lunedì 23 marzo 2009

dritare per tek Iliret


Pas disa javësh gërmimi intensiv një ekip arkeologjik nga Universiteti i Oslos raportoi një gjetje muajin e fundit që mund të ndryshojë historinë e shkruar të ilirianëve për një periudhë të ekzistencës së tyre.Një post ilirian tregtie në zonën kufitare midis Kroacisë dhe Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) hedh dritë mbi një aspekt të panjohur të jetës së këtyre njerëzve të lashtë të gadishullit të Ballkanit.Udhëheqësja e ekipit arkeologjik që zbuloi gjurmat e postit tregtar ishte profesoresha e asociuar Marina Prusak. "Zbulimi ynë është i rëndësishëm për kuptimin e identiteteve kulturore në Ballkan në kohrat e lashta," tha ajo.Zbulimi, i pari i këtij lloji, përbëhet nga rrënojat e një vendi dhe mbetjet e një moli që mbase ka funksionuar si një post tregtar. Arkeologët gjetën shumë anije të mbytura të mbushura plot me enë mbajtëse apo amfora që datohen në shekullin e parë BC. Copët e shumta të poçerisë të gjetura tregojnë se ky ishte një post i madh tregtie.Desilo, ku ekipi bëri gërmimet e tij, është 20 km nga bregu në një fushë aluvionale ndanë lumit Neretva. "Desilo është vendosur në pjesën më të brendëshme të një gjiri të qetë ku ishte natyrale të transferoheshin mallrat në anije më të vogla, kështu që vendi është perfekt për një port të brendshëm tregtar. Ne e dinim që po të gjejmë një port kjo do të përbënte një shembull të rralllë të një pike takuese në këtë peisazh të padepërtueshëm," i tha Prusak ScienceDaily.Ilirianët qenë fise indo-evropiane që u dukën në pjesën perëndimore të gadishullit të Ballkanit rreth 1,000 BC, një periudhë që përputhet me fundin e epokës së bronxit dhe fillimin e asj të hekurit. Ata banuan shumicën e zonës deri në mijvjeçarin tjetër.Në kulmin e saj, Iliria e lashtë përfshinte bregdetin adriatik dhe brendësinë malore të Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë e tanishme, Slloveninë, Dalmacinë, Kroacinë, BiH, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, duke përfshirë në një pikë, rajonin e Mollosisë (Epirit) në Greqinë veriperëndimore.Ilirianët ranë nën pushtimin romak gjatë shekullit të parë BC. Territoret ilire u bënë më pas krahina të Perandorisë Romake dhe të Perandorisë Bizantine.Zbulimi i ekipit norvegjez dhe interpretimi i tij vë në pah lidhjet e vjetra tregtare midis romakëve dhe ilirëve dhe tregon se ilirët nuk qenë vetëm luftëtarë e piratë siç i përshkruajnë disa historianë, por gjithashtu një popull që zhvillonte ekonominë e tregtinë e tij.Me datimin e amforave, shkencëtarët gjetën prova se anijet qenë mbytur gjatë një periudhe kohore gati gjysmë-shekulli, duke vërtetuar se nuk qenë anije pirate të sulmuara nga romakët.Arkeologu Adam Lindhagen, i specializuar në amforat romake dhe që mori pjesë në ekspeditë, thotë se kjo është gjetja më e rëndësishme deri tani nga epoka iliriane.

14 menyrat per tu bere joshese


1- Thuaj disa fjalë partneritpara se të shtriheshnë krevat, që mund të jenëfjalë çfarëdo dhe nuk kapse të aludohet seksi.Thoni ato fjalë me zë seksi,që të duken të buta dhederi diku jo normale.


2- Mos vish këmishënate pasi të kesh bërë njëdush. Thjesht mbulohume një peshqir, mundësishttë shkurter, pa fshirepikat e ujit të mbetura nëlëkurë. Lëreni që peshqiritë tregojë pjesët mëmagjepëse të trupit tuaj.


3- Bëni ecjen tuaj sa mëshume seksi duke u përpjekurtë lëkundni vithettuaja dhe mos harroni tëmbani drejt kurrizin tuaj qëtë evidentohet sa mëshumë gjoksi dhe te duketmë shumë vrull.


4- Një erë e lehtë djersemund të shtoje kënaqësinëe dyanshme gjatëparapritjes për seks. Kjonuk do të thotë se jukëshillohet të bëni stërvitjepara se të bëni seks, pormund të merrni në konsideratënjë zbavitje të vogëlnë qilim.


5- Shpikni një nofkë përveten tuaj. Diçka të këndshme,të ëmbël dhe tëshijshme. Partneri juaj nukduhet me doemos të dijëpër të.


6- Kollituni pak mëshumë se sa duhet. Vishnitë brendshme të stilit tëlartë, mëndafsh me dantellë.Përsëri nuk keni pset’ia tregoni ato partnerittuaj. Thjesht do të vëreni sedo të keni një gjëndjeshpirtërore shumë sensualeduke ndjerë prekjen emendafshit në lekurën tuaj.


7- Mos qëndroni më nëdistancë pasi bashkëshortijuaj mund të mos kuptojëqëllimet tuaja të prapta.


8- Harrojini për disa ditërrobat e përditshme të shtëpisë.Vishni pantallona tëshkurtra me një prerjeshumë të shkurtër dhe linitë brendshmet tuaja në sirtar.Nisni nje bisedë përfundimii të cilës do të jetë zhveshja,në mënyrë që partneritë shohë se ju s’kishitasgjë poshtë.



9- Hartoni vetë një planseksi të papritur.10-Vish fustan të tejdukshëmdhe qëndroniaty ku drita ndriçon mëshumë. Së shpejti do takuptoni se çdo të ndodhë.


10- Blini një fustan nateapo rrobë shtëpie meshumë kopsa. Lërini disaprej tyre zbërthyer, që tëshihni se çdo të ndodhëmë pas.


11- Shiheni atë direktnë sy, sikur po kërkonidiçka në sytë e tij. Ai mësiguri do t’ju pyesë përsepo e vështroni aqshumë.

12- Një kërcim i improvizuarerotik ështëgjithnjë i mirëpritur.


13- Nësë kohët e funditkeni qenë pasive,atëherë vëreni veten nërolin kryesor. Shpeshburrave u pëlqen që tëdrejtohen nga gratë nëmomentet e tyre të afshit.

15- Luaj rolin e vajzëslozonjare dhe flirto me tënë mënyrë shumë energjike.Ngadalë por mesiguri ripunoni memënyrat e vjetra të sjelljes,filloni të qeshni nënhundë ashtu si në fillimete lidhjes tuaj.joshëse

Obama, në prill viziton Shqipërinë


Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, mund të vizitojë në muajin prill Shqipërinë ose Kroacinë. Lajmin e bën të ditur agjencia kroate e lajmeve "Javno" në faqen e saj të internetit. Informacioni u referohet burimeve konfidenciale që sqarojnë se vizita mund të vijë pas pjesëmarrjes së tij në samitin e G20 në Londër. Pas kësaj, në tre dhe katër prill, ai do të takojë liderët e Organizatës së Atlantikut të Veriut në samitin që do të shënojë edhe 60-vjetorin e organizatës. Siç raportohet në lajm, Obama, mund të vizitojë një prej shteteve të reja që pritet të bëhen anëtarë të NATO-s. Ndalesa e Obamës, nëse diçka e tillë konkretizohet, do të jetë vizitë për pak orë në Kroaci ose Shqipëri. Sipas lajmit të raportuar nga "Javno", nëse nuk ndodh ndalesa e Obamës, nuk përjashtohet mundësia që presidentët dhe kryeministrat e dy vendeve të mund të marrin një ftesë të veçantë për të udhëtuar drejt Shtëpisë së Bardhë në një takim me Presidentin amerikan. Diçka e tillë siç raportohet mund të ndodhë në muajin maj të këtij viti, pas samitit të NATO-s. Agjencia vlerëson se takimi me Presidentin amerikan është diçka shumë e rëndësishme, sidomos për Ivo Sanader, i cili mund të diskutojë me Presidentin amerikan çështjen e hapur tanimë me Slloveninë. Një vit më parë, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia aplikuan të merrnin ftesën për anëtarësim në Organizatën e Atlantikut të Veriut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndikuan fuqishëm në afrimin e këtyre vendeve me aleancën, duke qenë garant të këtij uniteti. Në këtë linjë diplomacia amerikane mbështeti krijimin e "Kartës Adriatik 3", e cila iu drejtua Samitit të Bukureshtit. Maqedonia u distancua nga Kroacia dhe Shqipëria për shkak të vetos greke, lidhur me konfliktin për emrin zyrtar të Republikës së Maqedonisë. Sakaq, Shqipëria dhe Kroacia arritën të marrin ftesën për anëtarësim në NATO dhe premtimin se pas një viti do mund të shqyrtohej dhënia e statusit të vendit anëtar me të drejta të plota. Vetëm një vit më parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uidhers, vlerësoi në një intervistë për "Zërin e Amerikës" se "një prej përfitimeve të mëdha të Samitit të NATO-s në prill është që do t‘i japë mundësi Presidentit të fokusohet në mënyrë specifike te vendet e reja kandidate, Kroacia dhe Shqipëria; do t‘u japë udhëheqësve mundësinë për t‘u takuar, për të diskutuar mbi çështjet që kanë në plan dhe kjo është një mundësi e jashtëzakonshme". Sipas tij, ky moment vjen në një kohë "shumë të mirë për ne amerikanët dhe për ju shqiptarët, sepse në ato takime, ne mund të fokusohemi te çështjet specifike". Në rastin e Shqipërisë, vizita e Presidentit Barak Obama do të merrte një vlerë të jashtëzakonshme. Vetëm pak kohë më parë, shqiptarët patën rastin të presin për vizitë Presidentin amerikan, Xhorxh W.Bush. Nisur nga simbolika politike dhe marrëdhënia mes dy vendeve, pritja e një Presidenti amerikan në një interval kaq të shkurtër me kohën kur paraardhësi i tij ishte në Shqipëri, përbën në vetvete një mesazh të dukshëm pozitiv. Diçka e tillë do të kurorëzonte më së miri procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut.

