sabato 25 ottobre 2008

Gjuha jone sa e mire......

Gjuha shqipe e ruajtur për breza të tërë vazhdon të jetë e rrezikuar...

Pushtimi serbo-sllav i Kosovës dhe trojeve të tjera në ish-Jugosllavi; shpërngulja e çamëve nga trojet e tyre etnike prej grekëve; eksodi masiv i shqiptarëve në fillimin e viteve '90-të, i kanë shpërndarë shqiptarët në të gjitha anët e botës... Përveç tjerash, shqiptarët në emigrim, kanë edhe një problem madhor, atë të ruajtjes së gjuhës shqipe, dhe trashëgimin e saj tek brezat që lindin jashtë atdheut.

Me temën, Ruani gjuhën shqipe, ne synojmë të sensibilizojmë opinionin shqiptar, për të bërë më shumë në këtë drejtim. Apelojmë njëkohësisht para autoriteteve më të larta të vendit tonë, që ata të tregojnë më shumë kujdes në ruajtjen e vlerave dhe kulturës shqiptare dhe shpërndarjen e këtyre e vlerave përmes gjuhës së bukur shqipe.

Nessun commento: