martedì 25 novembre 2008

DRAME DASHURIE

HELLO teme interesante ,po postoj nje poezi timen e cila ka subjekt real dhe ka ndodhur ne te ertete.faliminderit per mirekuptimin!Kush e ka lexur ka qare ,ju lutem mos qani se eshte shume e dhimbshme!bye!Poezia titullohet "Drame dashurie"“ DRAME DASHURIE ”Tek po prisja ne qetesi,ne trotuar me shoket e mi,U merzita thashe c’te bej,valle me ke te bisedoj,Kur papritur aty prane nje vogelueshe me shikon,Thashe te shkoj te bisedoj me te ,e pastaj me te te lodroja.Por, jo pastaj s’munda te flas,sepse dy syte e saj plot gazDicka me kujtonin,kohen e shkuar me afroninNe syte e kesaj vogelushje,ngjyre qielli si kristalGjindeshin syte e EDES, qe kisha dashur, e me vone ishim ndare.O EDA ku je ti,per pak kohe te harrovaTy te shoh vetem ty,EDA ti ta dish se sa te dua une prape.Ju afrova une vogelushes,si e ke emrin une e pyetaLINDA,LINDA mu pergjigj,me zerin e saj te bute e te lehte.O moj LINDA bukuroshe me mua a mund te flaseshAs me thua mua ti,ke po pret me kaq lumturiLINDA e vogel buzeqeshi,une foli e pastaj qeshiPo pres mamin une tani,te shkojme te lodrat perseri.Po kush eshte valle mami yt,ti nga syte kuj I ngjan,Dhe ne balle syte e bukur,te EDES qe dua ti mbanJa ku eshte mami im,thirri LINDA e vrapoiNje grua e kapi per dore dhe e perqafoi.Oh ne cast sec ndjeva,syte mu erresuanSe ne duart e mia pak me pare vajza e ime kish qendruarNe te dy ne ate cast si statuja po qendronimEDA me shihte me inat,dhe ne syte e saj nje lot I bukur vezulloi.Fryma me merrej me ngulm, shpirti me ish copetuarPrane meje, fare prane qendronte EDA qe shume e dua.Si vegim ne ate cast,koha e shkuar mu kujtuaKur EDA tha se priste femije,dhe une ika e lashe si te huaj,Shume kohe me pare kisha kerkuar ,ne lagje e qytetPor jo se kisha gjetur,dhe mundohesha qe ne zemren time ta mbyllja kete plage,Duke thene se ajo kash vdekur!Dhe tani pas 5-vjetesh,para meje me qendronteDuke me pare me cudi,si nje te huaj qe nuk deshiron ta shikonte.EDA belbezova lehte,ta dish sa te kam kerkuarCdo dite per ty kam menduar,cdo nate per ty kam enderruarLINDA eshte vajza ime,me thuaj EDA mos hesht meMe thuaj pra ki meshire,te lutem mos me ler te vdes.Ajo me pa e inat,dhe filloj te fliste,Kete femije qe sot e dashke,pse para 5-vjetesh e braktise.Na le e u largove,me le dhe me tradhoveDuke jetuar ne vetmi,rrita vajzen femi.Tani c’pret nuk dua te te shohe,largohu ik sa me largShpirtin me, mos ma copeto,20 vjece mu me le,fat te zi e jeten ma nxive!!Mos valle nuk u ngope e don t’ja nxish jeten edhe kesaj femije.Atehere I mallengjyer u ktheva nga LINDA ,hapa krahet me mallengjimQe ti jepja pak ngrohtesi,LINDA I thashe jam babai yt,te lutem te pakten tiTe lutem mos me braktis,une tha LINDA nuk kam babaBabai im a vdekur,mjaft thirri EDA ,LINDA,hajde sot ne rruge helmin kemi gjetur,LINDA e vogel ne ate cast,mua me inat me pa,dhe filloj te vajtonte Mamin e saj te perqafonte .Shkoj shume kohe dhe LINDEN se pashe me,EDEN shihja ne enderr cdo nate,Veshur me fustan te bardhe,dhe me pyste perseri ,Pse ke ardhe??Nje dite ne lulishte kalova,si gjthmone me melankoliKur pa pritur c’te shikoja LINDA ecte ne vetmiLINDA thirra fort vrapova,hapa krahet dhe e perqafova,perhere te pare kur e pushtovaNe kraharorin tim tik-taket e zemres se saj degjova.Ne duar mbante nje tuf me lule,trendafila gjak te kuq,ne sy cudi kish lotValle mos ishte e semure apo kish lumturi plotMendova se ne syte e saj,lotet nuk ishin vetem gaz,prandaj I thashe me qetesi,hajde te ulemi te dy bashke.I ngrita floket e saj kacurrela,dhe e pyeta LINDA lulet kuj po ja dergon??Mos mami ka ditelindjen dhe asaj po ja dhuronJo tha LINDA me ze te dridhur, mamit vertet lule po I cojPor jo per ditelindje po ne varreza po ja dergoj!!!Mami im nuk rron me,vdiq plot trishtim,tek po vdiste plot hidherim,thirri ku je GONI im??!!Nuk e di se si ne kembe qendrova,shpirtin se si e frenova,shpirtin qe donte te dilte,sesi e ndalovaKapa LINDEN I fshiva lotet,dhe me te per dore ne trotuar,kalova dhe per nga varrezat u drejtovaNe te dale te varezave,ish nje varr I ri ,ku me germa floriri ish shkruar EDA, EDA qe vdiq ne rini!U afrova dhe u ula, lotet me nuk I durova,varrin filloja ta pushtoja me te puthura ta mbuloja.EDA- EDA thirra me ngushellim,te lutem ngrihu vetem njehere, te te shoh ato sy plot zjarr e te vdesim te dy penjehere!EDA te lutem ngrihu LINDA te kerkon,EDA-EDA lotet tane nuk degjonO ti dhe dhe I zi,te lutem vetem per nje cast,te lutem lere EDEN te dale,te mos rri aty ne varr.Pse mes eshtrash e krimbash ,trupi I saj duhet te qendroj,pse valle engjell si ajo s’duhet te shohe drite perseri !!Mire pra kete lutje nuk po ma degjon,mesazhin tim plot me lot,dergoja EDES ne ate bote,dhe tregoj plot me gjate,se sa shume e dashurova,dhe dhuroj shpirtin tim po se pranoiEDA e di mire se une ne varr ty te cova,ndaj I lutem zotit shpirtin tim ne ferr ta cojeDeshiroj qe shume shpesh te vdes,qe me ty te takohem,qe me ty te bashkohemNe kete cast me lot e ngasherim,ne faqe dicka po luante,ishte buza e LINDES qe me embelsi me foliBabi babi ti mos qaj,shpirtin tim mos e copeto,zemren time te vogel ,ti mos e lendo.fjala babi me tronditi,O sa shume e kisha pritur,sepse edhe ne enderr kjo fjale me kish ikur,Ne kete cast,me gishtin e vogel LINDA dicka po me tregonte,sepse loti im e I saj,mbi fjalet e pistafit te bardhe kishin rene!Mos qaj ti LINDA mos qaj se babai ty do te te marre.mora LINDEN per dore,nga varezat te dy dolemKtheva koken menjane sepse dashurine atje kisha lene,bashke me dashurine ,kisha lene edhe shpirtin tim.Tani zemra per LINDEN me punonte,qe asaj lumturi ti dhuronte,mora LINDEN une per krah,dhe fot e perqafova,Lotet rridhnin curk,ne syte e saj nje shprese shikoja.LINDA – LINDA zemra ime,sa fat keqe paske qeneNjehere e vogel pa baba dhe tani je pa mama.Mora LINDEN per dore dhe I mora nje akullore,por nuk e donte rrinte e shikontePo pse nuk e do akulloren LINDA, oh more babi si kur te ishte dhe mami,sa bukur….dhe te tre ne lulishte tani te shkonim,Dhe ne zemren tone krahe do te merrte enderrimi!Oh ta dish ti o babi,sa shume mami te donte,sa here te kujtonte me te puthura e lot fotografine tende mbulonte!Ne ate moment,akullorja LINDES nga duat sec I ra,dhe filloj pas ne gruaje te vraponteMami mami ti me prit,mami mami ti mos ik,Kur e pa qe s’ishte ajoU kthye nga une me ngasherim, koken mbi trupin tim mbeshteti,ngasherimi I saj me rreshqethi!!Qe te dy ne trishtim,Ne krahe te njeri tjetrit rrinimDhe yjet lart ne qiell Lotet tane shihnin…..!!
__________________Prá, mallkue njaj bir Shqyptari, Qi ketë gjuhë të Perendís, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s'i a lên ai fmís; Edhè atij i u thaftë, po, goja, Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore; Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja, Flet e t'veten lên mbas dore. AT Gjergj Fishta

domenica 23 novembre 2008


Ja se ca behet ne Shqiperi

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

mercoledì 19 novembre 2008

Poema e mjerimit

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimikur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshiltaqë të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpitaedhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesintë tanëjetën e vet derisa të vdesin.E mbi ta n'ajri, si në qesendi,therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrtashkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;balli që e ka, syt që e shprehin,buzët që më kot mundohen ta mshefin -janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezësmbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëmme bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,zhele fund e maje, flamujt e një shpresetë shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagtalakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragtaedhe shuhet uja, dhe fashitet etjan'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsatqë nesër do linden me na i mbushë rrugat.Mjerimi në dritzën e synit te kërthinidridhet posi flaka e mekun qirininën tavan të tymuem dhe plot merimanga,ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keqtu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,e ama s'e don, por vetëm mallkon.Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamitku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpivetë nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnivekur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytitkur fillojnë kllapitë e etheve prej unitdhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.Një fryt kurse piqet dihet se ku shkonqashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.Mjerimi punon, punon dit e natëtu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,tue u zhigatun deri në gjujë në baltëe prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.Shpërblim qesharak! Për qindenjë afshnë ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;dhe për at shërbim ka për të marrë do frangandër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,mund që të len kujtim ditën e dikurshmekur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ranga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi zaplot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinashmbushet got' e helmit në trashigim brezninash.Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdraletë neveritshme, shpirti me etje derdh gotënnë fyt për me harrue nandhetenand' halle.E gota e turbull, gota sataniketu' e ledhatue e pickon si gjarpni -dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.Të gjitha hallet skami në gotë i mbytkur njëqind i derdh një nga një në fyt.Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsinadhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,që t'apin litarin të shkojsh fill' e të vareshose bahe fli e mjerë e paragrafesh.Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,të cilt në mnyrë pompoze posi farisejti bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparaktu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.Mjerimi asht një njollë e pashlyemenë ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshmeta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

Tre kafe ne dite zvogelojne shfaqjen e diabetit


Eshte padyshim nje nga perberesit ushqimore qe eshte studiuar me shume ne bote. Kokerr per kokerr kafeja ka qene objekt studimi per vite e vite me radhe nga dietologet, kardiologet dhe infeksionistet. Por deri ne çfare kufiri kafeja nuk demton shendetin? Me ne fund pergjigjja vjen nga “Inran”, Instituti Kombetar Italian per Ushqimin dhe Ushqyerjen, per kafen dhe efektet e saj mbi shendetin njerezor. Te gjitha pergjigjet: nga zemra tek aparati tretes, nga veprimet e trurit e deri te ndikimi qe mund te kete te nje grua ne periudhen e shtatzenise. Sipas studimeve te ndryshme, te pish dy ose tre filxhane kafe ne dite, jo vetem qe i ben mire shendetit, por te mbron edhe nga nje sere semundjesh, fale antioksiduesve qe te çdo kokerr e saj gjendet me shumice. Nje seri kerkimesh te zhvilluara ne Norvegji, Spanje dhe Amerike nga viti 2004 e deri ne 2006, tregojne se kafeja eshte burimi kryesor i antioksiduesve, ne nje diete standarde qe bazohet kryesisht te frutat, perimet dhe kafeja. “Eshte e vertete qe i ben mire shendetit, por nuk duhet te harrojme se vitaminat nuk gjenden te kafeja, ndaj kurrsesi nuk mund ta perdorim si zevendesuese te frutave dhe perimeve”, konfirmon Laura Rossi, nje nga studiueset e “Inran”.Roli i kafes ndaj semundjeveStudimet e “Inran”, te realizuara nga instituti farmakologjik dhe “Coffe Science” ne Britanine e Madhe, tregojne per rolin e kafese ndaj semundjeve te ndryshme: dy ose tre filxhane ne dite zvogelojne shume rrezikun per t‘u semure nga diabeti i tipit 2 dhe mbrojne qelizat epatike. Nga ana tjeter, dy studime te rendesishme te realizuara ne 2006-en kane vene ne dukje lidhjen mes konsumit te rregullt te kafese dhe nje perqindjeje te vogel te rasteve me ceroze, ose tumore te tjera ne melçi. Megjithese duhet theksuar edhe fakti se nese konsumi qe keshillojne mjeket, nga 2 deri ne tre filxhane ne dite, shkon ne 5 ose 6, atehere efektet e mira shnderrohen ne te kundert. Kafeina e akumuluar nuk arrin te tretet dhe zemra fillon te ndieje pasojat deri sa arrin ne kufirin qe nuk duhet kaluar kurre, 10 ne dite. Megjithate, vetem ne nje rast kafeja nuk mund te na “mashtroje”: fakti se permban substanca qe mund te ndikojne ne renien ne peshe. Veprimi i saj konsiston ne ndarjen e molekulave yndyrore qe tentojne te rriten dhe kjo eshte e vertete. Por me pas, per t‘i shkaterruar plotesisht keto lipide, njeriu ka nevoje per aktivitete fizike. Po ashtu, heqja e oreksit, stimulimi i diurezes, permiresimi i aktiviteteve sportive, jane karakteristika te tjera te kafeines, qe nuk mund te cilesohen si pergjegjese kryesore per dobesimin.Kafeja dhe aparati tretesGjithashtu, kafeina ka efekte pozitive edhe ne aparatin tretes dhe mund te cilesohet e mire per te gjithe ata qe vuajne nga tretja e ushqimit, por nuk mund te cilesohet e tille per te gjithe ata persona qe vuajne nga ulcera. Siç shpjegojne ekspertet, kafeja luan nje rol te madh edhe ne tensionin e gjakut dhe kolesterolin. “Kafja gjithashtu mund te shkaktoje rritjen e kolesterolit ne gjak dhe te konsumatoret e rastesishem rritjen e tensionit perkohesisht”, tregon Fausto Natella, studiues i specializuar per raportin mes kafese dhe sistemit kardiovaskular. Me shume kujdes per grate shtatzena dhe nenat qe ushqejne femijet me qumesht, “sepse eshte pare qe kafeina eshte ne gjendje te kaloje planceten dhe pas lindjes te behet nje komponent i qumeshtit te nenes.Disa efekte pozitive te kafes ne shendetin tuaj1- Lehteson dhimbjet e kokes2- Parandalon cerozen edhe guret ne veshka3- Rregullon ekuilibrin tek azmatiket4- I ben mire arterieve te zemres5- Nuk u rekomandohet grave shtatzena6- Ben te mundur uljen e tensionit te gjakut7- Ben ekuilibrin e tensionit te larte dhe atij te uletKafeja, permbajtja e kafeines dhe dozat Megjithese deri tani nuk eshte pare asnje rast qe kafeja te kete shkaktuar deme mbi femijen, per te qene te sigurt eshte me mire te kufizohet sa me shume te jete e mundur konsumimi gjate ketyre muajve te shtatzenise. Por edhe ne llogaritjen e dozave te lejuara ne dite duhet pasur parasysh qe jo te gjitha kafet qe pime jane njelloj. Nje kafe ekspres, ose moka, permban nga 40 deri ne 80 miligrame kafeine dhe nje filxhan çokollate 60 mg. Me e pasur me kafeine eshte kafeja amerikane, e cila permban 115 deri ne 120 miligrame per filxhan, ndersa kapuçino permban vetem 70-80 mg. Nje perzierje e mire e kafes arabike, qe konsumohet kryesisht ne Evrope, ka nje permbajtje kafeine te barabarte me 1,2 per qind, ndersa adhuruesit me te medhenj te kafes ne Evrope jane finlandezet, me nje konsum 11,2 kilogram ne vit per person.Efektet e çokollates se zeze ne zemerÇokollata e zeze i ben mire zemres. Ajo ndihmon ne forcimin e arterieve tek ata qe pine cigare dhe ka me shume antioksidante ne nje gram se nje gote vere, çaj apo luleshtrydhet. Po te hash çokollate te zeze per çdo dite nga pak, mund te ndihmoje ne uljen e tensionit te gjakut. Çokollata e zeze permban elemente te quajtur polyphenols, i cili rrit nivelin e nje substance ne trup qe quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut duke rritur qarkullimin i cili sjell ne uljen e tensionit. Vertet ky eshte nje efekt i mire, megjithate çokollata sjell shtimin ne peshe. Por edhe me te nuk duhet tepruar. Duhet qe te mos perdoresh me shumice ushqime qe te pelqejne. Ne qofte se e tepron, atehere efektet pozitive nuk kane me vlere. Dhe shtimi ne peshe nuk eshte aspak i mire per tensionin.Efektet pozitive te kafes per shendetinKafeja keshillohet si nje terapi e mire edhe per nje sere semundjesh, perfshi ate te zemres. Por mos u çudisni, edhe per efektet qe ka ajo te femijet, sigurisht ne masen e duhur dhe pa e tepruar. Por, nuk eshte e keshillueshme per grate shtatzena dhe te semuret me ulçer ne stromak. “Kafeja,- thote nje prej dietologeve me te njohur te Italise, - ju ben mire, po ashtu edhe femijeve. Kafeja mund te te lehtesoje dhimbjet e kokes. Ajo eshte e mire per melçine dhe mund te ndihmoje ne parandalimin e cerozes dhe gureve ne veshka. Dhe kafeina ne kafe mund te zvogeloje rrezikun e krizave te azmes, dhe ndihmon ne permiresimin e qarkullimit brenda zemres. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk eshte e mire per te gjithe.Kafeja, pija e preferuar e mengjesitPirja e me shume se tre kafe ne dite mund te behet ne nje faktor te demshem per shendetin tuaj. Kjo gjendje mund te krijoje nervozitet, te te shkaktoje shpejtim te rrahjeve te zemres dhe dridhje te duarve. Grate shtatzena, te semuret me zemer dhe ata qe vuajne nga ulçera ne stomak, zakonisht keshillohen ta shmangin kafene. Kafeja ndikon mire per zemren e arteriet, dhimbjet e kokes, melçine, cerozen, guret ne veshka, azmen, etj. Ndersa aroma e kafese se sapo bere vertitet çdo mengjes ne mijera sheshe, lajmet jane te mira per miliona e miliona njerez neper bote, sigurisht edhe per ne shqiptaret, qe kafen e kemi bere pijen me te preferuar te mengjesit. Edhe pse ajo ka efekte pozitive per shendetin, asnjehere nuk duhet tepruar me te. Nese kafeja merret ne doza te larta, ajo mund te kthehet ne nje rrezik serioz per shendetin, duke u bere shkak per semundje te ndryshme.