Kush ishte Skënderbeu?

Kush ishte Skënderbeu?Dy ditë më parë gazeta e madhe zvicerane Neue Zürcher Zeitung botoi artikullin e mëposhtëm lidhur me debatin për Skënderbeun në ShqipëriNjë i ashtuquajtur sakrilegj ndez gjakrat në ShqipëriNjë biografi e re nga pena e historianit zviceran të Europës Juglindore, Oliver Jens Schmitt, i cili i bën korrigjime figurës së amplifikuar mitologjike të heroit kombëtar shqiptar, shpërtheu në Shqipëri një stuhi zemërate. Megjithatë sa më shumë që e lexojnë njerëzit këtë libër, aq më i shpeshtë është miratimi për të.Historiani që merret me mesjetën rrallë e tek mund të hyjë në skenën e debatit publik. Bie fjala si biograf i një sundimtari të shekullit 15, për shembull i Karl Guximtarit të Burgundisë, nuk ke si bëhesh objekt i një fushate agresive. Por krejt ndryshe ndodhi në anën juglindore të Europës, sikurse e përjetoi historiani zviceran Oliver Jens Schmitt. Bazeliani, profesor i historisë së Europës Juglindore në universitetin e Vjenës, është njohës i sprovuar i historisë së kësaj pjese të kontinentit. Në nëntor të vitit të kaluar u botua në shqip biografia e tij për heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotin, të njohur më mirë si Skënderbeu (1405-1468).Një mit kombëtarNjë biografi kritike e Skënderbeut ishte prej kohësh dëshirë e shkencës. Ky fisnik arbër, i cili në oborrin e sulltanit osman e kishte ndërruar fenë e tij në islamike e pas kësaj kishte bërë karrierë të shpejtë, më 1443 ndërroi kamp, u kthye në krishterim dhe luftoi për një çerek shekulli kundër osmanëve. Në fund të shekullit 19 lëvizja kombëtare shqiptare e ngriti atë në mit nacional. Pas Luftës së Dytë Botërore kulti i Skënderbeut mori nën regjimin komunist të Enver Hoxhës trajta gati monstruoze, duke hedhur rrënjë thellë, falë arsimit të përgjithshëm të detyruar, në ndërgjegjen e popullsisë.Aso kohe u kristalizua edhe një imazh kanonik i Skënderbeut. Lufta e Skënderbeut u interpretua si një luftë çlirimtare kombëtare nën udhëheqjen e një prijësi gjenial - çka e stilizoi Skënderbeun si pararendës të Enver Hoxhës. Edhe në treva të tjera të banuara nga shqiptarë, në Kosovë e Maqedoni, u përhap gjithashtu kulti i Skënderbeut.Mbi një sfond të tillë të një nderimi thuajse fetar, një paraqitje e ngritur mbi kritere shkencore veç mund të provokonte. Menjëherë pas prezantimit të librit në fillim të nëntorit shkrimtari Ismail Kadare, i cili e sheh veten si mendimtarin autoritativ të Shqipërisë, hapi fushatën. Në çmitologjizimin e Skënderbeut ai shihte një sulm kundër idesë së lirisë. Sipas tij njerëz perversë ishin mbledhur rreth një pseudointelektuali për të sulmuar nëpërmjet paraqitjes negative të Skënderbeut atë figurë që simbolizonte unitetin e Shqipërisë me Europën.Kush i ka lexuar romanet e Kadaresë nuk mund të habitet nga ky pozicionim. Tek e fundit me veprën e tij ai ka kontribuar - ndër të tjera me romanin "Kështjella" - që të krijohet ai mit kombëtar, të cilin tashmë po e sheh të rrezikuar.Në debatin publik të Shqipërisë Kadareja është figura prijëse e kampit mbizotërues nacional-proeuropian, për të cilin miti i Skënderbeut shërben si dëshmi e identitetit europian të shqiptarëve. Në gjurmët e Kadaresë vazhduan edhe dy përfaqësuesit më të lartë të shtetit, kryeministri Sali Berisha dhe presidenti i shtetit Bamir Topi. Në fillim të dhjetorit Berisha shpalli se figura e Skënderbeut do të zërë vend si simbol në letër-njoftimet e reja. Në festimin solemn të 541-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, presidenti i vendit Bamir Topi foli për disa mendje skllevërish që kërkonin të ndryshonin rolin e Skënderbeut në historinë e Shqipërisë dhe në qytetërimin europian. Në forumet mediatike dhe të internetit libri u cilësua si "përrallë" ose si "roman", më së shumti prej njerëzish të cilët, ashtu si Kadareja, librin e njihnin vetëm me të dëgjuar. Dhe ngaqë përkthimin shqip e kishte financuar DEZA, gazeta bulevardeske "Sot" ambasadën zvicerane e emërtoi