit publik. Bie fjala si biograf i një sundimtari të shekullit 15, për shembull i Karl Guximtarit të Burgundisë, nuk ke si bëhesh objekt i një fushate agresive. Por krejt ndryshe ndodhi në anën juglindore të Europës, sikurse e përjetoi historiani zviceran Oliver Jens Schmitt. Bazeliani, profesor i historisë së Europës Juglindore në universitetin e Vjenës, është njohës i sprovuar i historisë së kësaj pjese të kontinentit. Në nëntor të vitit të kaluar u botua në shqip biografia e tij për heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotin, të njohur më mirë si Skënderbeu (1405-1468).Një mit kombëtarNjë biografi kritike e Skënderbeut ishte prej kohësh dëshirë e shkencës. Ky fisnik arbër, i cili në oborrin e sulltanit osman e kishte ndërruar fenë e tij në islamike e pas kësaj kishte bërë karrierë të shpejtë, më 1443 ndërroi kamp, u kthye në krishterim dhe luftoi për një çerek shekulli kundër osmanëve. Në fund të shekullit 19 lëvizja kombëtare shqiptare e ngriti atë në mit nacional. Pas Luftës së Dytë Botërore kulti i Skënderbeut mori nën regjimin komunist të Enver Hoxhës trajta gati monstruoze, duke hedhur rrënjë thellë, falë arsimit të përgjithshëm të detyruar, në ndërgjegjen e popullsisë.Aso kohe u kristalizua edhe një imazh kanonik i Skënderbeut. Lufta e Skënderbeut u interpretua si një luftë çlirimtare kombëtare nën udhëheqjen e një prijësi gjenial - çka e stilizoi Skënderbeun si pararendës të Enver Hoxhës. Edhe në treva të tjera të banuara nga shqiptarë, në Kosovë e Maqedoni, u përhap gjithashtu kulti i Skënderbeut.Mbi një sfond të tillë të një nderimi thuajse fetar, një paraqitje e ngritur mbi kritere shkencore veç mund të provokonte. Menjëherë pas prezantimit të librit në fillim të nëntorit shkrimtari Ismail Kadare, i cili e sheh veten si mendimtarin autoritativ të Shqipërisë, hapi fushatën. Në çmitologjizimin e Skënderbeut ai shihte një sulm kundër idesë së lirisë. Sipas tij njerëz perversë ishin mbledhur rreth një pseudointelektuali për të sulmuar nëpërmjet paraqitjes negative të Skënderbeut atë figurë që simbolizonte unitetin e Shqipërisë me Europën.Kush i ka lexuar romanet e Kadaresë nuk mund të habitet nga ky pozicionim. Tek e fundit me veprën e tij ai ka kontribuar - ndër të tjera me romanin "Kështjella" - që të krijohet ai mit kombëtar, të cilin tashmë po e sheh të rrezikuar.Në debatin publik të Shqipërisë Kadareja është figura prijëse e kampit mbizotërues nacional-proeuropian, për të cilin miti i Skënderbeut shërben si dëshmi e identitetit europian të shqiptarëve. Në gjurmët e Kadaresë vazhduan edhe dy përfaqësuesit më të lartë të shtetit, kryeministri Sali Berisha dhe presidenti i shtetit Bamir Topi. Në fillim të dhjetorit Berisha shpalli se figura e Skënderbeut do të zërë vend si simbol në letër-njoftimet e reja. Në festimin solemn të 541-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, presidenti i vendit Bamir Topi foli për disa mendje skllevërish që kërkonin të ndryshonin rolin e Skënderbeut në historinë e Shqipërisë dhe në qytetërimin europian. Në forumet mediatike dhe të internetit libri u cilësua si "përrallë" ose si "roman", më së shumti prej njerëzish të cilët, ashtu si Kadareja, librin e njihnin vetëm me të dëgjuar. Dhe ngaqë përkthimin shqip e kishte financuar DEZA, gazeta bulevardeske "Sot" ambasadën zvicerane e emërtoi si "ambasadë horrash".Ishin sidomos dy pika të biografisë që i kishin indinjuar kundërshtarët. Kështu Schmitti, i mbështetur mbi një bazë solide dokumentare, e shihte hakmarrjen për vrasjen e t'et me urdhër të sulltanit si motivin e mirëfilltë që Skënderbeu ndërroi kampe dhe i shpalli luftë atij. Ky motiv me kumbim arkaik me sa duket nuk mund të kapërdihej nga kundërshtarët e biografisë. Sidoqoftë në këtë pikë dëgjoheshin edhe zëra të tjerë, shumë më të dobët, ata proislamë apo të kampit islamist.Ky kamp nuk është më pak nacionalist, vetëm se nga këndvështrimi i tij islamizimi e ka shpëtuar identitetin kombëtar të shqiptarëve përballë kanosjes së sllavizimit apo të greqizimit. Kështu politikani islamist Abdi Baleta botoi në gazetën ultranacionaliste "Bota Sot" një seri artikujsh në mbrojtje të librit. Pikërisht gjakmarrja si motiv i Skënderbeut dëshmonte, sipas Baletës, identitetin shqiptar.Kombi i grabitur?Pothuajse në mënyrë histerike u reagua ndaj përmendjes në libër të emrit të t'et të Skënderbeut - ashtu si dhe në dokumentet e kohës - si Ivan, e jo si Gjon, ekuivalenti shqiptar. Në këtë mënyrë po i grabitej kombit shqiptar jo vetëm babai, por edhe biri, duke u bërë ky serb. Ky i ashtuquajtur "çshqiptarizim" i babai të Skënderbeut ishte temë mbisunduese e forumeve në internet.Mirëpo Schmitti asgjëkund nuk e vë në pikëpyetje shqiptarësinë e Skënderbeut dhe të babait të tij. Vetëm se ai e bën të qartë që Skënderbeu dhe familja e tij jetonin në një rajon dhe një mjedis personal të përzier etnikisht. E ëma e Skënderbeut ishte sllave. Po kështu revoltohen kundërshtarët e biografisë nga fakti që ky mjedis ishte i krishterë-ortodoks (vetëm kur u kthye nga Islami në krishterim Skënderbeu iu drejtua katolicizmit), pasi për ta anti-europian është jo vetëm Islami por edhe ortodoksia. Veç kësaj ata që shihen si armiq të kombit shqiptar, fqinjët serbë dhe grekë, identifikohen me ortodoksinë.Megjithatë sa më shumë që zgjaste konflikti, aq më shpesh dëgjoheshin vlerësimet pozitive për librin - edhe veç prej faktit se ndërkohë ai ishte lexuar.Dy përfaqësues të kampit të shoqërisë civile, të dobët deri tani si në të gjitha vendet e Europës Juglindore, Ardian Klosi dhe Fatos Lubonja, të dy prej kohësh kritikë të ashpër të Kadaresë, në të vërtetë e kishin ngritur zërin qysh herët dhe qartazi. Klosi, studiues i letërsisë dhe publicist, që kishte qenë edhe përkthyesi i librit, kërkoi në krye të debatit që të ndërroheshin librat e shkollës me përmbajtje nacionaliste. Lubonja, për vite të shumta nën diktaturë i burgosur politik dhe një nga intelektualët më të ndriçuar e më me profil të vendit, kujtoi se ishte trashëgimia komuniste ajo që nxirrte krye në këtë debat. Në qoftë se kërkohej mbërritja në një shoqëri demokratike dhe pluraliste, atëherë duheshin kapërcyer mitet nacionaliste.Jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të rajonit përpjekjet për t'u marrë me mitet nacionale në mënyrë kritike, kanë shkaktuar reagime të ashpra mbrojtëse, sikurse ka ndodhur kohët e fundit në Greqi dhe në Bullgari. Në këto kundërvënie ithtarët e status quo-së kanë treguar njohje të cekët dhe emoncionalizëm agresiv, i cili shkon deri në kërcënime personale. Veç kësaj është kërkuar gjithmonë në prapaskenë një komplot i drejtuar nga të huajt - natyrisht identiteti i komplotistëve ndryshon sipas vendit. Në rastin e biografisë së Skënderbeut u tha se ajo është financuar nga serbët dhe nga lobi grek.Skënderbeut i vihet një rëndësi e madhe për identitetin e shqiptarëve si simbol kombëtar, edhe pas fundit të komunizmit, edhe në orientimin e ri politik. Por shdërrimi i vendit ka mbetur në gjysmë të rrugës, siç e tregon dobësia e shoqërisë civile. Shteti dhe qarqet drejtuese vazhdojnë të pretendojnë sovranitetin mbi interpretimin e së shkuarës. E pra ka për të zgjatur ende shumë kohë derisa të mos luaj më ndonjë rol, në pikëpamje të reagimeve, nëse botohet një biografi e Karl Guximtarit apo e Skënderbeut.