Sami Frasheri - Fjalët e urta

“FJALËT E URTA”SAMI FRASHËRIStamboll, 7 shaban 1296 (1878 e. r.).1. Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra.2. Më e bukura fjalë është e thjeshtë dhe e shkurtër, është fjalë që kuptohet mëlehtësi dhe që ka kuptim të thellë e të hollë.3. Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.4. Detyra jonë kryesore ndaj njerëzisë është të studiojmë dhe të mësojmë (të tjerët)pa u mërzitur.5. I madh është ai njeri që i shikon të gjithë një soj, që vepron pa anuar, dhe qëmendon për të gjithë. Al që mendon për interesat e veta, është njeri i ulët.6. Detyrat njerëzore janë një barrë e rëndë; sjellja e keqe sipas andjes dhe pëlqimit tëbotës është një moçal i madh. Për të nxjerrë në breg një barrë të tillë të rëndë nganjë moçal i tillë, duhet të ecësh drejt, pa shikuar djathtas e majtas.7. Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, pëxpiqu t’i fitosh ato.8. Mos e duaj gjumin shumë; hap sytë që të mos mbetesh i uritur.9. Toka mund t’i ushqejë njerëzit fare mirë; vetëm pse shumica e pasurisëshpenzohet pa vend, e shurata e njerëzve mbeten të uritur.10. Për t’ia nënshtruar botën mirësisë, duhet luftuar kundër ligësive.11. Pitimi i pozitës varet nga të tjerët. A nuk është marrëzi të lësh atë që ke në duarttua dhe t’u drejtohesh të tjerëve.12. Më parë se për pasurinë, mjeshtërinë dhe tregtinë e një bashkësie (njerëzore),duhet menduar për edukimin e saj, sepse edukata e mirë është baza e bashkësivenjerëzore.13. Njeriu mirret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri imëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët.14. Zemra e njeriut të përsosur është gjithmonë e pezmatuar, por fytyra e tij ështëkurdoherë e gëzuar.15. Njeriu dëshiron madhështinë dhe famën, trembet nga mospërfillja; megjithëkëtënuk largohet nga sjelljet e këqia; kjo është si kur ke frikë nga lagështira e banonnë moçal.16. Po të jenë nëpunësit në dorë të personave të pazotë, po t’u mungojnë armëtushtarëve, po të mbetet pas bujqësia, mjeshtëria dhe tregtia, prapëse-prapë shtetiqëndron; por kur sundimtarët nuk respektojnë ligjin dhe të drejtën, nëpunësit evegjël bëhen të pabindur dhe nuk zbatojnë urdhrin e dhënë, kështu që populli bjerrvetitë e mira dhe jipet pas veseve të këqia, atëherë nuk ka më shpresë shpëtimi.17. Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti sado iprerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë nëforrnën më të përsosur.18. Mashtrimet e mashtruesit i përballoni me drejtësi, sepse gjithçka mënjanohet metë kundërtën.19. Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen (njëri nga tjetri).20. Fjala e atij që qesh shumë, s’e bën të qeshë asnjërin.21. Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet.22. S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqinjtë.23. Njollat që i ngjiten trupit tonë lahen me ujë; njollat e shpirtit s’ka gjë që i pastron.24. Virtyti i bën të dashur (me njëri — tjetrin) njerëzit e mëdhenj, njerëzit ezakonshëm — dëfrimi dhe zbavitja, të këqinjtë — vagabondazhi dhe delikti.25. Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz pa mend.26. Mos shkruaj gjë kur je me nerva; sepse, kur plaga e gjuhës ësMë më e keqe se eshpatës, mendo çfarë mund të jetë ajo e pendës.27. Kot përpiqet mendja, kur nuk mund të arrijë gradën e lartë të ndjenjave.28. Fjala më elokuente është ajo konkluzionl i së cilës kuptohet që nga fraza e parë eqëllimi nëpër brendinë e saj, kur duket në formë solide.29. Tri raste kanë tri virtyte shumë të pëlqyeshme: të ndihmosh nevojtarët kur janë nëgjendje të vështirë, të thuash të vërtetën edhe në zemërim, të falësh kur je i zoti tëndëshkosh ose të hakmirresh.30. Për ndryshimin e një gjëje askush nuk është më i aftë se koha.31. Ti japësh pozitë dhe të nderosh një njeri pa merita është si të hedhësh në ndyrësiranjë qese me inxhi (margaritarë).32. Po të bjerë në det një pikë ujë, nuk thahet.33. Sikundër që elefantin e vrasin për dhëmbët e tij të çmueshëm, disa guaska deti igjuajnë për margaritarët që kanë brenda e që bilbilin e robërojnë për zërin e tij tëbukur, kështu edhe njeriun — të shumtën e herës — e rrezikon vlera e tij e lartë.34. Mos iu mbështet së nesërmes, nuk mund të dish se ç’do të lindë nata.35. Pa taashkim s’mund të ketë as opinion publik, as forcë.36. Liria s’mund të shkojë përpara pa pasur udhëheqëse arsyen dhe pa qenë eshoqëruar nga vetitë e mira.37. Gjuha e memecit është më e mirë se e gënjeshtarit.38. Gjuha është dëshmitari gënjeshtar i zemrës.39. Sikundër që trupi ka nevojë për pastërti ashtu edhe shpirti për arsim.40. Pendimi është pranvera e mirësjelljes.41. Meng Çui thot: Filozofët, dijetarët, njerëzit e mëdhenj, të cilët me mendimet dhepunët e tyre kanë bërë të çuditet bota, a nuk ishin edhe ata njerëz si ne? Pse t’ishikoj ata me habi dhe mahnitje? A s’mund të bëhem edhe unë si ata mepërpjekjet e mia?42. Hidhërimi dhe gëzimi s’kanë kufi. Njeriut, pse ka zënë një pozitë të vogël, i biepika nga gëzimi, pastaj ai vdes nga hidhërimi pse nuk zë një pozitë më të lartë.43. Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij,nuk e do më atë.44. Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.45. Dallkauku (lajkatari) është fajdexhiu më i keq, posa sheh se ai që ka përballë umashtrua prej tij, edhe sikur t’i marrë kamatën 500 për qind të hipokrizisë që i kaakredituar, prapëseprapë s’kënaqet, përpiqet t’i heqë edhe lëkurën të mjerit.46. Pasuria zë vendin e lejekalimit të marrëzisë.47. Pasuria e vogël, që përdoret me nikoqirllëk, zë vend më mirë se thesarët ekeqadministruar.48. Pasuria është shërbëtor i të mençurit e zotëri i budallait.49. Lumtëria në botë i ngjan dritës së shkreptirës, ndriçimi i një sekonde sjell pasfurtunë disaorëshe.50. Gjëja që ka shkaktuar fanatizmin (fetar) janë përrallat të shpikura nga keqdashja,të pranuara nga frika dhe të ruajtura nga marrëzia.51. Helmi më i rrezikshëm është hipokrizia.52. Filozofi kinez Ming Çu thot: “T’i duash njerëzit e aftë e të talentuar dhe të mos inderosh ata është sikur t’i thërrasësh në gosti dhe t’u mbyllësh portën, për të mos ipranuar.”53. Njëri nga filozofët e famshëm të Tibetit, Paskia Pandita, thot: “S’mund t’i japëshflakë një pylli të madh po nuk të ndihmoi era”. D m th. — mos fillo punë tëmëdha po nuk qe koha dhe rasti i volitshëm.54. Mos u prish me vëllanë për punë të shokut, sepse shoqëria zhduket, vëllazëriambetet.55. Si flaka e shkrepsës me kokë poshtë, që është më e fortë, ashtu edhe virtytet edijetarit të rënë në fatkeqësi duken më qartë.56. Ata që tregohen të drejtë me qëllim lartësimi, pasi të arrijnë qëllimin, s’ndjenjëmë nevojë për drejtësi.57. Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëjë kurrë.58. Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër së keqes që të është bërë.59. Kur lodhet trupi, qetësohet mendja.60. Duke gërmuar tokën, del ujë.61. Tregtia që të jep më shumë fitim është puna.62. Dituria është e gjatë, jeta e shkurtër.63. Dita është e shkurtër, puna e gjatë.64. Nëna e frikacakut as nuk qan, as nuk qesh.65. Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.66. Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.67. Të qeshësh kundrejt një personi të dëshpëruar, është si t’i heqësh dikujt petkat nëkohë të ftohtë dhe ta lësh lakuriq.68. Do që të mos ndihet fjala që do të thuash? Mos e thuaj. Do që të mos shihet punaqë do të bësh? Mos e bër.69. Dijetari i përdhosur është një gjarpër me kokë të stolisur me diamantë.70. Po nuk foli i marri, nuk dallohet nga i urti.71. Ngandonjëherë, heshtja është më elokuente se çdo fjalë.72. Një gjë e vogël e fituar me të drejtë, është më e mirë se gjëja e shumtë e fituarpadrejtësisht.73. Fundi i të qeshurit është mërzitja, fryti i të qarit është ngushëllimi.74. Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.75. I vobegti energjik i ngjan fitilit pa vaj.76. Përsatite dyshekun para se të biesh të flesh.77. Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti.78. Kush e ka barrën të rëndë, e ka hapin të shkurtër.79. Sa më shumë rëndohet barra, aq më shumë i del kurrizi atij që është përposht.80. Filozofi kinez Shu King thot: “Kush është në punë të shtetit, të përpiqet të bëjëvepra që do të mbesin për shumë kohë pas vdekjes së tij.”81. Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqinjve.82. Lumturia nuk zgjat për shumë kohë, i pafati është një foshnje në bark të s’ëmës qëende s’ka arritur në botën e lumturisë; ndërsa ai që është i lumtur, është një plakduke dhënë shpirt.83. Qeveria (e mirë) lind nga rregulli dhe kujdesi.84. Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.85. Ato çka di njeriu, në krahasim me çka nuk di, janë kurgjë.86. S’mund të njihet për dijetar askush, pos atij që mposht epshin e vet.87. Dijetar (filozof) është ai që i përshtatet puna fjalës së tij e fjala opinionit të tij.88. Pasaniku koprac i ngjan miut që rri në një tas të artë.89. Skamja dhe përvuajtja kërkon nikoqirllëk, përvuajtja dhe nikoqirllëkumirësjelljen, mirëpo pasuria sjell kryelartësinë e dorëlirësinë, e kryelartësia edorëlirësia shthurjen dhe keqsjelljen.90. Njeriu që s’mund të mbrojë mendimin e vet, i ngjan një qyteti të pambrojtur.91. Dijetari nnk thot ç’ka di (kur nuk është rasa për t’i thënë), i marri nuk di çka thot.92. Është faj të meritosh qortimin, mosdurimi (me rasën) i qortimit është faj edhe mëi madh.93. Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen esendeve, por edhe brendinë e tyre.94. Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.95. Lumturia (te njerëzit e ulët) shkakton kryelartësinë dhe mospërfilljen (ndaj tëtjerëve).96. Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.97. Meqenëse gratë plotësojnë zbrazëtinë e kuvendimit dhe të mbledhjeve, i ngjajnëkashtës që vihet ndërmjet filxhanave e pjatave. Sadoqë kjo kashtë duket epanevojshme, filxhanat dhe pjatat e ndodhura në një arkë pa të do të thyheshindhe nuk do të tepëronte asnjë.98. Mali lind vullkanin, vullkani çan malin, druri ushqen krimbin, krimbi than drurin;njeriu krijon idetë, idetë e fusin njeriun në një mijë fatkeqësira e më në fund edërgojnë në shtratin e veremit (ashtu siç ngjante nën regjimin e sulltanit turk).99. Derisa ata që vdesin nga helmi janë fare të paktë, çdo njeri trembet nga helmi,ndërsa shthurja grin çdo ditë mijëra njerëz, gjithkush jipet pas saj.100. Gjithkush mendon për veten e tij, vetëm shpirtmiri mendon për të tjerët.101. Kombi është themeli i godinës së shtetit, sa më i fortë të jetë themeli, aq mëshumë qëndron godina.102. Të iillosh një punë cthe të mos e vazhdosh deri në fund, është si të fillosh tëmihësb një pus dhe pas 2 — 3 pashësh ta lësh punën. Sikur të mihë njeriu në 100vende nga 2 — 3 pashë, nuk nxjerr dot një pikë ujë, por po të mihë në një vend 5— 10 pashë, me siguri del ujë.103. Po të fillosh një punë dhe të mos i dalësh në krye, mos u dëshpro; po nuk ia doletë parën, ia del me të dytën dhe fundja me të tretën.104. Mos u tremb nga shuplaka e mikut, duhet të kesh frikë nga lëvdata e armikut.105. Në çdo mandim mund të ketë shkarje e në çdo veprim gabim: mendimetkorrigjohen me kohë, veprimet me përvojë.106. Shumë rrallë i takon fatkeqësi atij që kur del në mengjes nga shtëpia i shkonmendja se mund të kthehet me qivur në mbrëmje.107. Gjithë ç’është në botë, me shpirt dhe pa shpirt, është armik i njeriut; njeriu i urtëqëndron gjithmonë me kujdes dhe nuk ka besim në asnjeri, në asgjë. (Me këtëSamiu tregon se në ç’rreth ka jetuar i gjori).108. Ç’mund të bëjë një kalë i fortë rae një karrocë të shkatëruar?109. Më kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri: dituria, durimi, kanaati(mjaftimi me atë që ka) dhe drejtësia.110. Ujtë në vetvete është i pastër, duke u trazuar me disa materie dhe sende të tjera,bëhet i idhët dhe i ndyrë; njeriu është krijuar i mirë, bëhet i keq nga ndikimi iepsheve dhe i veseve të këqia.111. Njeriu don të jetojë shumë, por nuk don të mplaket.112. KUr çdo njeri t’i shikojë të gjithë njerëzit për shokë, gjënë e tjetrit si gur dhe tokë(dmth të pavlefslune), gratë — përveç të tijnë — si nëna dhe motra, atëhere ështëe mundshme të ketë lumtëri dhe prehje në botë.113. Po deshe të kesh të lirë zemrën tënde, mos i plotëso dëshirat (e këqia).114. Punën e nesërme mbaroje sot dhe pushimin që do të bësh pasnesër bëje sot.115. Mos jep shkas të flasë kush keq për ty; por mos u mundo t’i mbyllësh gojënkeqdashësve, sepse qeni, ashtu sikundër i leh natën ikusarit që i kalon afër, ashtu ileh edhe njeriut të ndershëm.116. Po të flitet keq për ndokënd, gjithësecili beson në çast; po të flitet mirë për të —asnjeri nuk beson. Përçarja është bërë aq e pëlqyer në botë sa që lëvdatës nuk i kambetur fare vlerë.117. Cmiraku e grindaveci edhe sikur të zotërojnë tërë botën, s’mund të kënaqen, sepsepër t’u bërë ata të lumtur, duhet të shkatërrohet gjithë bota.118. Martesa është një urë në mes të shthurjes dhe lumtërisë.119. Ekzistenca dhe lumturia e shoqërisë njerëzore varet nga gruaja. Midani thot: “Atyku mungon gruaja, asaj duhet bërë një shtatore prej druri.”120. Nga një birucë e vogël, mund të hyjë një e keqe e madhe.121. Hiq dorë nga ligësia edhe ajo heq dorë nga ti.122. Kush çmon (lavdon) një ligësi, është më i lig se ai që e bën.123. Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.124. Kush kuvendon me botën, kuvendon me persona të zakonshëm; kush lexon libra,kuvendon me filozofë, letrarë dhe me njerëz të famshërn.125. Kush nuk është i gjykuar, është gjykues; kush nuk është i urdhëruar, ështëurdhërues.126. Njeriu kërkon të njihet me të pasurit dhe mënjanohet të njihet me të varfërit;mirëpo, pasuria dhe vobegësia nuk janë gjëra që ngjiten me të njohur.127. Ngutja në marrjen e vendimeve në çështje të vështira dhe të dyshimta, është edëmshme.128. Ujët që pihet me ngadalë, largon etjen më shumë.129. Kush nuk e kupton të vërtetën e fjalës së tjetrit, nuk di edhe atë që thot vetë.130. Gjithësecili mban në gojë punën 6 të pasurve; vetëm njeriu zemërrnirë mendongjithmonë gjendjen e të varfërve.131. Pleqtë të mos kalojnë pranë varreve të të rinjve, mizorët pranë atyre të të mirëvedhe trathtarët pranë varrit të dëshmorëve, sepse dheu i tyre nuk duron të qenmen etyre mbl faqen e tokës.132. Kush mëshiron gjarpërin, torturon njerëzinë.133. Njëri nga filozofët kinezë thotë: “Ai që është në punë të shtetit, mirësitë duhet t’ibëjë duke u gëzuar dhe ndëshkimet duke u hidhëruar.”134. Mos u trazo nga një gjë që nuk di se është e drejtë apo jo.135. Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.136. Lëvdata e bën njeriun të kthehet nga rruga që ka zënë, kurse kritika e bën takontrollojë rrugën e vet dhe ta vazhdojë.137. Nuk i besohet premtimit të atij që premton shumë.138. Mos i beso atij që është edhe pro edhe kundër një gjëje apo një personi.139. Gruaja që trathton të shoqin, a është e mundshme t’i qëndrojë besnike mikut tësaj?140. Në ç’punë hy një mulli, që i dëgjohet zhurma e mielli nuk i duket?141. Mos i afro zjarrit gjalpin që s’don ta shkrish.142. Në qoftë se pret të vijë koha për t’i bërë mirë njerëzisë, asnjëherë s’ke për t’i bërëmirë.143. Njeriut të gëzuar gjëmbi i duket trëndafil, për njeriun e pezmatuar s’ka ndryshimtrëndafili nga gjëmbi; në çdo gjë ai sheh një pezmatim, një dëshprim, s’kënaqetme asgjë.144. Buka thatë, që hahet me dashuri dhe bashkim, është më e këndshme se gostitë memëri e kundërshtim.145. Të tiganisurit me vaj të vet është më i pëlqyer se pasuria e madhe e trazuar mehalle.146. Lëmoje dhinë, pastaj mile.147. Lajkat janë lak për gjuajtjen e njeriut.148. Kush nuk shikon nëpër birat e shoshës, është i verbër.149. Hileja s’mund ta mundë kurrë të vërtetën. Rruga e ngushtë sillet e sillet eprapëseprapë në rrugë të madhe del.150. Babai që neglizhon edukimin e së bijës, përgatit turpin e vet dhe shkatërimin edhëndrit të tij.151. Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.152. Një komb endacak me moral të shëndoshë është një mijë herë më i pëlqyer se njëkomb i qytetëruar me moral të prishur.153. S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.154. S’ka gjë më të ëmbël në botë se lotët që derdhen nga ndikimi kur shohimdhëmshurinë, bujarinë, filantropinë e një njeriu, shkurt kur shohim një vepër të tijburrërore, apo një shërbim të tij ndaj njerëzisë.155. Dijetari (filozofi) nuk ndjek çdo zakon të vendit të tij, por përpiqet për zhdukjen ezakoneve të liga të bashkëkombësve të tij.156. Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën epërpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.157. Mentari dhe ai që qëndron me këmbëngulje në punën. e tij, sado fatkeqësi që t’ingjajnë, prapëseprapë nuk e humbet toruan. Zjarrit nuk i parritet flaka psetrazohet.158. Frika e varfërisë e e përbuzjes dhe lakmia për pasuri e famë, e verbojnë njeriundhe e pengojnë të shikojë të vërtetën.159. I urituri nuk i kupton të metat e gjellës. Grindaveci dhe njeriu interesaxhi nukdallon dot të vërtetën nga e shtrembëta.160. Trathtari ikën si dhelpra, pa qenë i ndjekur nga askush; i drejti, edhe sikur tarrethojë gjithë bota, qëndron me kurajo të plotë si luan dhe nuk tundet nga vendi.161. Fija e flokut të një gruaje ka më shumë fuqi se gjashtë kuaj.162. Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjithagrave të botës.163. Një shtëpi po ta ketë themelin e dobët, prapëseprapë qëndron për ca kohë, por ponuk pati dashuri ndërmjet njerëzve, që janë në të, shembet.164. Njeriu njeh për të mendshëm vetëm ata që janë dakord me mendimin e tij.165. S’ka pakicë dhe shumicë për mirësinë dhe ligësinë; ngjan që një mirësi e vogëlpëlqehet shumë dhe një ligësi (keqbërje) e vogël shkakton një dëm të madh.166. Lumturia e pleqve është të shohin fëmijët e fëmijëve të tyre që kanë sjellë në botë.167. S’ka njeri të pafajshëm në botë; mentari nuk i thot djalit mos gabo, por e këshillontë gabojë sa më pak.168. Kush mbetet pas, me zor përparon, kush shkon përpara, përparon vazhdimisht.169. Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.170. Trim është ai që përballon një forcë më të madhe se të tijnë, kurajoz është ai që iqëndron një fatkeqësie të padurueshme.171. Është punë fëmijësh të shajsh të shurdhin dhe t’i vesh qorrit gurë para këmbëve.172. Më i poshtri njeri është ai që kërkon mirësi nga një i poshtër.173. Fitili digjet në vaj, por po t’i mbetet koka e lirë dhe të bjerë në vaj, shuhetmenjëherë.174. I mendshmi di ç’ka bën vetë, nuk trazohet në atë që s’di. Të marrët për çdo gjë ishtrohen botës. Qeni i bariut nuk leh kot; qent e rrugës lehin, pse kanë dëgjuar tëtjerët të lehin.175. Ai që nuk cakton një drejtim për veten e tij, por ndjek rrugën e të tjerëve, i ngjanqorrit që ecën duke rrokur nga pëqiri shokun që shkon para tij.176. Në botë nuk gjënden dy mendime të ngjashme nga çdo pikëpamje; ai që pranonçdo mendim të filozofëve më të mëdhenj pa kundërshtuar asnjërin, është pa mend.177. Një punë e bukur është më e dobishme se një mijë f jalë të bukura.178. Jeta, rehatia dhe mirëqenia blihet me punë; kush punon shumë asnjëherë nuk vuandhe nuk bie në ngushticë.179. Fëmija sikundër që mëson të flasë gjuhën e s’ëmës, t’atit dhe të gjindve të tjerë tështëpisë, pajiset edhe me moralin e tyre.180. Nuk është mësuesi ai që edukon njeriun, por nëna, ciadua dhe edukatori i tij.Gruaja që është vetë e edukuar, ose që edukon vetë fëmijën e saj, ose ia dorëzonnjë personi të edukuar. Fëmija e gruas së paedukuar vjen në botë për t’u bërëfatkeq.181. Këshillimi është pergjeli (kompasi) i zgjidhjes së punëve të vështira.182. Kënaqësia e zbavitjeve dhe e lojërave është në shoqëri, kënaqësia e leximit nëvetmi.183. Njeriu nuk mund të zbavitet po nuk bëri batall synimet e mendimit të tij dhendjenjat e zemrës së tij.184. Zbavitja e mendjes është studimi, ztaavitja e zem-rës melankolia.185. Kush i tregon botës rrugët në një qytet, humbet në rrugicat e një qyteti tjetër.186. Në është se ka një gjë që e kënaq njeriun në bota, është gëzimi i nderit dhe isimpatisë nga të gjithë.187. Zemra është një fëmijë (është si fëmijë), kujton se bëhet gjithçka që dëshiron.188. Njeriu e shikon të shkuarën me ngashërim, të ardhmen me shpresë; asnjëherë nukështë i kënaqur nga e tashmja.189. Lumturia e ngjan hënës që duket në majën e një mali; njeriu thot: po të dal nëmajën e këtij mali do ta kap hënën; mirëpo kalon sa fusha e sa male — përsërihënën e shikon të qëndrojë në majë të malit tjetër që ka përpara.190. Ndalesa e atij që udhëton me karrocën e shpresës është skamja.191. Njeriu është gjuetar i shpresës; duke u turrur pas saj, bie në gropë, ndërsa shpresafluturon, ikën.192. Vetëm borxhi i marrë për ta taërë mjet pune, paguhet me lehtësi.193. Një proverb spanjoll: Mos kërko ndihmë nga asnjëri për një punë që mund takryesh vetë.194. Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.195. Mahnitja, të shumtën e herës, lind nga injoranca.196. Njeriu që nuk i harxhon menjëherë të gjitha ato që di, syri i popullit në çdo kohëatë e shikon për dijetar.197. Njeriu po nuk u turpërua për fajin e tij të bërë me padashje, mund të bëjë faj edheme dashje.198. Kush u hy shumë punëve, s’mund të kryejë asnjerën si duhet.199. Nderimi i tepëruar është njëfarë përbuzje (ose lajkë).200. Buka e elbit e shtëpisë është më e mirë se buka hase (e grurit të thjeshtë) e pazarit.201. Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët.202. Njeriu mbasi të ketë fituar famë e madhështi, po të jetojë më gjatë, bjerr famëndhe madhështinë e fituar.203. Njeriu nuk dëshprohet për fatkeqësinë dhe mizerjen që ka pësuar, por hidhërohetduke e kujtuar lumturinë e tij të humbur.204. Me zhurmë nuk kryhet asnjë punë. Njeriu i punës është tepër i heshtur.205. Lumturia e bën njerinë të fitojë shumë miq; fatkeqësia i kalon nga guri i provës(që përdor argjendari), duke lënë një pakicë dhe e shpërndan shumicën e tyre.206. Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumëndriçon.207. Një dijetar anglez thot: “Më e madhja lumturi e miqve të mi nuk më duket eshumtë, dëmi i tyre më i vogël më duket i madh.”208. Durimi dhe meditimi nuk bashkohesn me pendimin.209. Në lumenj të mëdhenj ka peshq të mëdhenj, por është rrezik të mbytesh; është mëmirë të kënaqesh me peshq të vegjël të lumenjve të vegjël.Të mira të shumta ka në det,Në do shpëtim, rri në çip i getë.(Sheh Sadi)210. Në është se ekziston gabim i pëlqyer, është ai që ne, të shtyrë nga simpatia për njëshok, kujtojmë se ai është njeri i përsosur.211. Kopracia e një pasaniku i bën fëmijët e tij në vogëli të bëjnë çdo të ligë e pasvdekjes së tij të bëjnë rrush e kumbulla pasurinë e trashëguar dhe të kalojnë jetëne tyre në pendim e në vuajtje.212. S’ka faj më të madh se shpërdorimi i besimit.213. Zemërimi është një ves aq i lig sa që nuk mund të krahasohet me veset e tjera tëkëqia.214. Gjykatësi i gjykon më me lehtësi armiqtë e tij.215. Po të dyshosh për besnikërinë e një shoku, dyshimi yt mund të bëhet shkak qëedhe ai të dyshojë për ty.216. Kush don të jetë i lumtur, të përpiqet të përmirësojë sjelljet e tij.217. Shija e çdo gjëje varet nga koha dhe rrethana: nuk lypset gjella me yndyrë për tësëmurët dhe muzika për ata që janë të hidhëruar.218. Tre vetë që ndihmojnë njëri-tjetrin çojnë një peshë, të cilën s’mund ta ngrenëgjashtë vetë, të cilët kërkojnë t’ia lënë barrën njëri-tjetrit.219. Zemra është një astrolog që s’gabon asnjëherë me zbulimet që bën.220. Arra me lëvozhgë të hollë ka thelb të madh.221. Kush don t’i nxjerrë një sy tjetrit, do të mbetet vetë pa të dy.222. Gruaja që shëtit derë më derë flet shumë, edhe për atë flasin shumë.223. Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.224. Mos u grind (me fjalë) me atë që është përkrahës (i fortë) i një mendimi të tij.225. Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.226. Mos i trego përralla atij që beson shumë, sepse i merr për të vërteta.227. Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.228. Detyra sa do e vogël që të jetë prapë e rëndë është.229. Mos e shiko si të lehtë një detyrë që nuk e ke provuar dhe mbaruar në jetën tënde.230. Mos e qesh hamallin e bërë dyfish duke pasur një gjë të vogël në shpinë, sepse ajogjë që sheh ti të vogël është plumb 80-okësh.231. Kush lexon shumë, medoemos bëhet dijetar; kush punon shumë, medoemos bëheti pasur; kush kujdeset për higjienën, medoemos bëhet i fuqishëm; kush ka sjelljetë mira, medoemos bëhet i lumtur. Ai që i plotëson të gjitha këto kondita, le tëthotë se ka bërë me të vërtetë jetë në botë.232. Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishtedredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëmnga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.233. Dajaku e bën të paedukuar njeriun e edukuar; të paedukuarit ia shton edhe mëshumë atë.234. Fabkeqësitë kur vijnë — duket se tremben nga njerëzit që janë armiqtë e tyre —vijnë të gjitha bashkë.235. Koka s’mund të shkojë askund vetë, atë e dërgoj-në këmbët, por këmbët s’tundenvendit fare pa kokën.236. Nuk është burrëri t’i heqësh një qime luanit të lidhur për qafe me zinxhir.237. Mos e nis një punë, në të cilën ti sheh për veten tënde 9 dobi dhe një dëm përpublikun, sepse do t’i humbasësh të 9 dobitë, ndërsa konsekuencën e dëmit tëpërgjithshëm do ta heqësh për se gjalli dhe pas vdekjes sate.238. Një proverta spanjoll thot: “Njerka edhe sikur të jetë prej sheqeri, prapë e hidhëtështë.”239. Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.240. Është e lumtur ajo grua që s’ka vjehër dhe kunatë.241. E shumta e godinave që të du’ken të bukura, e kanë themelin të dobët.242. Lumturia dhe fatkeqësia kanë mbarim; kur zgjat njëra shumë, do të thotë se iështë afruar koha tjetrës.243. Mbas agjërimit bie bajrami.244. Nuk mungojnë pulat po nuk mungoi gruri në kotec.245. Një i vobegët që vdes nga skamja është viktimë e atyre që, duke pasur mundësi,kanë munguar ta ndihmojnë.246. Bota është një kurthë, gjahu është shpresa.247. Nuk hidhërohemi për një të ligë që e ka shërimin; ç’vlen hidhërimi për të ligën qës’ka shërim?248. Mos e piq mishin që s’ke për ta ngrënë.249. Mos u bë mjaltë se të hanë mizat.250. Është sherr ta vonosh bamirësinë.251. Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atijqë punon pa dashur.252. S’ka asnjë plak që nuk mund të jetojë edhe një vit (më shumë), s’ka asnjë të ri qënuk mund të vdesë sot.253. Gjendja e dehur (të pirët) nuk e ndryshon njeriun, vetëm e bën të duket ashtu siçështë në të vërtetë, pasuria nuk ia ndryshon moralin njeriut, ia nxjerr në shesh atë.254. Pjala e keqdashësit është si qymyri, edhe kur nuk e djeg sendin që e prek, e nxinatë.255. Shtëpia që nuk i duket tymi, s’ka kuzhinë.256. Koha mund të bëjë të harrohen fatkeqësitë më të mëdha.257. Vlera e zjarrit kuptohet në ditët e dirnërit, e ajo e dëborës në ditët e verës.258. Trimëria në kuvendim dhe eleganca në fushë të betejës s’bëjnë para.259. Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.260. Po s’tërhoqe dot lopatën, mos i hip sandaliit.261. Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat etij.262. E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dheakujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund tëngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë irrjedhshëm).263. Në është se ke mundësi të kesh gjashtë shërbyes, mba tre dhe të tjerët lëri për atëbotë, d.m.th. rrogën dhe ushqimin që do t’u japësh këtyre të treve, jepua tëvobegtëve.264. Nuk shkohet në Bagdad me gomar topall dhe me qese bosh.265. Mirësia që bën njeriu, mirësi është, por nuk e zhduk ligësinë që ka bërë.266. Lëvdata rrëshqet si ujët sipër njeriut, ikën, por përbuzja, si vaji — lë një njollë qëështë vështirë të pastrohet.267. Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.268. Kush lë xhadenë, humb rrugën.269. Kush mbështetet në një dru të madh, është gjithmonë nën hije.270. Dëborën në daç zieje, në daç thaje në diell, s’mund të kesh veçse ujë.271. Të thuash po është më mirë se të thuash jo, por po-ja e cave është më e keqe se jojae ca të tjerëve.272. E keqja në botë të shumtën e herës vjen nga ata që janë shumë të uritur ose shumëtë ngopur.273. Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohëshveprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrate tyre, por dallohen nga veprat e tyre.274. Shtytësi i së ligës s’ka ndryshim nga ai që e kryen.275. S’ka dobi nga tufa e bariut, që kënaqet nga zëri i bilbilit më shumë se ngablegërima e qengjit.276. Qeni i tërbuar më së pari kafshon të zotin.277. Nuk bie miza në gjalpin që është duke valuar.278. E ha ujku atë gomar që e zotërojnë disa vetë.279. Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.280. Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë ngandërgjegjeja e tij.281. Mos ia thuaj gruas fjalën që s’mund ta thuash në rrugë.282. Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s’ka asnjë shije.283. Kur të lavdon dikush, mos e prano lëvdatën që të bëhet pa e peshuar nëndërgjegjen tënde nëse është e drejtë a jo.284. Mos e qorto atë që ka rënë në greminë pse nuk i dëgjoi këshillat tuaja, as mos ekëshillo përsëri. Po e nxorre nga gremina që ka rënë, atëherë ai panon këshillat etua.285. Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnëfëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libërdhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo tëqajmë.286. Mos prit pemë nga shelgu e hije nga hurma.287. Biseda lind nga mendimi; biseda pa nendim nuk eshtë bisedë, është grindje.288. Liria varet në kënaqësinë me atë që ke (kanaat); lakmia, pasuria dhe fama erobërojnë njerinë.289. I famshmi Newton, ca ditë para se të vdiste, tha: “Nuk di çdo të thotë publiku përmua. Por unë i përngjaj një fëmije që mbledh guaska në buzë të oqeanit. Me gjithëpërpjekjet e mia të shumta, nga deti i së vërtetës munda të shtie në dorë vetëm 5—10 guaska që kishin dalë në breg.”290. I famshmi filozof Taj Çung thot: Deti i përmbyt anijet, por po të mos ishte deti,nuk do të ishte as emri i anijes...291. Solomoni thot: “S’ka trathtar më të madh se ai që është afër një sovrani dhe fshehtë vërtetën.”292. Saadiu, filozof persian, thot: “Po t’i marrë sovrani një kokërr vezë fshatarit,njerëzit e tij ia grabisin të gjitha pulat.”293. Sovrani, i cili e bën të dashur veten e tij ndaj popullit, nuk trembet edhe sikurgjithë bota të çohet kundër tij.294. Puna e njeriut të zakonshëm, ose fjala e thënë prej tij, harrohet dhe iken brendanjë ore; ndërsa fjala dhe vepra e një njeriu të madh mbetet në histori dhe në gojëtë popullit sa të jetë bota; prandaj njerëzit e mëdhenj duhet t’u shmangenargëtimeve e zbavitjeve dhe duhet të mendohen për çka do të thonë e do të bëjnë,sepse është shumë i madh ndryshimi ndërmjet së keqes dhe së mirës.295. I miri Solomon thot: “Konsultimi rrit bashkimin dhe fuqinë; s’mund të ketë forcëku s’ka konsultim.” (Me këtë Samiu kritikon Sulltanin pse shpërndan parlamentindhe rrënjos diktaturën e tij personale në Turqi.)296. Një nga filozofët kinezë thot: “Sovrani, i cili ia del të zgjedhë një këshilltar qëthotë të vërtetën, që nuk i do lajkat dhe që është mentar dhe i zoti, ai meriton tësundojë.”297. Konfucio thot:”Njeriu, i cili, duke u konsultuar, vërejtjet që i bëhen i pranonmbasi të jetë menduar, është i zoti për çdo gjë; ai, i cili i mbështe tet vetes së tijdhe nuk respekton konsultimin, nuk shpëton nga gabimet edhe sikur të jetë më imadhi filozof i botës.”298. Alfonsi X-të, mbret i Spanjës, thot: “Në thesaret e grumbulluar nga ana e njëmbreti është e pamundshme të mos hyjë padrejtësia; padrejtësia është si baruti,sigurisht një ditë merr zjarr dhe bashkë me thesaret zhduk dhe të zotin. Mbreti qëpërpiqet të mbushë thesaret e tij, nuk është mbret i kombit, por skllav i thesarevetë tij.”299. Më i madhi filozof mund të gabojë; opinioni publik është i pagabueshëm. Bilenuk mohohet se në opinionin publik ka një fuqi shpirtërore edhe në parashikimine ngjarjeve që do të ndodhin.300. S’ka lumturi më të madhe për njeriun se rifitimi i lirisë që ka bjerrë ai.301. I miri Solomon thot: “Lajkatari është një gjuetar, laku i tij është lajka, në këtë laknuk bie njeri, pos atyre që janë mendjezog.”302. Bashkimi (besëlidhja) i bën të mundshme gjërat e pamundshme, përçarja i bën tëpamundshme të mundshmet.303. Mos prit ndihmë nga ai që nuk sheh nevojë për konsultim.304. Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japëshkëshilla. aq rë-ndë është t’i pranosh.305. Shumica e ligësive që shihen në botë shkaktohet nga ari. Natyra duket se i ka diturtë ligat që do t’i sjellë njerëzisë ky mineral, prandaj e ka groposur aq thellë nëtokë; por njerëzit, të cilët kanë në shpirt gjithmonë ligësinë, futen thellë si iriqidhe dalin përsëri.306. Mos baktis punën për të mësuar lajme të reja; sa të kalojë pak kohë ai lajm i ri dotë vjetrohet, i bie vlefta e atëhere do të mund ta dëgjosh edhe aty ku je.307. Exheli (vdekja) i qenit që gjuan ujkun, është te dhëmbi i tij.308. Kush ngjitet lart, sigurisht do të zbresë poshtë.309. Gjysma e punës është e mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë.310. Nuk është mik yti ai që bën faje kundër teje.311. Kush nuk dëshiron të humbasë për jetë privilegjet e tij, duhet të lëshojë ca prejtyre me dëshirën e tij, sepse druri rritet më shumë kur krasitet.312. Ata që bëhen vegël e mizorive të një mizori, janë më të ligj se ai vetë.313. Për të mbaruar një punë, më parë duhet menduar, së dyti konsultuar, pastaj duhetfilluar.314. Ujët që rri — qelbet; duhet të lëvizë për t’u pastruar.315. Çdo njeri nuk trajtohet një lloj, stofi pastrohet me brushë e kadifeja me dorë.316. Nuk i duhet gjë qeni atij që nuk është në gjendje të ushqejë fëmijën e vet.317. Dëshira mund të kënaqet vetëm me anë të shpresës.318. Kur flet — mos lëviz me dorë, sepse kur ti punon gjuha s’ta ndihmon dorën.319. Duhet kujdesur të mos thyhet shtama, sepse është e pamundshme të mblidhet krejtujët e derdhur.320. Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet epërditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.321. Turma u lakmon mrekullive, më shumë u taeson gënjeshtrave se së vërtetës. Njëgënjeshtër, që njëri e ka bërë për ta besuar një popull brenda një dite, diturisë dheshkencës i duhen shekuj për ta shkulur nga mendja e njerëzve. Me gjithëkëtë,mbresa mbetet se mbetet.322. Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanëmbushur.323. Gjuetari dhe peshkatari kurrë s’bëhen pasanikë.324. Një filozof ka thënë: “Lajkatari (servili) shkon në skëterrë duke kaluar ngaparajsa.”325. Armiqësia më e rëndë është ajo që ngjan ndërmjet atyre që jetojnë në të njëjtënshtëpi.326. Po të jetë e mundshme të zbriten nga jeta jonë ditët që kemi kaluar me hidhërimdhe vuajtje, mund të themi se kemi jetuar në botë; por, atëherë jeta bëhet tepër eshkurtër.327. S’ka më bukëshkelë se nakari, sepse duke lindur nga mirësia e tjetrit, i do tëkeqen.328. Dhelpra tretet duke menduar pulën që nuk e shtie dot në dorë.329. Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.330. Në gurin e varrit të një ngadhnjyesi tëmadh ishte shkruar: “Këtu është vendi ku kaarritur ky njeri që ka rënë këtu pasi ka pushtuar botën. O ti njeri, që dëshiron tëngadhnjesh tërë botën, mos harro se rruga e gjatë dhe me mundime, këtu ka për tësjellë.”331. Në gurin e varrit të një tjetri kishte një shkrim të çuditshëm si ky: “Ai që ka rënëkëtu, ka vdekur duke mos dashur.”332. Tjetër: “Ai që ka rënë këtu, edhe kur ka qenë gjallë, s’ka bërë gjësend.”333. Në portën e faltores së Delfit, një nga faltoret e vjetra të Greqisë së vjetër, kanëqenë shkruar këto tri këshilla të filozofit Gilon: “Njih veten tënde; mos lakmoshumë; ruaju nga borxhi dhe nga të ngrënit me f jalë.”334. Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinëtënde dhe ligësinë e vet.335. Po të njohësh një faj të ndonjërit, mund ta mbulosh me një nga virtytet e tij.336. Po t’u thye çekani kur je duke mbërthyer një gozhdë në murë, bjer me kokëntënde.337. Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhembaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.338. Trupi, sado i fortë, i bukur dhe i shëndoshë të jetë, prapëseprapë një ditë tokë dotë bëhet. Mendimi, po të jetë i dobët, nuk i duket ndikimi edhe kur njeriu është igjallë, po të jetë i fortë — mendimi mbetet gjallë edhe pas vdekjes së tij.339. Ca njerëz i ngjajnë një godine të madhe ende të paplotësuar dhe të parregulluar, ecila nga jashtë duket si një saraj i madh, ndërsa përbrenda nuk është tjetër veçmure të thata dhe pluhur e dhë.340. Ajo që forcon mendimin është gjykimi. Mendimi i pranuar në çdo kohë pa ugjykuar nga asnjëri, kalbet shpejt.341. Filozofët thonë: “Njeriu s’mund të shohë të metat e të dashurve të tij; kur punaqëndron kështu, si kërkohet që njeriu t’i shohë «të metat e veta?”342. Njëri nga autorët anglezë thot: “Anglezi dëgjon, frëngu flet. Ndër anglezët mundtë gjesh asi që edhe dëgjojnë edhe flasin, por te frëngu s’mund të gjesh të tillë; nëështë se frëngu ta le ty radhën dy minuta për të folur, mos kujto se po të dëgjon,jo, ai është duke menduar se ç’ka do të thotë kur ti të kesh mbaruar së foluri.”343. Një mentar e kishin pyetur për tanë (taabanë) dhe sojin e tij. “Im atë janë krahët emi, soji im — veprat e mia.”344. Ai që nuk është në gjendje të ecë në rrugë të sheshtë, mos e shtrëngo t’i ngjitetmalit.345. Në çdo punë ka pak a shumë dobi, vetëm në të folur për së tepërmi s’ka asnjëdobi.346. Shërbëtoret kanë gjithmonë dëshirë të mbledhin lajme e zonjat e shtëpisëdëshirojnë t’d dëgjojnë. Qoftë larg! Sikur edhe i zoti i shtëpisë të përulet dhe tëdëgjojë këto tregime, në shtëpi s’mbetet tjetër veç fjalëve.347. Po të bashkohen dy tufa (bagëtish) të vogla, bëhet një tufë e madhe.348. Një tigër të lidhur me zinxhirë mund ta përmbajë edhe një fëmijë, por, po u këputzinxhiri edhe njeriu më i fortë në botë nuk mund ta mbajë.349. Zemra e gëzuar njeriut ia bën të qeshur fytyrëin, zemra e dëshpëruar i ndrydhmendjen.350. Konfuci thot: “Çdo njeri po të kishte dëshiruar të jetë i ditur aq sa dëshiron të jetëi bukur, nuk do të kishte injorantë në botë.”351. Kalorësi në det dhe barkatari në tokë nuk vlejnë gjë.352. Aq sa ka nevojë personi me përvojë, por i paditur, për ndihmën e dijetarit, edhedijetari i papërvoje ka po aq nevojë për ndihmën e atij që ka përvojë, por që nukështë i ditur.353. Po deshe të ahmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua itjetër.354. Ata që janë të kujdesshëm, shohin që përpara fatkeqësinë dhe i shmangen asaj;ndërsa të pakujdesshinit i dalin përpara dhe zhduken prej saj.355. Vlefta e ujit kuptohet kur shterret pusi.356. Shkenca zbulon të fshehtat, ndërsa mjeshtëria (arti, industria) i krijon gjërat.357. Kur njeriu do të marrë një vendim, duhet të parashikojë edhe rreziqet; por, pasi tëketë vendosur dhe të jetë duke e zbatuar, nuk duhet të mendojë kurrgjë, d.m.th. nëmarrjen e vendimit të jetë frikacak e në zbatim të jetë trim.358. Bakoni, filozof i madh anglez thot: “Lavdia e atij që komandon shkon krahas melavdinë e atyre që komandon; s’ka lavdi të komandosh një tufë shtazësh. Të jeshkryetar i shumë skllevërve, është një ofiq i poshtër.”359. Po të mos frynte era në dete, s’do të kishte stuhi, por edhe anija nuk do të ecte. Potë mos ishte gruaja në botë, asnjëri nuk do të ishte i mjerë; por nuk do të ishteedhe njeriu.360. Një proverb spanjoll: “Më mirë të thyhesh se të përkulesh.”361. Mos u shqetëso nga zemërimi i të drejtit, kij frikë heshtjen e tiranit.362. Njeriu, gjësë që dëshiron i shikon vetëm anën e mirë, asaj që shtie në dorë, vetëmanën e ligë.363. Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.364. Konfucio thot: “Njeriu i përsosur nuk tundet nga vendimi që ka marrë, shkon mirëme shoqërinë, por nuk bën pjesë në të.”365. Po ai: “Njeriu i përsosur, kur sheh se po i kalon jeta, dëshpërohet duke menduarse nuk po le pas shumë vepra të dobishme, të cilat do ta mbajnë të gjallë emrin etij.”366. Fati ia zgjat dorën guximtarit.367. Mos t’i ankohet fatit ai që bjerr rastin.368. S’ka njeri të lig që të mos jetë miqësuar me të tjerë, duke mos u njohur si i tillë;s’ka njeri të mirë që të mos jetë përbuzur nga disa të tjerë, duke e kujtuar për tëlig.369. Disa njerëz i bëjnë mirë gjithkuj, por jo vetes së tyre. Këta i ngjajnë një ore tëvarur në murin e jashtëm të shtëpisë, i cili u tregon kohën të gjithëve, përveç atyretë shtëpisë.370. Dielli nuk e ruan për gjithë ditën bukurinë e mëngjezit; asgjë nuk e ruan forcën esaj që ka në fillim, me kalim të kohës e bjerr atë. Pra, atë që ti dëshiron të jetëgjithmonë e fortë, përpiqu ta fillosh më me shumë forcë se sa nevojitet.371. Konfucio thot: “Njeri i përsosur nuk është ai që flet fjalë të bukura; por ai që ebën atë që thot, dhe thot atë që mund të bëjë.”372. Po ai i nderuar thot: “Kush zë dituri e shkencë dhe nuk vret mendjen e vet, kabjerrë kohën kot, ai i cili pa zënë dituri e shkencë vret mendjen (përpiqet,mendon) dhe përpiqet që të zbulojë gjërat e zbuluara lodh kot mendjen e tij.373. Në të vërtetë, shkenca për njerinë është të dallojë atë që di nga ajo që nuk di.374. Ai që zgjedh si model kaligrafie një shkrim të bukur, nuk mund ta imitojë atëplotësisht, por duke përmirësuar shkrimin e vet, mund të shkruajë edhe më bukurse modeli. Po ashtu — ai, i cili përpiqet t’i ngjajë një njeriu të madh në sjelljet dheveprimet e tij, nuk mund t’i përvetësojë ato, por në është se korrigjon sjelljen e tijdhe në qoftë se ka prirje natyrale, bëhet më i madh se ai që ka imituar si ngamendimi ashtu edhe nga sjellja.375. Pozitës, që nuk është fituar me të drejtë nuk i shihet dobia; ajo është punë epërkohshme.376. Edhe dëshira e të sëmurit për t’u shëruar edhe shpresa e tij se do të shëndoshet,është një lloj shërimi.377. Jeta ndodhet gjithmonë para një armiku siç është vdekja. Ndërsa jeta nuk zotëronasnjë mburojë, asnjë armë, vdekja ka armë të forta, në çdo pikë që ta sulmojëjetën, është e qartë se do ta mundë atë.378. Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës.379. Njeriu mund të arrijë lartësinë e virtytit dhe të përsosmërisë, por keqdashësi ialidh litarin për këmbe dhe e tërheq teposhtë.380. Për të jetuar njeriu rehat në botë, i nevojiten katër gjëra prej metali: një torbë meflorinj, një pishtar i argjendtë, një fytyrë prej bronzi, një zemër prej hekuri.381. Zemra e një njeriu që ka pësuar një fatkeqësi të madhe i ngjan një tasi të mbushurplot rae ujë; një lëvizje e vogël bëhet shkak të derdhet.382. Kush vdes me nder, edhe pse e bjerr jetën, fiton famën.383. Një filozof mblodhi nxënësit e tij dhe i pyeti se cila është gjëja më e mirë në botëpër njeriun. Njëri tha: “mendja e përsosur”, tjetri: “shoku i mirë”, një tjetër: “fqiui mirë” dhe një tjetër: “kujdesi dhe largpamja”. Filozofi puk pëlqeu asnjerën. Mënë fund, njëri porsa tha: “është zemra e mirë”, filozofi: “Po, tha, po të jetë kjo,janë edhe ato që thanë të tjerët.”384. Njeriu duhet të përpiqet që lumturinë të mos e ketë vetëm për veten e tij. Një gruakur vajti pranë një burimi, ku kishte takuar të dashurin e saj kur ka qenë e re,kujtoi atë lumturi dhe tha: “Ashtu sikundër kam qenë e lumtur njëherë në këtëvend, tani le të lumturohet një tjetër”. Nxori unazën e saj shumë të shtrenjtë dhe ela aty.385. Mos u prish me shokët e tu për t’i mbajtur anën një njeriu me pozitë; sepse po tëndahesh nga ky, s’ke ku të strukesh.386. Njeriu i përsosur mund të ketë pak faje, por të mëdha.387. Ca pak të meta të një njeriu nuk ia ulin vlerën; njollat e diellit nuk e pengojnë farendriçimin e tij.388. Vlera e njeriut kuptohet pasi të ketë vdekur, sepse, kur është gjallë, cmira dhemëria vlerat e tij mund t’i kthejnë dhe t’i bëjnë të duken të meta.389. Po të nderoheshin dhe të çmoheshin dijetarët kur janë gjallë ashtu sikundërlartësohen pas vdekjes së tyre, nuk do të mbetej njeri pa u bërë dijetar në botë.390. Kush ndërton pallate në erë — qoftë dhe në ëndërr — ia mbërrin qëllimit pashpenzuar asnjë lek.391. Po t’i sodisish me kujdes kombet në botë, nuk shihet asnjë komb i egër që të moszotërojë pak a shumë ndonjë zakon të mirë, nuk ekziston asnjë komb i qytetëruarqë të jetë i dëlirë nga disa vese barbare dhe sjellje të dëmshme.392. Shtëpia e gruas shpneshë duket për së largu.393. Ai që çohet të ahmerret për çnderimin që i është bërë, është çnderuar dy herë.394. I vobegti mund të jetë i ndershëm, perversi jo!395. Nderi ndodhet rrallë aty ku s’ka hyrë mjerimi dhe vuajtja.396. Mëson shumë ai që plotëson çka di dhe përpiqet të përvetësojë çka nuk di, ai që lemangut çka di dhe çohet të mësojë gjëra të tjera, nuk mëson kurrëgjë.397. Është gabim i madh të përdorësh në punë të vogla atë që mund të kryejë punë tëmëdha.398. Selvini dhe kavaku bëhen më të gjatë se çclo dru, por nuk japin pemë.399. Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pemakur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukuaqysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.400. Për të kuptuar se cili nga disa djem do të bëhet njeri i madh, duhet t’i mbledhëshata të gjithë bashkë dhe t’u tregosh një ndodhi të dhimbshme; kush do të preketdhe do të qajë, ai do të bëhet njeri i madh.401. Njeriu zemërgur dallohet nga shtazët e tjera vetëm si rod.402. Njeriu, para së gjithash, duhet të mësojë shkallën e paditurisë së tij.403. Konfucio thot: “Njeriu me mendje të përsosur dhe me përvojë s’ngutet kur do tëvendosë për një punë; guximtari nuk trembet nga asnjë gjë dhe ai që do t’ishërbejë njerëzimit nuk ndikohet nga mirëqenia apo fatkeqësia e tij.”404. Kanë pyetur një filozof të përmendur: “Ç’është vdekja?” “Më tregoni mua ç’ështëjeta, t’ju them ç’është vdekja!” — është përgjegjur.405. Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do tëthotë dhe ajo që do të bëjë.406. Zgjuarësia të shumtën e herës hy në punë për të gjykuar punët dhe sjelljet e tëtjerëve.407. Një anglez, kudo që të ndodhej, meqë dyshonte se nën tryezat dhe pas perdeve kapërgjues, kujdesej shumë kur do të fliste. Pra, pasi në një çip të zemrës së njeriutqëndron një përgjues i tillë siç është ndërgjegjja që shënon çdo fjalë dhe çdo punëtë tij dhe, pasi i shënon, ka zakon t’ia kujtojë dhe t’ia trokasë në kokë të zotit,njeriu duhet të ketë gjithmonë kujdes për f jalët dhe punët e tij — qofshin tëhapta, qofshin të fshehta.408. Pasuria nuk e vlen mundimin që heq njeriu për ta fituar, kujdesin që nevojitet përta ruajtur dhe më në fund hidhërimin e shkaktuar kur humbet.409. Janë të shumtë ata që puthin atë dorë, të cilën dëshirojnë ta presin (kafshojnë).410. Meqenëse shporri i ëndërrimit është dëshira, ky kalë (d.m.th. ajo që ëndërron)kalon gjithmonë përtej mundësive (për ta arritur).411. Zogu që ka jetuar i lirë, ia del të shpëtojë nga kthetrat e skifterit; ndërsa zogu qëka shpëtuar nga kafazi, mbasi ka në mendje vetëm ikjen nga kafasi, bie në kthetrate armikut të tij.412. Edhe në jetëshkrimet e njerëzve më të mëdhenj shihen disa vogëlsira. Jeta enjeriut është një godinë e përbërë nga mermeri dhe balta.413. Njerëzit e kanë gurin e provës për të dalluar floririn; por floriri është vetë gurprove për të dalluar njerëzit.414. Ashikun të gjithë e kujtojnë për të marrë; por s’ka filozof më të madh se ai. Përatë s’ka asnjë ndryshim midis bareshës dhe princeshës. Baresha që dashuron aiështë më e lartë se princesha.415. Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku ilakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota,ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Nëqoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë ështëdashuria.416. Ëndërrimi çdo gjë nuk e tregon ashtu siç është. por ashtu siç dëshirohet. Prandajvetëm ëndërrimi është që bën të shijohet bota dhe jeta.417. Kur të njihesh me ndokënd për herë të parë, kujdesu të kuptosh nëse po përpiqettë dëgjojë ato që thua apo të dëgjosh ato që thot ai.418. Edukatë në bashkëbisedim nuk është vetëm të flasësh f jalë të mira. Është konditëtë mos flasësh fjalë të ligë dhe të mos e lesh tjetrin ta thotë.419. Gruaja dredharake është një trëndafile, që çdo gjeth të saj e mban një njeri, ndërsatë shoqit i takojnë vetëm gjembat.420. Zakoni është një prangë për njerëzit e përsosur e idhull për vulgun.421. Duhet menduar për të ardhmen, por as të tashmen nuk duhet t’ia bëjmë fli sëardhmes. I urti nuk pranon të jetë sot fatkeq për të qenë i lumtur nesër.422. Një fjalë e urtë e shqiptarëve: “Koka bën, koka pëson. Zemër, ç’ke ti që rrënkon?”423. Goja kalon kufirin, dëmin e paguan mendja.424. Në qoftë se ka dy dijetarë të pagabueshëm, njëri është prova.425. Atij që rrit sorrat, me siguri një ditë do t’ia nxjerrin sytë.426. Duhet t’ia këputësh kokën pulës që han te ti e vezët i bën te fqiu.427. Nuk zihet në gojë litari në shtëpinë e të varurit.428. Ujku, në vendin ku gjen një qengj, po në atë vend kërkon përsëri.429. Zakonin që njeriu e ka përfituar në djep, e le në qivur.430. Guximtarin nuk e vret plumbi e frikacakun mund ta vrasë krisma e pushkës.431. Nuk mund të dalë puna e madhe nga dora e atij që nuk i përfill të voglat.432. Më i poshtri i njerëzve është ai, që tregohet i rreptë kundrejt butësisë dhe i butëkundrejt rreptësisë.433. Në qoftë se për njeriun ka në botë person më të lig dhe të poshtër se djalli, ështëai, që para teje shitet mik yti e pas shpine vepron si armik.434. Turma mendon se e drejta është aty ku sheh forcën, por e drejta me forcënbashkohet shumë rrallë.435. Turma është e deshiruar për gjëra të jashtëzakonshme.436. Vendi më i lumtur është ai ku ndihet sa më pak dora e qeverisë.437. T’i ndalosh me forcë zakonet e liga të kombit do të thotë t’i shpallësh luftë atij;gjëja që nevojitet është të ngresh kombin në shkallë që vetë të heqë dorë ngazakonet e liga.438. Pjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, atamund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vandi.439. Figura morale e njeriut është rruga që ndjek.440. Përpiqu të imitosh vetëm punët e mira të njerëzve të mëdhenj.441. Nuk është forca që e bën shtetin të qëndrueshëm, është dashuria e nënshtetasve.Sovrani, i cili gëzon dashurinë e nënshtetasve të tij, as ka nevojë për top, as kafrikë nga topi i armikut.442. Godina që ndërtohet pa u mbështetur në godina të tjera, sa më shumë që lartësohetaq më shumë i shtohet rreziku. (Edhe këtu Samiu ka parasysh qeverinë turke tëkohës së tij, e cila nuk mundi të marrë pjesë në ndonjë koalicion).443. Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet nëdrejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.444. Kundërshtimi (d.m.th. opozita) është armiku i forcës dhe i dëshirës; por, po tëmos jetë kundërshtimi — as forca nuk duket as s’i mbetet shije dëshirës.445. Është për keqardhje që në botën politike nuk është bërë zakon të respektohet nderidhe mirësjellja. Një njeri i rëndomtë humb besimin po nuk e mbajti fjalën, njëdiplomat që qeverisë një shtet, sa më shumë të gënjejë, aq më shumë numërohetpër diplomat.446. Në kohën tonë të gjithë po merren me politikë; kjo punë ka taërë që të rinjtë tëharrojnë zbavitjet e tyre, pleqtë — hallet e tyre, gratë — qeverisjen e shtëpive tëtyre, adhuruesit — adhurimin, tregtarë: — fitimin dhe mjekët — të sëmurët e tyre.447. Idetë e mëdha formohen te shpirtërat e mëdhenj.448. Traktati i pranuar nga mundja, bie poshtë porsa të forcohet i munduri.449. Aleati i fortë, të shumtën e herës, është më i rrezikshëm se armiku.450. Aleata i fortë është zot i shokut të tij.451. Një qeveri mizore kërkon rastin të ndëshkojë të pafaishmit, të thyejë guximin dhetë heqë lirinë.452. Qeveria tirane, pasi në vend të drejtësisë mbështetet në forcën, ka nevojë për forcëedhe më të madhe.453. Edhe qeveria më mizore përpiqet t’i tregojë të ligjshme veprimet e saj.454. Tirania më e poshtër është ajo që shtyp mendimin.455. Një qeveri mizore i kupton fajet e saj vetëm atëhere kur shtrëngohet t’i mbështetetopinionit publik, të cilin e ka zhdukur vetë.456. Tirani më i poshtër është ai që është rritur nën regjim tiranie, sepse e ushtrontiraninë e tij me formë ahmarrjeje.457. Tirania lind nga frika, sovrani që ka frikë nga nënshtetasit e tij, është i shtrënguart’i frikësojë ata.458. Sa ka frikë kusari nga qeveria, edhe tirani aq trembet nga shkrimtarët, e sidomosnga historianët.459. Kur lakmia për famë dhe madhështi pushton shpirtin, nuk le vend për asnjëndjenjë tjetër. Kur kjo lakmi hap gojën, natyra (e njeriut) hesht.460. Mossuksesi e thyen dëshirën dhe guximin, por nuk mund t’i zhdukë; trimëria ethyer nga një mundje e madhe, mund të përmirësohet me një fitore të vogël.461. Ata që qeverisin një shtet, duhet të mësohen t’u qëndrojnë dallgave dhe fortunavetë opinionit publik, të mos i bëjnëmë të rrepta fortunat, por të përpiqen t’iqetësojnë ato.462. Forca e armatosur e përdorur kundër së drejtës dhe lirisë, është ajo që do t’ushkaktojë vdekjen atyre iqë e përdorin.463. Liria, nga ndonjëherë, nuk mund t’i mbrojë partizanët e saj; por nuk i vret medorën e vet ashtu siç bën forca absolute.464. Nuk duhet dyshuar për ndershmërinë e atij njeriu që e shajnë dhe e përbuzinlajkatarët.465. Është trimëri e madhe të heshtësh në tubimin e lajkatarëve.466. Mizoria e mizorit mund të vrasë disa keqbërës; por drejtësia e të drejtit (qeveritar)ia than rrënjën keqbërjes.467. Nuk është mirësi t’i falësh tjetrit fajin e tij, duhet ta harrosh. Faji i falur pa eharruar nuk fshihet, mbetet i skalitur në zemër.468. Spiunët dhe agjentët e fshehtë janë miza që lëshojnë larva në plagët që i janëhapur trupit ië shtetit; për të merituar rrogën që marrin i tregoj në për kriminelëdhe fajtorë njerëzit e ndershëm dhe të pafajshëm.