si "ambasadë horrash".Ishin sidomos dy pika të biografisë që i kishin indinjuar kundërshtarët. Kështu Schmitti, i mbështetur mbi një bazë solide dokumentare, e shihte hakmarrjen për vrasjen e t'et me urdhër të sulltanit si motivin e mirëfilltë që Skënderbeu ndërroi kampe dhe i shpalli luftë atij. Ky motiv me kumbim arkaik me sa duket nuk mund të kapërdihej nga kundërshtarët e biografisë. Sidoqoftë në këtë pikë dëgjoheshin edhe zëra të tjerë, shumë më të dobët, ata proislamë apo të kampit islamist.Ky kamp nuk është më pak nacionalist, vetëm se nga këndvështrimi i tij islamizimi e ka shpëtuar identitetin kombëtar të shqiptarëve përballë kanosjes së sllavizimit apo të greqizimit. Kështu politikani islamist Abdi Baleta botoi në gazetën ultranacionaliste "Bota Sot" një seri artikujsh në mbrojtje të librit. Pikërisht gjakmarrja si motiv i Skënderbeut dëshmonte, sipas Baletës, identitetin shqiptar.Kombi i grabitur?Pothuajse në mënyrë histerike u reagua ndaj përmendjes në libër të emrit të t'et të Skënderbeut - ashtu si dhe në dokumentet e kohës - si Ivan, e jo si Gjon, ekuivalenti shqiptar. Në këtë mënyrë po i grabitej kombit shqiptar jo vetëm babai, por edhe biri, duke u bërë ky serb. Ky i ashtuquajtur "çshqiptarizim" i babai të Skënderbeut ishte temë mbisunduese e forumeve në internet.Mirëpo Schmitti asgjëkund nuk e vë në pikëpyetje shqiptarësinë e Skënderbeut dhe të babait të tij. Vetëm se ai e bën të qartë që Skënderbeu dhe familja e tij jetonin në një rajon dhe një mjedis personal të përzier etnikisht. E ëma e Skënderbeut ishte sllave. Po kështu revoltohen kundërshtarët e biografisë nga fakti që ky mjedis ishte i krishterë-ortodoks (vetëm kur u kthye nga Islami në krishterim Skënderbeu iu drejtua katolicizmit), pasi për ta anti-europian është jo vetëm Islami por edhe ortodoksia. Veç kësaj ata që shihen si armiq të kombit shqiptar, fqinjët serbë dhe grekë, identifikohen me ortodoksinë.Megjithatë sa më shumë që zgjaste konflikti, aq më shpesh dëgjoheshin vlerësimet pozitive për librin - edhe veç prej faktit se ndërkohë ai ishte lexuar.Dy përfaqësues të kampit të shoqërisë civile, të dobët deri tani si në të gjitha vendet e Europës Juglindore, Ardian Klosi dhe Fatos Lubonja, të dy prej kohësh kritikë të ashpër të Kadaresë, në të vërtetë e kishin ngritur zërin qysh herët dhe qartazi. Klosi, studiues i letërsisë dhe publicist, që kishte qenë edhe përkthyesi i librit, kërkoi në krye të debatit që të ndërroheshin librat e shkollës me përmbajtje nacionaliste. Lubonja, për vite të shumta nën diktaturë i burgosur politik dhe një nga intelektualët më të ndriçuar e më me profil të vendit, kujtoi se ishte trashëgimia komuniste ajo që nxirrte krye në këtë debat. Në qoftë se kërkohej mbërritja në një shoqëri demokratike dhe pluraliste, atëherë duheshin kapërcyer mitet nacionaliste.Jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të rajonit përpjekjet për t'u marrë me mitet nacionale në mënyrë kritike, kanë shkaktuar reagime të ashpra mbrojtëse, sikurse ka ndodhur kohët e fundit në Greqi dhe në Bullgari. Në këto kundërvënie ithtarët e status quo-së kanë treguar njohje të cekët dhe emoncionalizëm agresiv, i cili shkon deri në kërcënime personale. Veç kësaj është kërkuar gjithmonë në prapaskenë një komplot i drejtuar nga të huajt - natyrisht identiteti i komplotistëve ndryshon sipas vendit. Në rastin e biografisë së Skënderbeut u tha se ajo është financuar nga serbët dhe nga lobi grek.Skënderbeut i vihet një rëndësi e madhe për identitetin e shqiptarëve si simbol kombëtar, edhe pas fundit të komunizmit, edhe në orientimin e ri politik. Por shdërrimi i vendit ka mbetur në gjysmë të rrugës, siç e tregon dobësia e shoqërisë civile. Shteti dhe qarqet drejtuese vazhdojnë të pretendojnë sovranitetin mbi interpretimin e së shkuarës. E pra ka për të zgjatur ende shumë kohë derisa të mos luaj më ndonjë rol, në pikëpamje të reagimeve, nëse botohet një biografi e Karl Guximtarit apo e Skënderbeut.