Kafeja, më shumë efekt tek meshkujt

Nje filxhan kafe ben me shume efekt tek meshkujt, sesa femrat. Ndikimi qe ushtron kafeja ekspres ndihet pas 10 minutash tek gjinia mashkullore, ndersa tek seksi tjeter stimulimi vjen me ngadale.Studiuesit ne Universitetin e Barcelones thane se efekti mund te jete edhe psikologjik, pasi edhe nje kafe jo shume e forte ka ndikim. Nje grup prej 660 personash pine kafe klasike ekspres qe permbante 100 mg kafeine dhe nje tjeter me 5 mg.Te dy sekset ne rastin e pare paten permiresim te aktivitetit pas 10 minutash. Sipas studimeve te deritanishme, duhen 45 minuta qe kafeina te arrije ne gjak, por reagimi ne fakt ka rezultuar vetem pas pak minutash. Kafeja tjeter pati efekt te ngjashem, por me te dobet dhe vepronte me shpejt tek femrat sesa tek meshkujt.Studiuesit thane se ky rast tregon sesi ushqime te ndyshme mund te kene efekte te ndryshme tek meshkujt dhe femrat dhe studimi mund te sherbeje per formulimin e dietave ne baze te reagimit te sekseve ndaj produkteve.

Kuriozitete

Breshka mund të ecë me 10 km në orë. Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë. Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodh vetëm pas 10 min. Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjet të jetës në tualet. Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime. Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele. Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë. 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull. Shkencëtarët britanik kanë llogaritur se macet, të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë50 milion minj dhe 20 milion zogj të vegjël. Fëllëza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim. Në janar të vitit 1978 në mishtoren "la Ron" në Misuri të SHBA-ve është prodhuar suxhuku me gjatësi prej 5,7 metrash dhe peshonte 207,3 kg. Me gjatësinë e verifikuar zyrtarisht prej 8,8 cm turku Mehmet Ozjurek është shpallur para disa kohësh fitues në garat e dyta ndërkombëtare të hundëmëdhenjve të mbajtur në Stamboll. Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe. Pesha e saj është 51,80 kg. Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë. Braziliani Edson Donasimento Pele, konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Në 1254 ndeshje futbolli ai shënoi 1216 gola. Fusha më e madhe e naftës në botë është ajo e Ghavar-it (Arabia Saudite), e ngritur nga kompania a përpunimit të naftës "Armako". Madhësia e fushës është 241, 5x35. 42 km2. Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsej 72 shkronja.Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943 në të cilën vdiqën gjithsej 28 104 000 njerëz. Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsej 72 shkronja