martedì 18 novembre 2008

GJUHA SHQIPE


ALFABETIA B C Ç D DH E Ë F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Y Z ZHa b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh, F, G, Gj, H, J, K, L, Ll, M, N, Nj, P, Q, R, Rr, S, Sh, T, Th, V, X, Xh, Z, Zh.Rreshtat e mësiperme i përkasin versionit zyrtar të përkufizimit të Alfabetit Shqip. Versioni i saktë është dhe duhet të jetë ky: Alfabeti shqip ka 27 shkronja dhe 9 grupshkronja (digrafi) bashkëtingëlluese që së bashku përbëjnë 36 tingujt e Gjuhës Shqipe të folur. Ndahen në: shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, në 20 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, F, G, H, J, K, L, M, N, P, Q, R, S, T, V, X, Z, dhe në 9 tinguj: Dh, Gj, Ll, Nj, Rr, Sh, Th, Xh, Zh. Këta 36 tinguj studiohen së bashku në Shkollën Fillore dhe njihen gjithshmërisht që aty e tutje si Alfabeti shqip.Alfabeti modern, i vendosur në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, është i bazuar në atë Latin.
ABETARJA
Abetarja libri fillestarë i gjuhës shqipe.Abetarja e parë e gjuhës shqipe, ajo e vitit 1844, me titull "Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar shqip", u përgatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombëtare, Naum Veqilharxhi. Nga ajo kohë kanë kaluar plot 162 vjet. Që atëherë e deri më sot janë shtypur mëse 150 abetare në trevat shqiptare dhe jashtë tyre, si në Bukuresht, Stamboll,Bruksel, Sofje, Vjenë, Napoli, Selanik, Athinë, Paris, Milano, Bari, Vorçester, Laipcig, Konstancë, Aleksandri Egjiptit etj. Hartimi dhe realizimi i abetares së saj e vuri Shqipërinë në radhën e vendeve të qytetëruara, duke treguar se ky vend i vogël ka një popull me karakteristikat e tij, me gjuhën dhe zakonet e veta dhe me një thesar të trashëguar nga brezat. Punën e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, një figurë tjetër e shquar e Rilindjes Kombëtare, i cili në vitin 1867 botoi një abetare në gegërisht dhe një në toskërisht dhe u mësoi me to shqipen shumë bashkëatdhetarëve gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri. Epokën e re për librat shkollore dhe përgatitjen e truallit për shkollën kombëtare e përgatitën figurat e njohura, si Jani Vreto, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, të cilët, gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhës shqipe". Më pas, rruga e hartimit të Abetares Shqipe kalon ndër emra të njohur, të cilët punuan me përkushtim brenda dhe jashtë vendit, si Luigj Gurakuqi (1905) Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe në vitet e mëvonshme, A.Xhuvani, Th.Papapano, M.Logoreci, J.Minga, duke krijuar kështu një traditë të mirë. Punimi i mirëfilltë shkencor i Abetares Shqipe u bë pas vitit 1944, përgatitja e të cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhësore.
Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamerisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit. Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa universitete dhe qendra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Palermo, Shën Pjetërburg (Leningrad), Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie, etj.

2 commenti:

ha detto...

Emri im është Joana Berankis dhe jam këtu për të falënderuar DR DAWN për ndihmën e tij në shpëtimin e marrëdhënies sime. I dashuri më la sepse isha i matur dhe e kam luftuar disa herë për shkak të pasigurisë, duke mos e parë kurrë pranë asnjë zonje tjetër. Nuk mund të gjeja një mënyrë më të mirë për ta bërë atë të kthehej tek unë dhe DR DAWN erdhi në shpëtimin tim. Kur e kontaktova, ai më tha gjithçka që duhej të dija se si do të rikthehet dashuria dhe lidhja mes meje dhe burrit tim. Unë u binda dhe ai e bëri punën pa hezitim dhe menjëherë pas 48 orësh më thirri i dashuri. Jam e lumtur dhe plot jetë për shkak të mirësisë së DR DAWN. I bëj thirrje kujtdo që ka probleme të kontaktojë me të tani dhe ai me siguri do t'ju ndihmojë.
dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159

Unknown ha detto...

Unë dua të ndaj dëshminë time me ata që vuajnë nga palët e treta në martesën e tyre. Burri im filloi të shihte një vajzë nga blloku tjetër, unë u përballa me të për të lënë burrin tim vetëm, ajo nuk më dëgjonte dhe im shoq nuk pushonte së shkuari tek ajo edhe pasi u grindëm. gradualisht burri më la për vajzën, isha aq i frustruar sa doja të divorcohesha nga burri, sepse martesa nuk funksiononte më. Derisa pashë një koment për Dr. Ellen, se si ajo i ka ndihmuar njerëzit me marrëdhëniet dhe çështjet e martesës. Unë iu afrova asaj dhe ajo më ndihmoi të shfaq dashurinë edhe një herë në jetën time, burri im është kthyer në shtëpi, familja ime është përsëri e bashkuar. E di që shumë njerëz po vuajnë nga dhimbjet e zemrës në të njëjtën mënyrë si ndihesha atëherë, kështu që po gjej kohën për të ndarë me ata që kanë nevojë për ndihmë. kontaktoni Dr Ellen WhatsApp: +2349074881619
Email: ellenspellcaster@gmail.com