Kafeja, më shumë efekt tek meshkujt

Nje filxhan kafe ben me shume efekt tek meshkujt, sesa femrat. Ndikimi qe ushtron kafeja ekspres ndihet pas 10 minutash tek gjinia mashkullore, ndersa tek seksi tjeter stimulimi vjen me ngadale.Studiuesit ne Universitetin e Barcelones thane se efekti mund te jete edhe psikologjik, pasi edhe nje kafe jo shume e forte ka ndikim. Nje grup prej 660 personash pine kafe klasike ekspres qe permbante 100 mg kafeine dhe nje tjeter me 5 mg.Te dy sekset ne rastin e pare paten permiresim te aktivitetit pas 10 minutash. Sipas studimeve te deritanishme, duhen 45 minuta qe kafeina te arrije ne gjak, por reagimi ne fakt ka rezultuar vetem pas pak minutash. Kafeja tjeter pati efekt te ngjashem, por me te dobet dhe vepronte me shpejt tek femrat sesa tek meshkujt.Studiuesit thane se ky rast tregon sesi ushqime te ndyshme mund te kene efekte te ndryshme tek meshkujt dhe femrat dhe studimi mund te sherbeje per formulimin e dietave ne baze te reagimit te sekseve ndaj produkteve.

Kuriozitete

Breshka mund të ecë me 10 km në orë. Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë. Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodh vetëm pas 10 min. Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjet të jetës në tualet. Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime. Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele. Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë. 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull. Shkencëtarët britanik kanë llogaritur se macet, të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë50 milion minj dhe 20 milion zogj të vegjël. Fëllëza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim. Në janar të vitit 1978 në mishtoren "la Ron" në Misuri të SHBA-ve është prodhuar suxhuku me gjatësi prej 5,7 metrash dhe peshonte 207,3 kg. Me gjatësinë e verifikuar zyrtarisht prej 8,8 cm turku Mehmet Ozjurek është shpallur para disa kohësh fitues në garat e dyta ndërkombëtare të hundëmëdhenjve të mbajtur në Stamboll. Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe. Pesha e saj është 51,80 kg. Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë. Braziliani Edson Donasimento Pele, konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Në 1254 ndeshje futbolli ai shënoi 1216 gola. Fusha më e madhe e naftës në botë është ajo e Ghavar-it (Arabia Saudite), e ngritur nga kompania a përpunimit të naftës "Armako". Madhësia e fushës është 241, 5x35. 42 km2. Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsej 72 shkronja.Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943 në të cilën vdiqën gjithsej 28 104 000 njerëz. Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsej 72 shkronja

10 njerëzit më të çuditshëm të botës

Ngoc: Tri dekada pa gjumë 64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq. Bhgat: Mban vëllanë binjak në stomak Sanoju Shagat dikur ka pasur një stomak të fryrë, që dukej sikur ishte nëntë muajsh shtatzënë dhe merrte frymë me vështirësi. Indiani Shagat thotë se është ndjerë i ndërgjegjshëm gjatë gjithë jetës së tij se kishte bark jashtë normales. Por një mbrëmje, në qershor të vitit 1999, problemi i tij u përkeqësua edhe më shumë. Doktorëve iu desh të nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vëllait binjak. Ai vuante nga një anomali ndër më të çuditshmet në botë, fetusi brenda fetusit. Një anomali e rrallë, ku fetusi i zënë kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorët të ndërhyjnë Hokoi: 28 vite i fshehur pas Luftës së Dytë Botërore Shoichi Yokoi ishte një ushtar i ushtrisë perandorake japoneze më 1941-n dhe u dërgua në Guam menjëherë pas atij viti. Në vitin 1944, forcat amerikane ripushtuan ishullin dhe Yokoi u fsheh. Në janar të vitit 1972, ai u zbulua në një pjesë të largët të ishullit Guam nga dy banorë të ishullit. Për 28 vite ai qëndronte i fshehur në një shpellë në xhungël, pasi kishte frikë të dilte, edhe pse kishte gjetur broshura që shkruanin se Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar. "Më vjen shumë turp që jam kthyer i gjallë nga lufta", tha ai kur u kthye në Japoni, me pushkën ndryshkur ende mbi shpatulla. Mehkan: Jeton në aeroport që në vitin 1988 Mehkan Karimi Nasseri, i njohur si Sur Alfred Mehkan, është një refugjat iranian, i cili po jeton në sallën e pritjes së terminalit të aeroportit "Sharl de Gol" që më 8 gusht të vitit 1988. Pasi u burgos, u torturua dhe u dëbua nga vendi i tij, ai kërkoi azil në shumë vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, por ata e kthyen në aeroportin "Sharl de Gol", pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As në Francë nuk mund të vërtetonte statusin e refugjatit, prandaj u zhvendos në zonën e pritjes, aty ku rrinë udhëtarët pa dokumente. Mitsuo: Jezus Krishti japonez Matayoshi Mitsuo është një politikan japonez, i bindur se është perëndia dhe Krishti. Sipas programit të tij, ai do të kryejë gjykimin e fundit si Krishti, por mënyra për ta bërë këtë është brenda sistemit të tanishëm politik dhe ligjshmërisë. Hapi i parë si shpëtimtar është të zgjidhet Kryeministri i Japonisë. Pastaj do të reformojë shoqërinë japoneze dhe më pas Kombet e Bashkuara duhet t‘i ofrojnë nderin të bëhet Sekretar i Përgjithshëm. Pastaj Jezusi Matayoshi do të sundojë në të gjithë botën me dy autoritete legjislative, fetare dhe politike. Bawden: Papa i vetëzgjedhur Michael I, nga Kansas David allen Bawden (lindur më 1959) është një qytetar amerikan, i cili është zgjedhur Papa Michael I, nga një grup prej gjashtë konklavistësh apo katolikësh post-sedevakantiste. Ai argumenton se zgjedhjet e fundit të gjashtë papëve kanë qenë të pavlefshme për shkak se ata janë të gjithë modernistë. Sedevakantistët argumentojnë se nëse kolegji i kardinalëve nuk mund të zgjedhë një papë të vlefshëm, atëherë katolikët e zakonshëm mund ta bëjnë, nën një parim të quajtur "epikeia", barazi. Bihari? 18 vjet i vdekur për shtetin Lal Bihari, i lindur në vitin 1961, është një fermer nga Uttar Pradesh, Indi, i cili ka qënë zyrtarisht i vdekur nga viti 1976 deri më 1994-ën. Ai themeloi "Mritak Sangh" ose "shoqërinë e të vdekurve" në Urtar Pradesh, Indi. Ai luftoi me burokracinë e qeverisë indiane për 18 vjet, për të provuar se është ende gjallë. Kur Lala Bihari kërkoi të aplikonte për një hua në bankë në vitin 1976 , ai zbuloi se ishte zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij i kishte dhënë ryshfete një zyrtari në qeveri që ta deklaronte atë të vdekur, me synimin për të marrë pronësinë e tokës së Biharit. Ai zbuloi edhe 100 njerëz të tjerë në situatën e tij, të cilët ishin deklaruar zyrtarisht të vdekur. Sot ajo shoqëri ka 20 mijë anëtarë në të gjithë Indinë. Deri në vitin 2004, ata arritën të deklaronin 4 prej katër anëtarëve të tyre të gjallë. Në vitin 2004 ai kandidoi për një vend në Parlament në Lla Ganj. Icke: Shpëtimi vjen nga humanoidët David Icke është një ish-lojtar profesionist futbolli, prezantues i emisioneve sportive në BBC dhe zëdhënës i Partisë së Gjelbër britanike kombëtare. Që në vitin 1990, ai ka qenë një "hetues me kohë të plotë i asaj dhe atyre që kontrollojnë botën, zvarranikët". Ai vishet vetëm me ngjyrë të bruztë dhe pohon se bota është drejtuar nga një grup sekret i quajtur "Elita", një racë humanoidësh zvarranikë, të njohur në kohët e lashta si "Vëllazëria babilonase" dhe shumë prej njerëzve më të rëndësishëm e kanë prejardhjen prej tyre, përfshirë edhe George W. Bush, mbretëresha Elizabeta II dhe Kris Kristofferson. Ai është autor i 15 librave, ku shpjegon pikëpamjet e tij. Pas një leksioni prej 5 orësh, ai mori mjaft brohoritje në Universitetin e Torontos, në vitin 1999. Nakamatsu: Fotografon çdo vakt 34 vjet Yoshiro Nakamatsu (lindur më 26 qershor 1928) ose doktor Nakamats, është shpikësi japonez që pohon se mban rekordin për numrin më të madh të shpikjeve, përfshirë disketën e kompjuterit dhe këpucët elastike "Pyon Pyon". Ai ka fotografuar duke analizuar çdo vakt që ka konsumuar vetë gjatë një periudhe prej 34 vitesh. Synimi i Nakamatsut është të jetojë gjatë dhe t‘i kalojë 140 vitet e jetëgjatësisë në tokë. Lotito: Zoti që i ha të gjithë Michel Lotito (lindur më 15 qershor 1950) është një prezantues francez. Lotito, i cili ka lindur në Grenoble, është i famshëm pasi ha çfarë t‘i dalë përpara. Njihet si "zoti që i ha të gjitha". Gjatë shfaqjeve të tij, ai ha metal, xham, gomë dhe artikuj të tjerë si biçikleta, televizor dhe gjithçka tjetër. Nga viti 1978 deri më 1980 ka ngrënë një aeroplan të tërë. Filloi të hante materiale të pazakonta kur ishte fëmijë dhe që nga viti 1966 ka programet e tij televizive. Lotit, nuk vuan shpesh për shkak të dietës së tij, madje as kur konsumon materiale helmuese. Muret e stomakut janë dyfish më të trasha dhe acidet tretëse shumë herë më të fuqishme.

A e dini se


Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë.Anjshtanji deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Klintonit, me librin autobiografi "Histori e përjetuar". Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang.Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM - HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington.Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.