(Sulltan Hamidi kishte formuar një rrjetë të madhe spiunazhi në gjithë perandorinë eTurqisë osmane, fijet e së cilës i mbante vetë në duart e tij. Shënim i përkthyesit.)469. Ashtu sikundër i sëmuri që dëshiron të ndërrojë klimën me shpresë që tëpërmirësohet, edhe shoqëria, me besimin për t’u qytetëruar, dëshiron të ndryshojëgjendjen.470. Pishtari i historisë tregon se drejtësia shkon paralel me paqen, dashurinë e mekonsideratën dhe se lakmia për të pushtuar gjithë botën, veset si fanatizma,rebelimi dhe mizoria iënë mbrapa fatkeqësi që vazhdojnë për një kohë të gjatë dhebëjnë që pasardhësit të mallkojnë paraardhësit e tyre.471. Historia është një proces-verbal, i cili ligësitë e shekullit të tanishëm ia përcjellpër gjykim gjykatës së opinionit publik të shekujve të ardhshëm.472. Paanësia është ajo që shkruan historinë, historia që shkruhet nga anësia, nuk ështëhistori, është përrallë.473. Epokat që përmenden shkurt në histori, janë epokat më të lumtura të njerëzisë.474. Historia, që i jep formë drejtësie mizorisë së mizorit, është më e keqe se 100mizorë.475. Mendimet (ose idetë) është e parnundshme t’i dallosh nga dobitë (ose interesat),asnjëri nuk e përkrah një ide po nuk e kuptoi se është në dobi të përgjithshme osetë atij vetë.476. Sa më shumë të kundërshtohet një ide, aq më shumë bëhet e fortë (e fuqishme).477. Çthurja morale e një kombi kuptohet nga sa janë denimet e caktuara në ligjet e tij.Sepse janë fajet e rënda që nevojitin dënime të rënda.478. Sa do që të jetë i pafuqishëm opinioni publik, prapëseprapë e tremb qeverinëtirane. Për këtë shkak qeveria tirane, mbasi ta ketë shkatërruar dhe zhdukuropinionin publik, përpiqet ta vërë atë në gjumë me dhelpëri.479. Forca shkatërrimtare që shtyp trupat, nuk mund ta shtypë mendimin, përkundrazi— duke u shtypur trupi, forcohet mandimi; ushqimi i mendimit është gjaku iderdhur nga mizoria.480. Ligji s’ka forcë kundrejt opinionit publik. (Më mirë: “Opinioni publik nuk mundtë mposhtet me anë të ligjit.”)481. Vetëm opinioni publik është baza e lirisë, forca e edukimit, udhëheqës i qeverive.482. Si mendimi ashtu edhe gjykata duhet të gjykojnë personat e jo rodet (e njerëzve);sepse në është i mirë ose i lig një njeri, s’ka të bëjë me rodin e tij.483. Janë të rrallë ata që i caktojnë vetes së tyre një princip; principi i shumicësmbështetet në interesin e tyre. Kur janë të vegjël ata (d.m.th. që s’kanë kapur njëpozitë), kërkojnë liri dhe barazi, kur rriten — bëhen partizanët më të flakët tëabsolutizmit.484. Nuk mund të jetë i mirë morali vetiak i popullit të një vendi, kur morali ipërgjithshëm është i prishur.485. Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.486. Është e sigurtë zhdukja e një vendi ku njerëzit mposhtin ligjin e forca të drejtën.487. Është e kotë të presësh punë të mirë nga një qeveri, që bën transformime jo për t’uvyer ideve, por personave, e interesin e përgjithshëm e përdor si maskë përinteresa personale.488. Një ide e lartë ndërton një shtet e opinioni publik e forcon dhe e zbukuron, ndërsainteresi personal e shkatërron atë.489. Në çdo vend doket dhe zakonet janë më të forta se ligjet. Prandaj, për tëpërmirësuar një vend, para se t’i ndryshosh ligjin, duhet bërë përpjekje më parëpër t’i zhdukur doket dhe zakonet e tij (të liga).490. Po të mos kishte robëri në botë, as që do t’i dihej emri lirisë.491. Të përpiqesh për të zhdukur dëshirën për liri të lindur në mendjen e një kombi,është si të duash ta mbytësh në ujë një calik të mbushur me erë.492. Ligji i ndërtuar në bazë të shtypjes, mbjell në opinionin publik farën e zemërimit etë mërisë dhe mbledh frytet e kësaj fare.493. Kur shteti bashkohet me dëshirën e kombit, njëqindfishohet forca e tij.494. Krenaria ka shkaktuar prishjen e shumë shteteve dhe të kombeve.495. Jeta e një shteti dhe lumturia e një kombi sigurohet vetëm me bashkim dhe barazi.Ata që janë në krye të punës, po bënë dallime, janë armiq të shtetit dhe të kombit,sepse kështu bëhen shkak grindjeje dhe përçarjeje, e këto janë helmi më irrezikshëm për një shoqëri.496. Aq sa forcohet tirania dhe veprimi arbitrar i një qeverie, aq pakësohet edhe forca esaj.497. Zhdukja e barazisë shkakton humbjen e lirisë. Privilegjet janë shokë të tiranisë.498. Deshira për liri dyfishon forcën e një kombi.499. Nuk janë armiqtë e saj ata që zhdukin lirinë, të shumtën e herës është teprimi ipërkrahësve të saj.500. Kur është liria në djep, përkorja duhet të jetë daja i saj.501. Liria nuk mund të shkojë përpara pa moderacion, ajo nuk mund të jetojë pa moraltë mirë.502. Ndërsa era e shuan qiririn, — zjarrin e shton; edhe forca mund ta shtypëmendimin përparimtar të një personi, por e zemëron edhe më shumë opinioninpublik.503. Në besimin e thjeshtë s’ka fanatizëm e në diturinë e vërtetë s’ka krenari;hipokritët janë fanatikë e injorantët që dinë diçka të vogël bëhen krenarë për atëçka dinë.504. Pasi njeriu të ketë besuar se një besim është i kotë, është e pamundshme tëndryshojë mendim dhe të besojë përsëri.505. Një popull që s’ka opinion publik, nuk mund të numërohet për komb.506. Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.507. Qëllimi i lig, edhe sikur t’i dalë mirë fundi, prapëseprapë po i keqë shtë.508. Keqbërësit s’mund të besojnë se ekziston mirëbërja.509. Në periudhën e një qeverimi mizor nuk flitet as për meritat e të mirëve as përligësitë e të ligjve, njerëzit dallohen sipas pozitës dhe mjerimit të tyre.510. Merita dhe talenti që qëndrojnë të heshtur dhe të fshehur në periudhën e tiranisë,fillojnë të ndriçojnë porsa lind drejtësia.511. Nuk mund t’i shërbejnë një kombi ata që nuk janë të pajisur me moral të mirë.512. E liga që mund të rezultojë nga një qëllim i mirë, është më e mirë se nga shërbimii bërë me qëllim të lig.513. Nganjëherë merita shkëlqen në një komb të çthurur, por ajo nuk mund ta ndriçojëambientin.514. Po ta zmadhosh një punë, e ke zvogëluar.515. Puna më e rrezikshme në botë është zmadhimi i të metave të armikut dhe fshehjae meritave të tij.516. Zmadhimi (egzagjerimi ose tepërimi) është themeli i të metave tona, burimi ishkarjeve e i gabimeve tona dhe shkaktues i vuajtjeve tona. Edhe kur nuk arrin tëna bëjë keqdashës, lakmues, ahmarrës dhe mizorë, na bën maskara.517. Çdo gjë ndryshon në sipërfaqen e tokës (në botë); shtohet, bëhet e përsosur,plaket, bie dhe, më në fund, del përsëri në shesh.518. E vërteta ka hipur në krahët e kohës dhe shkon përpara pa ndërprerje, me pishtarinqë ka në dorë largon errësirën dhe i djeg budallenjtë që i dalin përpara për tashuar.519. Janë shumë pak në botë ata njerëz që nuk mund t’i plagosë fjala e drejtë.520. Shumë rrallë gjendet njeriu, që ka guxim të thotë fjalën e drejtë para tëmëdhenjve; vdekja e një njeriu të tillë është një humbje e madhe për njerëzinë.521. Kthimi i së kaluarës është i pamundshëm, pritja të shumtën e herës është njëshpresë e thatë, koha që zotëron njeriu është e tashmja; por — ah! — e tashmjaështë si zhiva (që rrëshqet), e pamund-shme të pushtohet, prandaj jeta mbetet epërtaërë nga shpresa për të ardhmen.522. Vobegësia dhe vështirësia e madhe zhduk ndjenjat e dashurisë për atdheun e tëdëshirës për liri dhe e bën të lehtë durimin e tiranisë.523. Si te njerëzit, ashtu edhe te shtetet, sa shtohet pasuria dhe fama aq shtohet edhelakmia.524. Sa do që njerëzit e mëdhenj zhduken fizikisht, idetë e tyre mbesin në veprat e tyredhe bëhen të pavdekshme.525. Kalben njerëzit e ndershëm aty ku lartësohen lajkatarët.526. Modestia dhe thjeshtësia është një e mirë, të cilën çdo njeri dëshiron ta shikojë tetjetri, por nuk don ta ketë vetë.527. Qeverisja e racës njerëzore me edukim është shumë më e lehtë se qeverisja meligj.528. Aq është e nevojshme drejtësia për njerëzinë, sa që për të gjitha padrejtësitë qëbëhen; ndihet nevoja të bëhen nën perden e saj.529. Forca mund të mundë armikun, por shpirtmadhësia është ajo që bën atë të bindet.530. Moda i ngjan vërshimit të fortë të përrenjve të shkaktuar nga shiu, nuk duhet tëndërtosh murë para tij të përbërë nga mendja dhe arsyeja, sepse ku është me forcëtë shemb, duhet pritur t’i pakësohet forca.531. Lavdimi më i pëlqyeshëm është ai që del nga goja e armikut të të lavduarit.532. Faji më i madh në botë është t’i mbash anën atij që s’ka të drejtë, e të jeshë armiki të drejtit.533. Zotësia, për të cilën në gjendje të qetë nuk pyet kush, kërkohet në kohën errezikut.534. Fatkeqësitë e mëdha lypin zotësi të mëdha (për t’i përballuar).535. Ka vetëm një rrugë për të arritur njeriu në stacionin e së dejtës e të vërtetës, e ajoështë të dallojë paditurinë e gabimin e tij, edhe ta pohojë kur s’ka të drejtë.536. Realiteti nuk mund të arrijë kurrë në shkallën ku arrin ëndërrimi, prandaj ëmbëlsiaqë shihet në pikturën e një piktori e në vjershën e një poeti, nuk mund të gjendetnë natyrë.537. Arti njerëzor konkuron natyrën.538. Prehja në pleqëri bën të harrohen vuajtjet e pësuara në rini. Zbavitja dhe dëfriminë rini bëhen një barrë pendimi në pleqërinë, që kalohet me vuajtje dhe vështirësi.539. Njeriut mund t’i marrësh çdo gjë, vetëm shpresën nuk mund t’ia heqësh! duke iarritur shpresën njeriut mund t’i marrësh ç’ka ka dhe ç’ka s’ka.540. Elokuenca mund të bëhet shpatë e trimërisë, mburoja e të pafajshëmve, por ngandonjëherë bëhet udhëheqëse e dredhisë dhe e intrigës.541. Mëria, epshi, dashuria dhe besimi (feja) ia verbojnë njeriut sytë, ia mbyllin veshët,pushtojnë rrugët nga do të hyjnë në zemër arsyeja dhe e vërteta.542. Zemërimi, ahmarrja, smira dhe mëria janë armiqtë më të mëdhenjë të njerëzimit.543. Ëndërrimet, madhësMia, pasuria, fama e lavdia janë lojëra të jetës. Ashtu sifëmija që s’qëndron dot pa lojëra, as njeriu nuk jeton dot po nuk ndërtoiëndërrime.544. Vetia e shquar që ndodhet te njerëzit që meritojnë me të vërtetë të numërohen përtë mëdhenj, është mosharrimi i mirësisë që u është bërë nga ndokush.545. S’ka ligësi më të madhe në botë se mosmirënjohja. Shërbyesit e njerëzimit,kundrejt veprave të tyre të mira që kanë bërë, shpresojnë, të paktën, të dëgjojnënjë falënderim, të shohin pak nderim, por kundrejt tyre mbahet një qëndrimmospërfilljeje e harrese dhe shumëherë bëhen objekt mërie, armiqësie dhepërbuzjeje. Kjo gjendje i bën ata të pendohen pse janë njerëz.546. Mosmirënjohja i bën mirëdashësit keqdashës, mirëbërësit — dorështrenjtë.547. Ai që ushqen mendim të mirë për çdo njeri, pasi të ketë gabuar disaherë, detyrohettë ketë keqkuptim për çdo njeri. Nga këto dy punë, e para bën njeriun të pendohete e dyta e bën të turpërohet.548. Nuk zgjat shumë dashuria me njeriun që dashurohet me një të parë (pa e sprovuarkarakterin e tij).549. Një i pacipë bashkohas i Sokratit e kishte sharë atë; dishepujt e tij, duke parë se ai(Sokrati) nuk iu përgjegj, e pyetën për shkakun. “Në është se një qen ju kafshonkëmbën, a edhe ju do t’i kafshoni këmbën atij”, u përgjegj.550. T’i përgjigjesh me të njëjtën mënyrë punës së personave të çthurrur, të njohurmirë nga populli si të tillë, do të thotë të bëhesh pjesëmarrës i poshtërsisë së tyre.551. Vjedhja është një ves i lig, por t’i vjedhësh mbulesën Qabesë është një faj shumë imadh, gjithashtu mashtrimi është një punë e ligë në çdo rast, por mashtrimi nëletërsi është poshtërsi e madhe.552. Është palaçoliëk të jesh pro ose kundër një pune pa u thelluar dhe pa qenë i zoti takuptosh nëse është e drejtë apo jo.553. Me një shpifje, populli nuk bjerr simpatinë dhe bindjen e mirë që ka për njëperson, ai që ka fituar mërinë e popullit, edhe sikur të bëjë një shërbim, nukpëlqehet nga asnjëri.554. S’ka dyshim për meritën e atij që fiton simpatinë e popullit.555. Ai që përshëndet mikun e mjeruar, është më i lartë se ai që, sipas rregullit tëbesnikërisë dhe të dashurisë, jep jetën për mikun e tij të fatshëm.556. S’ka ndonjë ndryshim midis miqësisë së rreme që të gjendet rasti për t’i grabiturtjetrit shpirtin, gjënë e nderin dhe të miqësisë së bazuar në interes e nëprapamendim.557. Miqësia është një virtyt shpirtëror; sa faj i madh është ta ndyejsh atë me interesadhe keqdashje të iidhura me poshtërsitë e botës.558. Njeriu, të cilit i bëhet një përkrahje në kohë të vështirë, edhe pasi i kalonfatkeqësia i përgjigjet bamirësisë me panjerëzi, është më i poshtri i të gjithakrijesave.559. Mos u mashtro pas lutjeve të mashtruesit kur shtrin dorën në sofrën (mësallën) etij, sepse për një kafshatë që do të marrësh, do të japësh shumë gjëra e ndoshta dotë akuzohesh se i ke vjedhë lugët.560. Hamendja është një bela e njeriut. Njerëzve të mirë ua tregon të mirë njerëzit eligj dhe të ligjve ua tregon të mirët të këqinj.561. Hiq dorë nga miku që të flet për dashurinë që ka për ty, sepse këtë e bën ose përndonjë përfitim, ose për ndonjë qëllim të fshehtë.562. Të l’lasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shanjë.563. Është më lehtë për udhëtarin të ecë një ditë se të kthehet mbrapsht një orë.564. Cmira dhe xhelozia janë si mikroskopi: gjërat më të vogla i tregojnë të mëdha,dyshimet dhe hamendjet — të vërteta.565. Nuk mund të gjuash në bulevard; zbulimet e deritashme janë bërë nga ata qëshëtisin në rrugët e ngushta të diturisë dhe të shkencës.566. Eëndësia e një vepre matet duke e krahasuar me dobinë e saj; s’ka asnjë rëndësivepra që nuk sjell asnjë mirësi në botë.567. Përpjekjet që bëjmë për të mbuluar të metat dhe fajet tona, po t’i bënim për tëpërmirësuar ato të meta dhe faje, shoqëria njërëzore nuk do të ishte në këtëgjendje.568. Dita e nesërme është ajo kur do të punojnë përtacët dhe ditë kur të marrët do tëbëhen njerëz të mëdhenj.569. Oj ti njeri që shikon kot qiellin për të kuptuar yllin (fatin) tënd, shiko zemrëntënde, zemrën tënde!570. Sovrani, që merr vetë në dorën e tij qeverisjen e vendit dhe nuk i shtrohet ndikimittë askujt, mund t’i prishë qejfin parësisë, por do të kënaqë atë masë që është bazae shtetit:571. Po të ishte i mundshëm kthimi i kohërave të kaluara, ato kohë nuk do të dukeshinaq të ëmbla.572. Dijetari spanjoll, Lope De Vega, thot: “Duke u kënaqur me 2 — 3 lule të lulishtessime dhe me 2 — 3 piktura që kara në dhomën time, kam shpëtuar nga robëria etre tiranëve, siç janë: lakmia, shpresa dhe frika.573. Në ujët që fle, mos fut as gishtin.574. Një gjilpërë taëhet shtyllë hekuri, po të vihet me kohë në vendin e saj.575. Kënaqësinë që të jep lumturia kur e ëndërron, nuk mund ta japë kur realizohet.576. Vetëm ata që janë të sinqertë e duan njeriun e sinqertë.577. Nuk mund të bashkohet në një vend sinqeriteti me lajkën.578. Këmbët e trimit janë krijuar për të qëndruar, e të frikacakut për të ikur.579. Të mos mendohet se është trim ai që shëtit i armatosur.580. Qeni kafshon gjithmonë atë që mbetet pas shokëve të tij.581. Kur mbyllet një portë, perëndia hap një tjetër.582. Diogjeni thot: “Liria vjen nga të menduarit e vdekjes, duke mos pasur frikë ngaajo.”583. Po ky filozof thot: “Të skllavërosh njeriun që është me të vërtetë i lirë është si tënxjerrësh një peshk në tokë.”584. Qeni nuk kafshon foshnjen, sepse ai nuk e ka frikë atë.585. Njeriu që ka zemër të dëlirë nga mëritë dhe dëshirat, jeton i lirë edhe nën robërinëmë të rreptë; ai që ka veti të kundërta me këtë, edhe sikur të jetë në mes të lirisë sëvërtetë, prapëseprapë nën robëri është.586. Njeriu mund të humbë çdo liri të tij, por nëse e ruan lirinë e mendimit,prapëseprapë i lirë është.587. Shumëherë harrohet mirësia që i bëhet njeriut, por keqtaërja nuk harrohet kurrë.588. Më i ligu ves është të tregosh dhe të përhapësh një turp ose një fshehtësi të njëtjetri që ti e di.589. Të fshehtat që mësojmë janë amanet i perëndisë në zemërat tona; të mos eshpërdorojmë amanetin për inat të njerëzve.590. Është shumë lehtë të ruash nga çthurja një komta që nuk e ka mësuar atë, porështë shumë vështirë të shpëtosh atë që është mësuar.591. Petkat e mëndafshta dhe gëzofat e shtrenjtë shuajnë zjarrin e kuzhinës.592. Shumë persona rrinë të uritur për të zbukuruar sipërfaqen.593. Gruaja është më e mira makinë qepëse në botë.594. Frika dhe shpresa në zemrën e të shtypurit janë dy kala të forta në dorën e mizorit.595. Gjëja më e mërzitshme për njeriun është të shohë sjellje të keqe nga njeriu që kadashur.596. Të jesh nën urdhër të shumë vetëve është më mirë se të jesh nën robërimin absoluttë njerit.597. Easti është kurajo për njerëzit; i ngathëti dhe përtaci nuk gjejnë rast për të bërëgjësend, veçse për të fjetur.598. Fjala e gjatë ka kuptim të shkurtër.599. Fjalët e gjata të shumtën e herës fliten nga mungesa e aftësisë për të shfaqurqëllimin me pak fjalë; nga fjalët që disa flasin gjatë një ore nuk mund të nxirret asnjë kuptim që mund të tregohet me dy fjalë të vetme.600. Ndërsa për fjalën shihet nevoja çdo minutë dhe për këngën një herë në muaj osenë vit, njerëzit nuk i japin rëndësi mësimit për të kuvenduar, sa përpiqen tëmësojnë këngë.601. Aty ku do të gjesh një tapë (shisheje) kërko të gjesh edhe një tjetër; aty ku do tëdëgjosh një fjalë të drejtë, mos u mërzit të dëgjosh edhe një tjetër.602. Veza që ke në dorë nuk shkëmbehet me pulën që është në treg.603. Një kapidan (komandant anijeje) mund të mbysë nga pakujdesia brenda njëminute anijen e vet që e ka përdorur gjatë 40 vjetve. Njeriu, nderin dhe famën qëka fituar gjatë gjithë jetës së tij mund t’i zhdukë në një minutë me një punë tëpapëlqyer ose duke folur një fjalë të ligë.604. Haxhxhaxhi (një mizor arab) dhe Xhengizi janë më pak mizorë se keqdashja qëvepron në brendësinë e çdo njeriu.605. Në treg shiten edhe lulet edhe bari, ai që dëshiron të stolisë dhomën merr lulet, aiqë do të ushqejë gomarin merr barin. Mendimet që thuhen e që shkruhen në botëca janë të drejta, ca gënjeshtra; i urti pranon të drejtat, e i marri gë-njeshtrat.606. Dy gjëra e bëjnë njeriun njeri: njëra ndërgjegjja, tjetra principi. Duhet të puthetdora e atij që ka një ndërgjegje të lirë dhe një princip të drejtë.607. Shërtaimi që duhet bërë skamnorëve nuk është ai për t’u lehtësuar jetesën, porgjetja e mjetit për t’i shpëtuar nga varfëria.608. Servilizmi është udhëheqës i tiranisë.609. Fshatari e çon në vend fjalën e dhënë, por premton shumë rrallë.610. Kundrejt rrezikut nuk duhet shkuar me ngutësi, kundrejt përgatitjes duhet shkuarme shpejtësi.611. Duke qenë se njeriu është i përbërë nga trupi dhe shpirti, edhe të mirat që mund tëarrijnë në botë ca i përkasin trupit e ca shpirtit. Sa shtohen të mirat, e trupit(materiale) aq pakësohen ato shpirtërore (morale), dhe kur tajerren të mirattrupore, fiton shpirti.612. Ashtu si anijet që sigurojnë takimin dhe marrëdhëniet midis tokave, prodhimet enjë vendi i dërgojnë në një vend tjetër, edhe librat krijojnë relatat midis shekujve,duke i bartë idetë e një shekulli te një — ose te disa — shekuj të tjerë.613. Po t’i bësh ndonjërit ndonjë padrejtësi dhe të mos shohësh kundërshtim nga ai,mos vazhdo në atë punë duke thënë se e gjeta rastin, sepse kali që bart një peshëprej një kuintali nuk mund të bartë 2 kuintalë.614. Durimi është më e madhja trimëri.615. Shiu që bie në kohë të ftohtë nuk nxjerr lule.616. Mos qëndro në mbledhje ku fliten të palara; në qoftë se do të ndodhesh rastësisht,mos u kënaq vetëm duke heshtur vetë, po përpiqu të heshtin ata; po nuk ia dole,ik.617. Duke kuvenduar herëpashere me të çthururit, njeriu pa kuptuar bëhet i atillë.618. Njeriu që është i madh, në të vërtetë është i vogël — në dukje.619. Në punë nuk nevojitet teprimi dhe rreptësia, vazhdimi duhet; nuk është shiu që bieme vrull një ose dy orë ai që i nevojitet bujqësisë, por shiu që bie lehtë lehtë disaditë me radhë.620. Njeriu kurdoherë duhet të lodhë mendjen me shkencën që merret vetë, por kurbisedon me të tjerët nuk duhet të flasë për punët e veta. Kur diplomati do tëbisedojë me arkitektin, duhet të flasë për ndërtimet e arkitekti kur të Msedojë mebariun duhet të flasë për dhentë.621. Po kërkove një mik besnik, përpiqu të miqësohesh me një njeri që ka pak miq.622. Dëshira është një lloj sëmundje, që zgjat disa orë, disa ditë dhe rrallë disa muaj,janë shumë të rrallë në botë ata që vazhdojnë një vit me një dëshirë.623. Prirjet sensuale (epshet vijnë e shkojnë, por mbresat mbeten dhe ia ndyejnë jetënnjeriut.624. Dashuria është e ëmbël, por përfundimi është shumë i hidhur.625. Në është se ka një komandant që vret vartësit e tij, dashuria është.626. Njeriut i vjen turp të bëjë një punë të papëlqyer para një tjetri, por s’ndien qënjolloset emri i tij para historisë dhe njerëzimit.627. Mos u tërhiq nga një punë dhe mendim që di se në të vërtetë është i drejtë dhe ipëlqyeshëm, porse në sytë e turmës i keq; në është se ty atë ditë të kritikojnë, dotë vijë dita që do të të lëvdojnë.628. Po të varej eiita nga turma, njerëzit nuk do të shpëtonin kurrë nga errësira.629. Ka shumë pak nga dijetarët e kohës së kaluar që sot na çuditin me shërbimet që ikanë bërë mendimit, shkencës dhe njerëzimit e që të jenë dashur dhe çmuar ngabashkëkohasit e tyre.630. Ndërsa shkaku i dënimit të mendimtarëve të lartë, si Sokrat dhe Galile, ka qenëshpirti dhe idetë e tyre, ata që i dënuan nuk u kujtuan se duke i zhdukur fizikisht, ishërbyen shpirtit dhe ideve të tyre, shenjtëruan emërat dhe vërtetuan mendimet etyre të larta.631. Personat me influencë, që duan të ahmerren kundër dijetarëve, po t’i shtypin ata— u kanë shërbyer qëllimeve të tyre. Për t’u ahmarrë kundër tyre duhet t’u falingjëra, duke u prishur moralin dhe ulur famën e tyre.632. Fjala nuk njihet nga tringllima, si ari; fjalët e mira dhe të drejta të shumtën janë tëashpra, ndërsa fjalët e liga e dhelparake janë të buta.633. Nuk duhet stolisur që të dukesh i bukur, por që të mos dukesh i shëmtuar.634. Kur njeriu me karakter të ulët arrin një pozitë të lartë ose pasuri të madhe, s’ka asfarefis, as miq.635. Gjysma e vitit është e ftohtë, gjysma e nxehtë; mbetet pa ngrënë kush gjen shkaktë ftohtët e të nxehtët dhe nuk punon.636. Nuk është rrobaqepës ai që vesh petka të bukura.637. Kush djersitet duke ngrënë, dridhet kur punon.638. Kau lidhet për brirësh, njeriu për goje.639. Po vdiq njeriu që i ke dhënë fjalën, detyra e mbajtjes së fjalës bëhet edhe një herëmë e shenjtë.640. Nuk janë pozita dhe grada ato që e bëjnë njeriun të lakmojë, por është konsiderataqë ka populli për pozitën dhe gradën (që e shtyjnë njeriun për t’i lakmuar).641. Mendimi s’kuptohet nga sasia, por nga pesha; mendimi i një dijetari nuk mund tëkrahasohet me mendimin e një mijë injorantëve.642. Tjetër gjë mendon kalorësi, tjetër ati (kali) i tij.643. Nevojiten 20 ditë uri për të ngrënë bukën 15-ditëshe.644. Është lehtë të ecësh këmbë në rrugën e sheshtë, por është zor të ecësh me kalë nëvend të thepisur.645. Le Kanor një nga shkrimtarët e Spanjës, thot: “në kohën kur paqeja mund të ruhetme ndershmëri, të preferosh luftën është njësoj sikur të shembësh shtyllat e anijesnë det në një kohë të bukur.”646. Lufta u ka ardhur njerëzve nga shtazët shqyese; paqeja është vetia e natyrshme enjeriut.647. Kush don të hajë zogun më parë i shkul puplat.648. Nuk është turp të jesh në nji mendim të gabuar, por të ngulësh këmbë në të, mbasitë kuptosh se je i gabuar, është faj i madh.649. Punët e mira nuk duhet ndyrë me fjalë të liga.650. Të japësh nga pasuria është një bujari, por bujaria e vërtetë është të japëshzemrën.651. Çdo gjë e keqe, e keqe është; por është më i keq imitimi i punës së ligë.652. Është marrëzi të lëvdohesh me një gjë që është zhdukur e që mund të fitohetpërsëri. Kur çdo njeri ka mundësi të lartësohet (perfeksionohet), pse të lavdërohetme stërgjyshërit e tij?653. Ai që zbaton urdhërin që ka marrë dhe ai që e ka dhënë (atë urdhër), që të dy kanëbërë të njëjtën detyrë.654. Sa e lirë është fjala në botë, aq e shtrenjtë është puna.655. Çdo njeri të sjell ujë pasi të jetë djegur shtëpia.656. Sa zor është për njerëzit e mësuar të bëjnë pasuri, aq i vështirë është mësimi për tëpasurit.657. Nuk është varfëria ajo që e mundon njeriun, është lakmia, nuk është pasuria ajo qëe bën të kënaqur, është moslakmia.658. Gjarpëri nuk e ndryshon natyrën e tij pse është në një enë prej ari; njeriu i poshtërdhe ngatrrestar sa do pozitë të lartë dhe pasuri që të ketë, prapëseprapë nukshpëton nga poshtërsia dhe keqbërja.659. Në vend që ta stolisish shtëpinë tënde me pajisje të shtrenjta, piktura e lule, stoliseme nder e sedër dhe me qeverim të mirë.660. Mezi jepet e drejta kur kërkohet me rrugë të drejtë dhe jo me anë të dhuratave e tëryshfetit.661. Mirëvajtja që është në mes të dy familjeve fqinje, duhet të jetë edhe në mes të dyshteteve fqinje.662. Njeriu e quan veten e tij fatkeq po të humbasë një çiflik, një pozitë ose simpatinëe një personi, për të cilin ka nevojë, ndërsa s’kujtohet t’i shtirë në dorë ato që kabjerrë, të mirat — si nderin — sedrën dhe thjeshtësinë e tij.663. Gratë s’mund të përmbajnë veten e tyre në tri gjëra: të kalojnë para një dyqanimode dhe të mos ndalen; të shohin një dantellë dhe të mos pyesin për çmimin; tëshohin një fëmijë të vogël dhe të mos e puthin.664. Në qoftë se nevoja është nëna e çpikjeve, shkenca dhe puna janë babai i tyre.665. Sa më me vështirësi të shtihet në dorë një gjë, aq më e vlefshme duket; ajo qëështë e pamundshme të realizohet, dëshirohet më shumë se çdo gjë tjetër.666. Është një padrejtësi dhe abuzim kundër ligjit të fyesh një të dënuar me të sharadhe fjalë të hidhura.667. Më mirë të mbetet i akuzuari pa u dënuar se sa të dënohen të pafajshmit.1. 608. Gjëja që gjëndet rrallë — është e shtrenjtë, edhe e drejta — pse është eshtrenjtë — rrallë gjëndet.668. Gabimet që harrohen, përsëriten.669. Një fatkeqësi që vjen papritmas duket e madhe, fatkeqësia që shikohet për sëlargu dhe matet me kompasin e arsyes, nuk ndihet fare.670. Edhe fatkeqësia ia verbon njeriut sytë ashcu si lumturia; kush e ka pësuar mund tëgabohet edhe me një shpresë fare të dobët.671. Njeriu është gjithnjë në dëm pse llogarit gjithënjë borxhet dhe mëkatet e tij.672. Sikundër që bleta prodhon mjaltë çdo vit dhe pjergulla jep rrush çdo vit, edhenjeriu, pasi të ketë bërë një mirësi, nuk duhet të ndalet duke u lavdëruar, por tëpërpiqet për të përsëritur atë mirësi.673. Gjuha është e verbër, po mirëkuptimi është ai që ia tregon rrugën.674. Kurora nuk është një e mirë, është një barrë e rëndë; nuk duhet ta kesh zili fronine të kurorëzuarit, duhet uruar që të ketë sukses ai që duron një barrë të tillë tërëndë për dobinë e përgjithshme.675. Nënshtetasit e atij sunduesi, të cilit shkopi i drejtësisë i shkëlqen më shumë seshpata e trimërisë, janë të qetë e armiq të shpartalluar.676. Detyra e parë e atij që është në krye të qeverimit të një bashkësie është mënyra etë zgjedhurit të njerëzve që do të kryejnë punë.677. Ajo që bën të lumtur një komb nuk është vetëm mendja dhe zotësia e udhëheqësittë tij, por kryesisht morali dhe natyra e tij.678. Forca i shtyp kryengritjet, drejtësia dhe mëshira e bën të pamundshme përsëritjene tyre.679. Ajo që e ngroh popullin e qetësuar pas kryengritjes ndaj qeverisë së tij, është qëqeveria të ha-rrojë kryengritjen e tyre, t’i konsiderojë si besnikë dhe t’i trajtojë meatë mënyrë.680. S’ka gjë më të vështirë se të larguarit e zakoneve të këqia nga një popull, emegjithëkëtë s’ka punë më të mirë se ajo.681. Kush dëshiron të vërë në rrugë të mirë një popull, më parë duhet të përpiqet tëfitojë sirapatinë e besimin e tij.682. Madhështia është krimbi i pasurisë, kurse lakmia për famë, krimbi i lirisë.683. Talismani, për të qeverisur me lehtësi dhe për ta kënaqur një komb: nëpunësvedhe luftëtarëve — grada sipas zotësisë, bujqve — bukë, tregtisë — mbrojtje,letrarëve dhe dijetarëve — liri, shkencëtarëve dhe artistëve — nderim.684. Ndryshimi i gjuhës, i dokeve dhe i ligjeve i dallon kombet njërin nga tjetri; lakmiashkakton armiqësinë në mes tyre; vetëm tregtia përpiqet t’i bashkojë kombet.685. Keqbërja ia shqyen barkun shkaktarit ashtu si akrepi.686. Një pjesë e një bashkësie po të pranojë ndihmën e huaj për t’u ndarë më vehte,përveçse ka bërë fli të mirën e përgjithshme për të mirën c vet. edhe dobinë e vetua ka lënë të huajve.687. Prika ka bërë që të dobëtit të bëhen me dëshirën e tyre skllevër të të fortëve.688. Sadoqë frika është e dëmshme në vetvete, të kesh frikë nga ligji dhe opinionipublik është e dobishme për individët dhe për shoqërinë.689. Një qeveri, e cila s’lë të qetë njerëzit e ndershëm, nuk është në gjendje të frikësojëtë pandershmit dhe nuk mund t’i përmbajë ata, është një mijë herë më e keqe seanarkia; sepse ajo gjëndet kundër të pandershëmve bashkë me të ndershmit.690. Vendi kryesor ku zbret lakmia është varri i njerëzve të mëdhenj.691. Lakmia është hija e madhështisë.692. Ajo që tregon dobësinë e zemrës (mospasjen e kurajos), është kalimi nga frika nëshpresë dhe nga shpresa në dëshpërim.693. Njerëzit e zakonshëm zemërohen për fjalët tallëse që thuhen kundër tyre; njerëzitme mendime (ose ide) të mëdha dhe të larta nuk u japin fare rëndësi, pse ata dinëse s’mund të preken nga ato fjalë.694. Po të mjaftonte vetëm përvoja për ta bërë njeriun të talentuar, të zotin, të drejtëdhe t’i mësojë mirësjelljen, aktorët e teatrove do të ishin njerëzit e parë në botë(që do të kishin përfituar vetitë e përmendura).695. Njeriu përpiqet të shërojë sëmundjet e trupit të tij, por nuk mendon fare përshërimin e atyre të mendjes.696. Nëse jeta është një dru i rairë, vdekja është pema e tij, nëse jeta është një vargvuajtjesh, vdekja është fundi i tyre.697. Të dashurosh është një lumturi, të kesh mëri është një vuajtje; dashuria është njëshenjë nga parajsa e armiqësia nga skëterra.698. Është shumë lehtë të zbresësh nga vetitë e mira në vese të liga, nga liria në robëri,por është vështirë të ngritesh përsëri.699. Ka disa situata shumë të vështira, të cilat mund të kapërcehen vetëm me anë tëdrejtësisë, kurajos dhe zotësisë së vërtetë; atëherë (d.m.th. në gjendjen e vështirë)fama e gënjeshtërt, e fituar në kohën normale, nuk vlen kurrëgjë.700. Në botë ka shumë asi që mund të projektojnë reforma në letër, por ka shumë pakasi njerëz me zotësi për t’i vënë në jetë.701. Janë gjëra që nuk pajtohen: absolutizmi me lirinë, pakënaqësia me qetësinë,shkelja e ligjit me rregullin.702. Shumë rrallë del e mundur dhelpëria në luftë me nderin.703. Eshtë një zotësi e madhe të dish si duhet trajtuar të mundurit.704. Ata që i zë gjumi i pakujdesisë me nananinat e lajkatarëve, janë fëmijë në botën emendjes e të zotësisë.705. Detyra e parë e qeverisë është të mos bëhet padrejtësi nga ana e gjykatave.706. Të gjithë ata që shkojnë në luftë, janë të fortë; por forca e disave është te krahëtdhe e disave te këmbët e tyre.707. S’ka gjë në botë që nuk është më me zor se mendimi.708. Ata që tregojnë trimëri të madhe pa hasur në një vështirësi, të shumtën e herës,dorëzojnë armët porsa bien në vështirësi.709. Kur njeriu ka një mendje të shëndoshë dhe qëllime të mira, kjo është një mrekulli.710. Kombet e lira e duan sovranin e tyre, ata që janë të robëruar e kanë frikë.711. Mos u lodh të numërosh fajet e mikut tënd, sepse këtë shërbim e bëjnë mekënaqësi armiqtë e tij.712. Ai njeri që arrin të zhdukë një të mijtën e veseve të liga dhe të besimeve të kota tëkombit të tij, ka bërë një të mirë shumë të madhe në botë.713. Porca, zotësia dhe fati mund të pushtojnë një vend; por atë vend nuk mund taruajë (që të mos dalë nga dora) askush veçse drejtësia.714. Njeriu që ka lindur i verbër është e pamundshme të marrë me mend se ç’ështëzjarri; megjithëkëtë ai di se në botë është një gjë që quhet zjarr dhe di se zjarri tëngroh.715. Njeriu i pajisur me edukatë dhe me moral të mirë, në çdo gjendje që të ndodhet,prapëseprapë njeri është; njeriu që është i privuar nga këto dy të mira mund të jetëçdo gjë në botë, por njeri nuk mund të jetë.716. Dituria dhe shkenca i jep njeriut një armë në dorë, edukata e stërvit në përdorimine asaj arme. Njeriu që nuk është i zoti të përdorë armën, po t’i jipet në dorë mundtë vrasë shokët e vet; edhe një dijetar pa edukatë dhe me vese të liga, me diturinëe tij dëmton veten dhe të tjerët.717. Pika më e mirë e pasurisë është ajo që nuk është as shumë larg nga varfëria asshumë afër saj.718. Mësimi më i madh në këtë botë është vështirësia; s’ka sukses ai që nuk has nëvështirësi.719. Franklini thot: “Diplomacia është të flasësh shumë gjëra kur s’ka gjë për të thënëdhe të heshtësh kur ka shumë gjëra për të thënë.”720. Nuk mund të prekë njeriu sedrën e atij që di gradën e vet.721. Ashtu siç e forcon lëvizja trupin, mendimi forcon mendjen.722. Puna e njeriut qëndron më shumë se eshtrat e tij (d.m.th. ndërsa eshtrat kalben njëditë pema e punës del në shesh).723. Njeriu nuk duhet të harrojë se mbetet pas tij (d. m.th. pas vdekjes) çdo gjë që kabërë dhe çdo fjalë që ka thënë.724. Është lehtë të japësh një gjë, të kërkosh një gjë prej ndokujt është shumë zor;megjithëkëtë, ata që kërkojnë janë shumë, ata që japin fare pak.725. Rregulli dhe shpnekëria(1) krijojnë lumturi dhe qetësi që s’mund t’i sigurojëasnjëherë pasuria.726. Ahmarrja është një thikë me dy teha që vihet ndërmjet zemrës së ahmarrësit dhearmikut të tij.727. Bota është një shtëpi kumari (bixhozi). Ata që janë mjeshtër të lojërave, që luhennë të, zhveshin ata që nuk dinë.728. Gjëja kryesore që formon një komb është morali i tij.729. Vetëm armëpushim mund të ketë në luftën e dashurisë; paqeja nuk është emundshme.730. Për çdo vuajtje që pëson zemra i ngarkon shumë faje mendjes; por dashuria eakuzon mendjen më shumë se të tjerat.731. Pjala e një njeriu të ndersbëm nuk është e shtrenjtë për të zotin, por është shumë evlefshme për të gjithë.732. Fjala është dokumenti më i fortë midis njerëzve të ndershëm.733. Sikundër që pesha e barrës e lodh trupin, edhe ëndërrimet e tepruara e lodhinmendjen.734. Në ka pak qetësi në botë, edhe ajo gjëndet te nje-rëzit me mendje të lehtë, atakënaqen me gëzime të vogla dhe harrojnë vuajtjet e fatkeqësitë e :më-dha.735. Mashtruesit nuk jetojnë në sajë të mjeshtërisë së tyre, por në sajë të padjallëzisë sënjerëzve të thjeshtë.736. Gjëndet shumë rrallë një grua që të mos e bëjë të pendohet të paktën një herë nëditë burrin e saj pse është martuar dhe të mos i ketë zili beqarët.737. Dashuria për arin hy në botë në shumë forma dhe quhet me shumë emra.738. Ambiciozi është një palaço; bëhet mik, bëhet armik si t’ia kërkojë interesi, bëhetkëshillues, bëhet predikues, qan, qesh, shkurt çkado që bën bën për interesin e tij;asnjë punë e tij nuk është e sinqertë, në çdo punë të tij fshihet një interes personal.739. Është e preferueshme jeta e bashkëshortëve që jetojnë në grindje të vazhdueshme.740. Do të kishte shumë njerëz të lumtur në botë po të vazhdonte dashuria edhe pasmartesës, si para martesës.741. Detyra e burrit ndaj gruas është ta dojë dhe ta mbrojë atë, ai që kërkon të bëhetsundues i gruas, del nga të qenët taurrë i saj.742. Është një tregti martesa që bëhet duke lakmuar pasurinë e gruas; është një çthurjemartesa e bërë duke lakmuar bukurinë e saj; është një skllavërim martesa e bërëduke lakmuar pozitën e lartë të farefisit të saj; Martesë e vërtetë është ajo që bëhetme zgjedhjen dhe pëlqimin e të dy palëve.743. Burri që nuk është i mirë për gruan, nganjëherë është i mirë për fëmijët e tij; porgruaja që nuk është e mirë për burrin, edhe për fëmijët nuk vlen kurrë.744. Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.745. Ia shton mosbindjen të pabindurit ai, me të cilin ka të bëjë, që nuk është i rreptë, eajo që e bën të bindurin të mos bindet është rreptësia e përdorur kundër tij.746. Ligji, i cili cakton një dënim që dëmton njerëzinë aq sa edhe delikti vetë ose mëshumë, nuk është ligj, por një shpagim kundër shoqërisë.747. Sado i madh të jetë faji i një njeriu, ligji nuk ia heq nga dora mjetin e jetesës.748. Sa e dëmton njeriun një dentist, i cili në vend të një dhëmbi të dëmtuar i heq njëdhëmb të shëndoshë, duke qenë e ngarkuar për të ndeshkuar fajtorët — edhegjykata që dënon një të pafajshëm, po në atë shkallë e dëmton njerëzinë.749. Gjykatësi, i cili nuk i ndëshkon fajtorët, mund të numërohet neglizhues, por njëgjykatës që ndëshkon të pafajshmit është vetë një kriminel dhe gjakpirës.750. Kur dielli duket sheshit, a mund t’i thuhet gënjeshtar atij që thot se është ditë?751. Gjykatësi, i cili ndëshkon të pafajshmit, njollos emrin dhe famën e vet.752. Njeriu trishtohet nga një gjë e vogël, e me një gjë të vogël ngushëllohet.753. Zbulimet dhe shkencat përparojnë nga shekulli në shekull, se mirësia dhe keqbërjangelin të pandryshuara.754. Pasi njeriu asnjëherë nuk është i kënaqur me gjendjen e tij, perëndia i ka dhënëshpresën dhe va-gullinë për t’u kënaqur.755. Po ta dinte çdo njeri se çka thonë të tjerët për atë në mungesë të tij, nuk do tëgjendeshin dy miq në botë.756. Po të jenë të fjetura ndjenjat personale, janë të zgjuara e drejta dhe e vërteta.757. Njeriu është si diamanti: sa më pak njolla të ketë, aq më vleftë të madhe ka.758. Më e ndershmja grua është ajo, për të cilën nuk flitet.759. Në fjalorin e natyrës nuk gjendet fjala robëri.760. S’ka grua që ta ketë bjerrë çështjen e saj duke heshtur.761. Zgjuarësia te e shumta e grave nuk sjell shtimin e mendjes së tyre, por atë tëmarrëzisë së tyre.762. Te porta e nderit duhet të jenë roje mirëvetia dhe besimi.763. Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.764. Burrat ankohen kundër grave lozonjare, por s’kë-naqen nga ato me qëndrim tërëndë (serioz). (D. m.th. s’kënaqen as me njerën as me tjetrën).765. Gruaja e ndershme dhe shpneshë është stoli e shtëpisë, lumtëri e burrit, lavdi egrave.766. Është më lehtë të durosh fatkeqësinë se sa të shpëtosh me anë 767. Sado e vogël të jetë mirësia (që don të bëjë njeriu), prapëseprapë një sakrificëështë.768. Sa më e madhe të jetë stolia e një gjëje, aq më e vogël është dobia e saj.769. Atdhetaria dhe humanizmi bëhet me punë e jo me fjalë; kush tregohet i tillë mefjalë, është nje mashtrues.770. Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, e humbet vlerën kur realizohet.771. Pema e mirësisë është kujtimi i mirë që mbetet në mendje.772. Mirësia që të bën një tjetër, formon një detyrim; ai që nuk mund ta shpërblejëështë një myfliz (i falimentuar) i njerëzimit.773. Brendia e njeriut është e mbushur me atë që qu-het “unë”; ajo që mendon al nëçdo kohë, është kuptimi i kësaj fjale.774. Mirësia e bërë me hipokrizi e mërzit shpejt të zotin.775. Njeriu i përngjan qypit, kur është bosh tingëllon më shumë.776. Kur njeriu rri duke menduar vetë me vete, të shumtën e herës mendon përlartësimin dhe lum-turinë e vetë.777. Njeriu është një inxhinier, i cili çdo ditë vizaton planin e jetës së tij, mirëpoarkitekti nuk përfill asnjë nga planet e atij dhe nuk zbaton asnjërin prej tyre.Megjithkëtë, ky inxhinier nuk heq dorë nga hartimi i planeve.778. Po të mos ishte ëndërrimi për lumturinë e dëshiruar, nuk do të kishte njeri tëlumtur në botë, sepse ëndërrimi i një lumturie është më i mirë se realizimi i saj(sepse pastaj do të dëshirojë një gjë tjetër).779. Thjeshtësia është stolia e atyre që janë të edukuar dhe të mësuar.780. Të gjithë e duan thjeshtësinë, disa e lavdojnë. pak vetë e zbatojnë, asnjëri nuk edëshiron.781. Është marrëzi të presësh shërimin e një vuajtjeje nga ai që e ka shkaktuar.782. Sa e ëmbël është mëshira, aq e hidhur është ta kërkosh (nga të tjerët).783. Mos diskuto me partizanin (e një çeshtjeje); sepse po të jesh pro anës që përkrahai, diskutimi mba ron para se të ketë filluar, po të jesh kundër, duhet të grindeshme të.784. Nuk duhet diskutuar me atë, që hedh poshtë një çeshtje pa dëgjuar argumentet.785. Nuk mund të na bëjë të lumtur gjëja që nuk na e përmirëson gjendjen tonë.786. Çdo njeri që të do nuk mund te numërohet mik i vërtetë; miq të vërtetë janë ata që— përveç dashurisë — janë të taashkuar edhe në mendim dhe princip.787. Të miqësohesh me njerëz të ligj dhe vete të jesh i mirë, është si të jesh hamallqymyri dhe të mbesish i pandyrë.788. Gjuha është një organ i trupit. Nga ajo mjekët kuptojnë gjendjen shëndetësore tëtrupit e dijetarët atë të mendjes.789. Lot i vërtetë i syrit është ai që derdhet për fatkeqësi të vërteta.790. Sakrifica, e cila nuk i sjell ndonjë dobi njeriut, e sidomos shoqërisë, nuk ështësakrificë, por marrëzi.791. Bota është banesa e njerëzimit, njerëzit ndryshojnë, por njerëzimi mbetetgjithmonë.792. Kush ka dhimsuri dhe ndjenja, njihet nga lotët e syve të tij; lotët e syve të derdhurnga çdo njeri, nuk janë të njëjtë.793. Për dashnorin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e sëdashurës.794. Njeriu, që të bëhet edhe më i zoti, nuk duhet të harrojë atë që ka mësuar.795. Njeriu që e çmon veten e tij shumë të zotin, nuk mund të kënaqet asnjëherë mepunët e tij, sepse nuk mund të shohë asnjë shenjë në punën e tij nga zotësia e tij eëndërruar.796. Është një punë e mirë të bëhesh më i zoti se shokët e tu; por është një punë shumëe rrezikshme të shfaqësh veten tënde si të tillë.797. Është një zotësi e madhe t’i shikosh dhe t’i kuptosh vetë punët e bashkë me këtëtë dëgjosh vërejtjet dhe këshillat e atyre që kanë njohuri.798. Kush pëson një fatkeqësi, ngushëllohet kur edhe tjetri pëson një fatkeqësi të atillë,ose edhe më të madhe. Kuptojeni natyrën e njerëzve!799. Rrallë vjen fatkeqësia vetëm.800. Të dëshpërohesh për një gjë pa rëndësi, do të thotë të shpërdorosh një mirësi tëlartë siç është jeta.801. Edukimi e mund natyrën, sepse e pastron zemrën e njeriut nga veset e liga, që kavendosur natyra, dhe e mbush me veti të mira.802. Shkaqet kryesore që na brengosin janë interesi dhe lakmia.803. Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirtithahen si bima pa ujë.804. Profesioni më i keq është të jesh pa profesion.805. Njeriu me moral të mirë dhe me mendje të shëndoshë është lavdia ebashkatdhetarëve të tij.806. Gëzimi shkaktohet nga një gjë e vogël, por vlen sa një jetë që kalohet në mërzidhe në mendime.807. Ashtu si ka nevojë trupi për ushqlm, edhe shpirti ka nevojë për edukim.808. Edukata është një petk që do ta veshë njeriun derisa do të jetë gjallë, prandajduhet pasur kujdes që të jetë sa më e përsosur.809. Të shumtën e herës janë të barabarta prirjet e njeriut ndaj së mirës dhe së keqes;veçse kontakti dhe edukimi dobëson njërën anë e forcon anën tjetër. Është lehtë tëshdukësh ligësitë natyrale të njeriut me anë të edukimit; por është e pamundshmetë largosh ligësitë që i ka rrënjosur në zemër të njeriut edukimi i keq dhe kontaktime njerëz të ligj.810. Edukata shumëherë i ngjan velit, i mbulon të metat e njeriut, por nuk i zhduk.811. Shumë vetë, duke u përpjekë të fitojnë konsideratë dhe nder, i humbasin ato.812. Janë shumë të pakët ata që ndodhen në mes të çthurrjes e çrregullimit dhe që janëtë zotët të zgjedhin anën e pëlqyer.813. Ka shumë besimtarë (klerikë) në botë, të cilët e bëjnë popullin t’i neveritet feja.814. Shumica e atyre që nuk vlejnë për ndonjë punë në botë, për t’u ngushëlluar, bëhenasketë.815. Karakteri i butë bën që njeriun të duan të gjithë.816. Butësia e rreme është më e keqe se çdo ves tjetër; në vend që të simpatizohet ngatë gjithë, bën që ta kenë mëri të gjithë.817. Butësia është e pëlqyer vetëm kur është bashkë me mendjen dhe zotësinë.818. Butësia e bën njeriun të fitojë gjithçka, përveç pasurisë.819. Butësia disaherë fiton më shumë se forca.820. Butësia e lindur nga dobësia, me shumë lehtësi kthehet në zemërim; butësia qëndodhet bashkë me forcën, është e qëndrueshme dhe e përhershme.821. Në bisedë duhet harruar të metat e çdo njeriu dhe duhet thënë meritat e secilit;por, sa për punë, duhet lënë mënjanë merita e secilit dhe duhet kujtuar të metat.822. Një cilësi që shumëherë e bën njeriun të arrijë një lumturi të madhe, më vonëshkakton privimin e tij nga ajo lumturi.823. Veset që, kur i kanë të tjerët na duken shumë të këqia, kur i kemi vetë na dukenshumë të mira; shumë vetë, duke qortuar të tjerët, përshkruajnë veten e tyre.824. Pendimi është pranvera e vetive të mira.825. Pendimi, të shumtën e herës, nuk lind nga kryerja e një gabimi, por nga frika epasojave të atij gabimi.826. Pendimi është një ndjenjë, e cila i mund të gjitha ndjenjat e njeriut.827. Pendimi lind nga vendimi i marrë pa u menduar.828. Ata të cilët blejnë çdo gjë që gjejnë me çmim të lirë, më vonë s’mund të blejnëgjëra, për të cilat kanë shumë nevojë. Për ta shtyrë njeriun që të blejë një gjë,duhet të jetë nevoja e jo rasti.829. Gjëja e panevojshme, sa do pak të kushtojë, prapë e shtrenjtë është; njeriut nuk idhimbsen të hollat që jep për një gjë të nevojshme.830. Arka (e të hollave) dhe mësalla (sofra) janë dy anët e peshojes; po u çua lart njëra,ulet tjetra.831. Të hollat e fituara nga ahengxhinjtë dhe pijeshitësit kanë fare pak ndryshim ngaato që fitojnë ku-marxhinjtë.832. Qyshkur gratë, në vend të gërshërës dhe të gjilpërës, filluan të mësojnë pianon,burrat u bënë trok.833. Është shumë lehtë të blesh një kësulë të re, por ajo kësulë e re kërkon të përtërishtdhe pallton.834. Ai që kursehet për një gjë të vogël të nevojshme, pëson dëm të madh; kush nukndërron një tra të kalbur të shtëpisë së tij, pa shkuar shumë kohë shtrëngohet tandërtojë shtëpinë rishtazi.835. Është më mirë të biesh i uritur se të zgjohesh në mëngjes nga kreditori.836. Po të vesh mënjanë një pjesë të fitimlt, e ke gjetur eliksirin për të kthyer bakrin nëar.837. Në vend që të ndërtosh dy oxhaqe, është më mirë të mbash një të ngrohtë.838. Kush don të ketë një shërbyes besnik, duhet t’i kryejë vetë shërbimet e tij, ses’mund të ketë njeri që t’i shërbejë me besnikëri më tepër se vetja e tij.839. Ashtu sikundër që gratë të shumtën e herës mbajnë në dorë një pasqyrë për tërregulluar të metat e stolisë së tyre, edhe shoqëria njerëzore nuk duhet ta largojënga sytë pasqyrën e diturisë e të shkencës dhe të përpiqet që të përmirësojë të metatqë sheh.840. Po të kemi bukën, mishin dhe qepët tona, tenxheren mund ta marrim nga fqiu.841. Vetmia është më e mirë se shoku i keq.842. Po të luajë mësuesi ç’ka nuk bëjnë nxënësit.843. Ngatrrestari gjithmonë u futet njerëzve të mirë, sepse s’mund të fitojë gjë nga tëngjashmit e vet.844. Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.845. I ligu i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda edhe më i zi.846. Mba largësi të madhe në mes teje dhe të ligut.847. E gjithë bota është një pasqyrë, çka bën njeriu, atë e sheh në të.848. Janë fare të pakta aksionet që bëhen në botë vetëm për t’i shërbyer atdheut osenjerëzimit; njerëzit janë skllevër të interesave personale; edhe sakrificat për hir tëatdheut bëhen pse interesat personale janë të lidhura me ato të atdheut.849. Secili nga ata, që i shërbejnë bashkarisht një qëllimi, ka një qëllim të tijnë tëveçantë. Kjo del në shesh kur arrihet qëllimi i përgjithshëm dhe fillon përçarja.850. Interesxhiu djeg shtëpinë e fqiut për të zier vezën e vet.851. Janë të pakët ata që bëhen të fortë e fitojnë influencë dhe i shërbejnë njerëzisë;shumë persona dëshirojnë të jenë të fortë e me influencë vetëm për t’u rënë nëshpinë të tjerëve.852. Jeta e njeriut pas arritjes në pjekuri kalon duke vuajtur nga gabimet që ka bërë nërini dhe duke u përpjekë të ndryshojë mendimet e tij të formuara dikur.853. Ziliqari do të kishte plasur po të mos ëndërronte pusa nën këmbët e atyre që u kazili.854. Si natyra që në çdo stinë të vitit merr një pamje tjetër, edhe e vërteta e sendeve emorali në çdo stinë të jetës duken në një formë tjetër.855. Ç’është shëndeti për trupin, forca dhe gjallëria është për mendjen. Ashtu sikundërqë trupi i shëndoshë kryen çdo punë dhe përballon çdo vështirësi, edhe mendja emprehtë dhe e gjallë e gjen zgjidhjen e çdo vështirësie dhe nuk mbetet asnjëherënë pamundësi.856. Shpnekëria(2) është vëllai i kopracisë, duhet kujdesur të mos bashkohen.857. Nuk mund të ketë pasuri pa shpnekëri.858. Ata që kërkojnë gjithmonë të kenë të drejtë, gati gjithmonë s’kanë të drejtë.859. Gjithësecili është i detyruar t’i shërbejë atdheut të tij pa shpërblim, nuk është përt’u qortuar edhe ai që i shërben atdheut të tij dhe shpërblehet; por s’ka poshtërsimë të madhe se të vesh atdheun në rrezik për interesa personale.860. Gjërat më të shtrenjta në botë janë nderi, dinjiteti dhe atdheu. Ata, të cilët përinteresa personale sakrifikojnë dashurinë e atdheut, kanë sakrifikuar edhe nderin edinjitetin e tyre.861. Asgjë nuk e mërzit njeriun sa fjala e atij që kuptohet se ç’do të thotë posa të hapëgojën.862. Qëllirni i fjalës është të thuash atë çka duan të mësojnë ata që dëgjojnë, ose tëthuash një gjë që duan ta dëgjojnë. Mirëpo, nëntëdhjetë e nëntë për qind e fjalëveqë fliten thuhen vetëm pse don të flasë ai që flet.863. Përsosrnëria e ligjit lind sigurinë, siguria punën, puna pasurinë.864. Mirëqenia dhe lumturia e njeriut varet nga një ligj i përsosur dhe nga zbatimi i tijtë përpikët.865. Justifikimi nuk mund të jetë i dëlirë nga gënjeshtra; po të stërhollohet, kuptohet seështë i përbërë nga gënjeshtra dhe lajka.866. Fajet e të tjerëve bëhen shkak të korrigjojmë tonat.867. Mirësia që bëhet në botë i ngjan një guri të hedhur në një shpellë të thellë, që sadoqë humbet që të mos gjendet më, për shumë kohë i dëgjohet jehona përreth.868. Pjala për njerëzi dhe dashamirësi, që del nga goja e ngatrrestarit dhe keqdashësit,trishton njeriun si fëshfëllimi i gjarpërit.869. Mos kij frikë nga arliku që të frikëson; ruaju nga arliku që të tregohet i shenjtë.870. Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.871. Çka s’mund të të bëjë armiku, ndonjëherë ta bën miku.872. Veset e liga aq shumë i kanë pushtuar rrugët e jetës sa që vetive të mira u kamtaetur vetëm një rrugicë e ngushtë dhe e errët.873. Pasuria më e sigurtë është talenti dhe karakteri i pëlqyer.874. Pasi ambiciozi nuk do asnjeri përveç vetes së tij, as atë nuk e do kurrëkush.875. Të duash veten tënde do të thotë të mos duash të tjerët, të mos duash të tjerët do tëthotë të mos duhesh nga asnjëri, të mos duhesh nga asnjëri domethënë të mosduash veten tënde.876. Njeriut i shtohet dashuria ndaj vetvetes, kur sheh se dashurohet nga të gjithë; kure kanë mëri të gjithë, fillon të ketë mëri edhe veten e vet.877. Pleqëria nuk është jetë.878. Shumica e gjërave që na pëlqejnë janë në kundërshtim me të drejtën.879. Ashtu sikundër që trathëtia shkakton mosbesimin, edhe mostaesimi shurnëherëlind trathtinë.880. Atij që kërkon shumë gjëra, nuk duhet t’i jipet asgjë.881. Fqiu yt, i cili të mbyll një dritare të shtëpisë sate dhe mbasi të lë shtëpinë pa dritë,ndoshta të mbyll edhe portën dhe do të përpiqet të shembë edhe pullazin.882. Po ta mësosh qenin të të hajë këpucët e vjetra, mos dysho se një ditë do të të hajëedhe të rejat e do të të lërë zbathur.883. Mospranimi i një kërkese nuk lë vend për një kërkesë tjetër.884. Nuk është forca ajo që mbron të drejtat e një njeriu apo të një shteti, por guximi.885. Guximi e bën njeriun të mundë luanin.886. Kush tregon trimëri pasi ka ngrënë dajak, tregon se nuk është i ngopur me aq saka ngrënë.887. Akrepin që gjen në shtratin tënd mos e hidh për tokë, mund të dalë përsëri nështratin tënd dhe të të helmojë.888. Po e pe gjarpërin, shtypja kokën; po të gjeti të hutuar, nuk të lë gjallë.889. Nuk mund të qëndrojnë bashkë liria e forca shkatrrimtare.890. Krimet dhe barbarizmat më të mëdha që bëhen në botë, janë ato që taëhen nëemër të lirisë.891. E keqja më e madhe në botë është ajo që bëhet duke u menduar për të mirë.892. Bashkimi i mëshirës dhe i forcës, në një vend sjell drejtësinë dhe lirinë.893. Në peshoren e drejtësisë, i dobëti është gjithmonë më i lehtë (atje ku mbretëronpadrejtësia).894. Njeriu i rritur në robëri nuk mund ta dijë vlerën e lirisë, i rrituri në liri nuk mundtë durojë robërinë.895. Nuk është për t’u çuditur po nuk u pa patriotizëm prej atyre që shiten siatdhedashës, sepse duke shitur herëpashere, natyrisht, u është sosur.896. Njeriu më i lumtur në botë është ai që jeton me mundin e vet e pa qenëfalënderues i askuj dhe që u bën mirë pak a shumë të tjerëve.897. Sa më i varfër të jetë njeriu, më të pakta i ka nevojat; duke u pasuruar, pasi ishtohen nevojat dhe kështu, pasi ndodhet gjithmonë në ngushticë, pasuria ka farepak vend në kapitullin për t’i bërë njerëzit të lumtur.898. Ai që tregohet filantrop kur është në mjerim, ndryshon mendim kur arrin nëmirëqenie.899. Mund të ketë miq të sinqertë ndër ata që vijnë për ngushëllim, por rrallë ndër ataqë vijnë për urim.900. Ka shumë nga ata që qajnë pse i dhëmb koka një personi në pozitë të lartë; porkur ai e humb pozitën, nuk qan njeri për të edhe sikur të vdesë.901. Sikundër që libri dëmtohet duke mos u hapur e lexuar dhe i ngjiten fletët njëra metjetrën, edhe kujtimet e mtaetura në mendjen e njeriut harrohen po nuk u sollën nëmendje herëpashere.902. Gruaja e burrit xheloz duhet ta konsiderojë të shoqin të sëmurë dhe të përpiqet tëmos i largohet nga shtrati.903. Xhelozia është humnera e dashurisë.904. Xhelozia e burrit mërzit gruan; xhelozia e gruas të shumtën e herës kënaq burrin.905. Xhelozia vjen bashkë me dashurinë, por nuk ikën bashkë me të.906. Po deshe të kuptosh se cilin e do një fëmijë, jepi një dhuratë dhe shiko se kujt iatregon — ai është ai që fëmija e do më shumë; po deshe të provosh se cilin do mëshumë gruaja, provo të kundërtën e kësaj.907. Gruaja harron shpejt moshën e saj; por s’ka grua që të mos dijë sa vjeç ështësecila nga ato që njeh.908. Po shkove për t’u mbytur, zhvish petkat; ato i vesh burri i gruas sata.909. Sa do shumë shpenzues të jetë burri i gruas shpneshë, ai nuk hy në borxhe.910. Një punë prej pesë qindarkash që kryen gruaja në shtëpi me duart e saj, shpëton tëshoqin nga një shpenzim prej 100 lekësh.911. Është e pamundshme të mos dashurojnë njëri — tjetrin gruaja e burri punëtor dhetë ndershëm.912. Gratë që kanë marrë një edukim të pakët, nuk i kënaq e mira me punë të vogla;por ato që janë të edukuara me të vërtetë, dinë se kjo është puna kryesore e tyre.913. Burri i gruas punëtore, por injorante, s’gjen kënaqësi në shtëpinë e tij dheshtrëngohet ta kalojë kohën jashtë; megjithëkëtë jeton në mirëqenie dhe rehati.Burri i gruas dijetare, por që s’punon, në shtëpinë e tij gjen gjithmonë një shoqepër të biseduar dhe për t’u kënaqur në bashkëbisedim, por nuk i mbetet këmishënë trup. Sa i lumtur është burri i asaj gruaje që mban në një dorë gjilperën e nëtjetrën librin.914. Nuk mund të ketë miq besnikë ai që nuk është vetë i tillë.915. S’ka gjë më të rrallë se dashamirësia.916. Cilësia për të bërë mirë dhe për të falur gabimet është hajmali e lumturisë.917. Mjerimi plotëson meritën e njeriut, por ia dobëson kujtesën.918. Gënjeshtari kapet më lehtë se topalli.919. Pasqyra më e bukur për njeriun është miku i vjetër që ia thot të metat.920. Asnjë gjë nuk është e mbaruar kur çpiket e re; me kalim të kohës përmirësohetduke shkuar dorë më dorë.921. Mos i rri kaut përpara, mushkës prapa e imoralit në asnjerën anë.922. Puna më e mirë që ka bërë njeriu gjatë jetës së tij është ajo që e kënaq kur ekujton.923. Kush ka për udhëheqës shpresën, ka për shok varfërinë.924. Shpresa është ëndërra që shihet syhapur.925. Kuvendimi bëhet me bashkimin e halleve.926. Njeriu mendon veten e tij shumë të lartë, por po ta dëgjojë nga goja e një tjetri njëtë qindtën e lartësisë që ka menduar për veten e tij, mjafton me aq.927. Lajka është monedha qarkulluese më me vlerë në mes të njerëzve. Nga lajkanjeriu ka vetëm këtë përfitim: duke dëgjuar për veti të mira, që nuk i ka, përpiqett’i përvetësojë ato.928. Zbukurimi me fraza (të kota) i shkresave të rëndësishme është si lulëkuqet qëmbijnë në arat e grurit; sado që ara duket shumë e bukur për ata që e shikojnë,lulëkuqja është e dëmshme për bujkun.929. Drejtësia sado që e hedh njeriun në shumë bela, më në fund e nxjerr në dritë.930. Njerëzit e shkencës janë vëllezër edhe sikur të jenë pjesëtarë të dy kombësivearmike.931. Njeriu trim e shpirtmadh nuk e poshtëron armi-kun e tij, ai s’mungon të pohojëtalentin dhe zotësinë e tij.932. Dituria nuk është për të poshtëruar të paditurit e për t’u bërë kryelartë, por ështëpër të pasur dhimbësuri për të paditurit, për t’i stërvitur ata sa të jetë e mundshme,që t’i bësh ata të përfitojnë nga dituria që ke.933. Më i ligu i kopracëve është ai i diturisë, domethënë ai që nuk do të përfitojë njeringa ato që di ai.934. Pema më e ëmbël është ajo e drurit që ka mbjellë njeriu me dorën e vet.935. Zgjuarësia dhe aftësia po s’qenë të shoqëruara me qëllimin e mirë dhemirëdashjen, përveç që nuk hyjnë në punë, shkaktojnë edhe shumë dëm.936. Diamanti kudo që të jetë, sado që diamant është, nuk e beson njeri për të tillë kurështë në gishtin e skamnorit.937. Ndërsa të metat e grave i kanë edhe burrat, meritat që kanë gratë janë të posaçmepër to.938. Te gruaja është zemra, te burri është mendja më e fortë.939. Është e dyshiratë ndershmëria e atij që thot se s’ka njeri të ndershëm në botë.940. Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre.941. Pati e fatkeqësia kanë edhe ngushëllimin e tyre.942. Njerëzit për të shtypur një tjetër, e shumëherë një të njohur të tyre, presin t’irrëshqasë këmba.943. Po të merrej taksë për bukurinë dhe urtinë, nuk do të ishte nevoja përtagrambledhës, sepse çdo njeri këtë taksë do ta jepte duke e sjellë vetë. Më eçuditshme do të ishte se këtë taksë do ta jepnin para të tjerëve ata që do të kishinfare pak bukuri dhe mend.944. Gratë shumë rrallë bëjnë ligësi; të shumtën e herës bëhen shkak ose mjet ikeqbërjeve të burrave.945. S’ka argëtim më të mirë për njeriun se puna.946. Puna është një godinë shumë e stolisur përbrenda dhe shumë e shëmtuar ngajashtë. Kush e shikon nga jashtë, s’don të hyjë, kush hy, gjen rehatinë e tij dhes’don të dalë.947. Puna që është për t’u bërë, është një barrë në shpinën e njeriut, puna e kryer —një kolltuk i butë.948. Komandant më i zoti është ai që përdor vetveten.949. Po të mos ishte vdekja, a nuk do të ishte një vdekje jeta?950. I varfëri duhet të mbulohet me perden e nderit.951. Ka asi që vdesin për nderin, por ka më shumë asi që vdesin nga pandershmëria.952. Njeriu nuk duhet të ndahet nga një njeri i drejtë, por i pafuqishëm, për t’ubashkuar me një ngatrrestar të fortë; sepse, sado që i drejti i pafuqishëm s’kamundësi të bëjë ndonjë të mirë, ngatrrestari i fortë është i zoti të bëjë çdo ligësi.953. Njerëzit s’kanë zili për atë që hyp në minare, kanë zili për atë që hyp dhe këndonbukur. Nuk thuhet i lumtur për atë që merr një nëpunësi të lartë, thuhet i lumturpër atë që plotëson mirë detyrën që ka marrë.954. Njeriu është i përbërë prej dy gjërash: një është trupi, i cili është i përbashikët meshtazët e tjera; tjetra është shpirti i marrë hua nga bota shpirtërore (ose ideale). Tedisa njerëz përbërja e dytë është më e madhe, te këta shihet një ndjenjë e lartë; tetë tjerët është më e madhe përbërja e së parës, te këta është ndjenja e ultë; këta tëi’undit janë të afërt me shtazët: kush i përngjan ariut, kush majmunit e kush skiles.955. Njerëzit dallohen nga shtazët me ndjenja, me mend, me talent dhe përsosmëri. Samë shumë ndryshim të ketë njeriu nga shtazët, aq më shumë njeri është.956. Nuk është faj për kalin pse nuk fluturon; por është faj të mos ecën mirë; nuk ështëfaj pse qeni s’di të flasë, por pse s’mund të nuhasë. Nuk është faj për njeriun pses’mund luanin, por është fajtor pse i mungon nderi e turpi, drejtësia, mëshira,besnikëria dhe dashamirësia.957. Është skllavëri t’i nënshtrohesh dëshirës së një njeriu, por nuk është t’inënshtrohesh një ligji dhe rregulli. Gjithçka në natyrë, të gjithë yjtë që janë nëqiell i nënshtrohen një ligji e një rregulli.958. Ligji është ekuilibri i shoqërisë njerëzore.959. Po i qethe dhentë një ditë më vonë, ferrat fitojnë ca kilogram lesh.960. Mos harxho sapun për plaçkën që lahet me ujë të ftohtë.961. Ata që janë bërë të përmendur me anë të veprave të tyre, ndoshta i kanë pasurfqinjtë e tyre më të urtë dhe më të ditur se ata vetë; por pasi ata s’kanë ndonjëvepër, nuk i njeh njeri.962. Nuk vlen asgjë mendja dhe zotësia e atyre që nuk u shihet puna.963. Kur do të nisësh një punë, mos mendo për vështirësitë që do të hasësh, sepsevendimi i prerë dhe vullneti mundin çdo vështirësi dhe të dërgojnë ku dëshiron.964. Nuk është për t’u qortuar ai që perkrah një gjë që e merr për të mirë; është shumëgabim të quhet njeri ai që di se është e keqe një gjë dhe e përkrah atë.965. Do të ishim të gjithë të lumtur po të çmonim nderin, mendjen dhe diturinë aq sa ijapim rëndësi pasurisë, pozitës, gradës dhe dinjitctit.966. Ashtu sikundër që të hollat e arta dhe të argjendta të një shteti shkojnë edhe nëtokën e armikut të tij, edhe mendimi e fjala e drejtë e një njeriu duhet të pranohetedhe nga ata që nuk e duan.967. Ta quajsh njeri atë që s’ka mendje, di’turi, nder dhe sjellje të mira, vetëm pseështë në formën e njeriut, është si ta quash mollë një copë dylli, vetëm pse ipërngjan mollës.968. Në aktet e para të shfaqjeve teatrale nëse fitojnë gjithmonë pasanikët, gjykatësit,oficerët dhe personat me influencë, në aktet e fundit të shumtën fitojnë të varfërit,lypësat, të shtypurit dhe të pafajshmit; kështu është edhe në jetë.969. Gjysma e fjalëve që flasin njerëzit miciis tyre përbëhen nga lëvdatat e të sharatpër njëri-tjetrin e pjesa më e madhe e gjysmës tjetër është për ajrin, ujët, tëngrënët dhe të tjera gjëra pa rëndësi si këto, për të lodhur nofullat. Edhe shumica efjalëve për punë bëhen më shumë se sa duhet dhe janë të padobishme.970. Njeriu nuk duhet të flasë pa kuptuar se ajo çka do të thotë është e dobishme osedo të shkaktojë kënaqësi.971. S’ka fjalë më të keqe se fjala e mirë e folur pa vend.972. Sipër sofrës nuk duhet të ketë libër e sipër trye-zës së punës, gjellë.973. Në vend që t’i ai’rohesh një pasaniku, afroju një dijetari; kopracia e pasanikut s’tëlë të përfitosh nga të mirat e tij; nga dituria e dijetarit, përveç që do të përfitosh,edhe nuk do të humbësh nderin tënd.974. Ai njeri që ka dëshirë të ketë një at që të mos ecën këmbë, pasi ta zotërojë këtë,nuk e zë gjumi natën për një karrocë.975. Asnjë gjë nuk futet në dorë pa dhënë diçka për të. Gjërat që mendohet se arrihenpa pagesë, janë blerë me vlera të mëdha si liria, nderi dhe dinjiteti.976. Kur të shohësh se për një çështje preferohen të tjerët kundrejt teje, mendo nëse kypreferim bë-het pse ata janë më të talentuar dhe më të zotët se ti, apo është ekundërta? Në është se preferimi është bërë nga talenti dhe zotësia e tyre, duhet tëgëzohesh pse në atdheun tënd ka njerëz më të talentuar dhe më të zotët se ti; nëseështë e kundërta, duhet të gëzohesh që nuk je në radhën e tyre, se është e qartë qëkëtë preferim e kanë fituar me një poshtërsi dhe me një punë jo të pëlqyer.977. Kur çdo njeri merr diçka nga tregu e ti nuk merr, mos i kij zili ata, sepse ti i ke nëxhep të hollat që shpenzuan ata. Kur çdo njeri nderohet dhe kap një pozitë, ti, pombete i privuar, mos u hidhëro, sepse nderi që ata kanë dhënë ka mbetur fitimpranë teje.978. Mos i vë t’aj fatit dhe rastit; po të hetosh punët dhe mënyrën e jetesës së njerëzveqë u ke zili, do të kënaqesh me fatin tënd.979. Heronjtë e lashtë kanë fituar famë duke u zëne dhe mundur me diva shumëfrikësues dhe me shtazë shqyese. Sa shumë diva dhe shtazë shqyese ka në pyllin egjerë brenda zemrës së çdo njeriu; hero i vërtetë është ai që i mund këto e qëpastron zemrën e tij.980. Njeriu kur është pranë të mëdhenjve s’duhet të kujdeset vetëm për t’i kënaqur ata,por të ketë mendjen të mos sillet në atë mënyrë që cenon nderin dhe dinjitetin evet, sepse përveç që ndaj tyre do të humbë nderin dhe dinjitetin e vet, por as s’dotë mund t’i kënaqë më dhe as që ka për të qenë pranë tyre.981. E shumta e njerëzve në vetmi pëlqejnë mendjen e tyre, e kur janë në shoqërishkojnë pas mendjes së të tjerëve; por njeriu i madh nuk harron mendimin e vet asnë vetmi as në shoqëri dhe as nuk heq dorë nga mendimi i tij.982. Ai që u shfaq dashuri të huajve, provon se është nga banorët e rruzullit të dheutdhe se zemra e tij nuk është një dhomë e veçuar, por një botë e gjerë që ka të bëjëme të gjitha anët e vendit të zemrave.983. Asnjëri nuk armiqësohet me njeriun modest; kryelarti ka fare pak miq.984. Është një hipokrizi të tregohesh shumë fetar.985. Njeriu nuk duhet t’i shfaqë as meritat as aftësitë e tij, as s’duhet të shpallë të metatdhe veset që ka, sepse e para është e shëmtuet, e dyta nuk sjell ndonjë dobi.986. Mendimet janë si diamanti, sa është zor të gjenden aq është zor të përpunohen.987. Mos e përçmo tjetrin pse tregon padijeninë e tij në një çeshtje; ka mundësi që nënjë çështje tjetër të ketë dituri më shumë se ti. Ai që ti e ke kritikuar pse nuk ështëi zoti në të ngarë të kalit, mund të kritikojë ecjen tënde.988. Vdekja i gjen ca njerëz në gjysmën e rrugës së parajsës e ca në gjysmën e asaj tëskëterrës.989. Njerëzit më të mëdhenj në botë janë ata që kanë lënë vepra të mëdha; veprat më tëmëdha janë ato që i sjellin dobi të mëdha shoqërisë njerëzore.990. Njerëzit me famë të gënjeshtërt u ngjajnë pjatave të porcelanit të varura përstolisjen e një dhome; sado që duken shumë të bukura, prapa tyre s’gjen gjë tjetërveç pluhur e merimanga.991. Nata është krijuar për t’u qetësuar, e dita për të punuar, ata të mjerë që punojnënatën janë të shtypurit nga shoqëria njerëzore, përtacët (parazitët.) që nuk punojnëditën, janë kusarët e shoqërisë njerëzore.992. Mund të numërohet i urtë në botë, vetëm ai që kupton shkallën e mungesës sëurtisë së tij.993. Trimi i mirë e din sa i pret shpata.994. Kush del në pullazin e xhamisë, kur shikon tëposhtë, e kujton veten lart në qiell,kur shikon minarenë që është më sipër, sheh se ku ndodhet.995. Nuk është burrëri t’i japësh shpullë atij që i ka duart të lidhura.996. Kush dashuron me një të parë, harron me një të parë.997. Është marrëzi t’i japësh këshilla të shurdhit.998. Kush ta vërteton çdo fjalë që flet ti, nuk pranon asnjërën prej tyre.999. Shumë mbrapështi që shihen te njerëzit, u janë futur me përdhunë nga prindëritdhe edukuesit e tyre, duke menduar se po i edukojnë.1000. Edukimi nuk është për ta zhveshur njeriun nga natyra, por për të ushqyer moraline tij brenda natyrës së tij.1001. Edukimi nuk humb te njeriu me mandje dhe zgjuarësi të kufizuar, por mendja dhezgjuarësia humbin te njeriu i paedukuar.1002. S’ka ndryshim në mes të atij që nuk di çka do të bëjë, nga ai që di dhe nuk bën.1003. Të bëjsh pa folur është më mirë se të flasish e të mos bësh.1004. Mos iu afro atij që nuk të pret mirë, ruaju të mos e mërzitësh atë që të nderon.1005. Kënaqësia me pak dhe dëshira për pozitë nuk gjenden bashkë.1006. Sikundër që nuk i domë njerëzit që nuk u shohim asnjë meritë, nuk mund t’i domëas ata që dimë se janë me më shumë merita se ne.1007. Rinia është një dehje e përhershme.1008. Dëshirojmë të nxjerrim në shesh të fshehtat e të tjerëve, por përpiqemi me saështë e mundshme, t’i ruajmë të fshehtat tona.1009. Të gjithë të porositin për moral të mirë, por — mjerisht, — për të jetuar njeriu kanevojë edhe për disa vese të liga.1010. Elokuenca dhe retorika nuk është vetëm në fjalë dhe në shprehje, por kryesisht nëzërin, syrin dhe në qëndrimin e folësit.1011. Elokuencë e vërtetë është të thuash plotësisht atë çka është për t’u thënë dhe tëmos thuash gjë tepër saj.1012. Shumë persona janë të dashur edhe pse kanë të meta, e shumë janë të mërishëmedhe pse kanë merita.1013. Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin të plotësojë dëshirën e tij.1014. Të kesh frikë nga forca e armikut e dredhia e mikut.1015. Çdo ndjenjë e njeriut krijon një paraqitje dhe sjellje të sajën; s’mund të jetë e keqeparaqitja e sjellja e njeriut me ndjenja të mira.1016. Njeriu i varfër është në errësirë, as gruaja e tij nuk di se ç’njeri është.1017. I famshmi Cioeron thot: “S’ka marri që të mos e ketë mbështetur ndonjë filozof”.1018. Shumëherë njerëzit e bëjnë mik atë që u bën keq, e armik atë që u bën mirë.1019. Kur të shohësh shokët e tu të bashkuar në një mendim, ose edhe ti bashkohu meta, ose largohu; nuk mund të jetosh me ta duke qenë me mendim të kundërt.1020. Mund ta gënjesh njeriun që ka arritur një lumturi, mund të të besojë çdo gjë që ithua; por atë që ka pësuar fatkeqësi, nuk mund ta gënjesh, nuk beson as në ato qëjanë për t’u besuar.1021. Fatkeqi e do fatkeqin; i lumturi nuk e do të lumturin.1022. Heronjtë që mundin vështirësitë më të mëdha, shumëherë janë të pazotët tëpërballojnë një brengë të vogël.1023. Zemra e ndrydhur është një zjarr që mund të shuhet vetëm me butësi dhe mirësi;ta ndrydhish edhe më shumë, do të thotë t’i hedhësh vaj e t’i japësh flakë.1024. Njeri i përsosur është ai i cili çka bën në sy të botës mund të bëjë në vetmi dheçka taën në vetmi mund të bëjë në sy të botës.1025. Po deshe ;të bësh mirë, prit rastin; është poshtërsi të presësh rastin për të bërë keqdhe të zgjedhësh kohën kur armiku yt është dobësuar ose të ketë pësuar ndonjëfatkeqësi.1026. Nuk është trimëri të veprosh i mëllefosur dhe duke mos ditur ç’ka bën, por tëpranosh të sakrifikohesh për një nevoje të vërtetë, duke përbuzur jetën.1027. Nuk i thuhet frikacak çdo njeriu që nuk është trim; ka shumë shkallë në mestrimërisë e frikës.1028. Njeriu që është trim, është i durueshëm; por ka një pikë që po t’i preket, i zhduketdurimi dhe i del trimëria në shesh. E ajo pikë është nderi kombëtar dhe nderipersonal.1029. Po të ishte e pëlqyer në çdo rast përbuzja e je-tës, duhej të ishte e pëlqyer edhegrabitja e ku-saria.1030. Në është se njeriu ka një veti, e cila s’kuptohet nga fytyra, qëndrimi dhe sjellja etij, ajo është trimëria; njerëzit që kanë fjalë dhe sjellje trimërore, kërkojnë vendpër të ikur në luftë e sipër; njerëzit që duken modestë, të urtë dhe të nga-thët, gjatëluftës bëhen luanë.1031. Në cilën anë të luftës sheh se gratë kanë rrokur armët, mos dysho në të drejtën qëka ajo anë, sepse gruaja nuk i kap armët pa qenë gjendja e padurueshme.1032. Disa njerëz u pëmgjajnë këngëve — një kohë u shetit emri gojë më gojë e pasi ukalon koha, nuk përmenden më.1033. Të bëjsh kryeplak të fshatit atë që nuk është i zoti të qeverisë shtëpinë e tij, bën takthesh atë fshat në gjendjen e shtëpisë së tij.1034. Duke e bërë kapidan të një anijeje të madhe një njeri që nuk është në gjendje tëdrejtojë një barkë, a rritet aftësia dhe zotësia e tij?1035. Njeriu, që vlerën e tij e ka mbështetur në pozitën dhe pasurinë e tij i përngjankartëmonedhës që një ditë e bjerr vlerën e saj nominale dhe hidhet në rrugë; ai qëe ka mbështetur vlerën në zotësinë e tij personale u ngjan të hollave të arta qëvlerësohen në çdo vend dhe në çdo kohë.1036. Njeriu harron shpejt vetëm fajin që di për veten e tij.1037. Njeriu më shumë është i prirë të shajë se për të lavdëruar; shumëherë për të sharënjë njeri shtrëngohemi të lavdojmë një tjetër.1038. Pazotësia e shumë njerëzve rrjedh nga se duan të tregohen jashtëzakonisht tëzotët.1039. Njeri i zoti nuk është ai që s’ka të meta, por ai që pranon të metat e tij.1040. Nuk është budalla ai që di se është i metë nga mendja dhe sillet sipas asajgjendjeje; është i marrë ai që e kujton veten të urtë e nxjerr në shesh marrinë e tij.1041. Punët bëhen të liga pse u shërbejnë interesave; por nuk mendon njeriu se punët emira më shu-më u ndihmojnë interesave.1042. Dacka më e hidhur është ajo që të jep rrahësi me të qeshur ose duke u zbavitur.1043. Puna e mirë nuk del përherë nga qellimi i mirë, e puna e ligë nuk del përherë ngaqëllimi i keq; ka raste kur qëllimi i mirë jep rezultat të keq, e qëllimi i keq jep njërezultat të mirë.1044. S’ka dhuratë më të madhe se kur i japim ujë një njeriu të etur.1045. Kush kërkon punë, e gjen rehatinë në botë, kush kërkon rehatinë, duhet të ikë nënjë botë tjetër.1046. Njeriu me vlerë i mbetur keq dhe në harresë është një diamant që ka rënë në tëfshira; një ditë sigurisht do të dalë një dorë që do ta ngrejë; po nuk e shpëtuan ngaajo gjendje bashkëkohë-sit e tij, ia shpëtojnë emrin pasardhësit.1047. Pema më e ëmbël është ajo që vjelim me dorën tonë.1048. Çdo fjalë dhe sjellje e njeriut ka dy anë — si guri i dominos, — miqtë shikojnëgjithmonë anën e bardhë e armiqtë anën e zezë.1049. Edhe sikur të mblidhet bota nuk mund të na bëjë të heqim dorë nga dashuria përnjeriun që e domë; por njeriu që domë po të flasë një fjalë të keqe kundër nesh,mund të na bëjë të heqim dorë menjëherë nga dashuria.1050. Lavdimi dhe qortimi është pema e dashurisë ose e armiqësisë që kemi në zemër;me kthimin e dashurisë në armiqësi, edhe lavdimi kthehet në qortim.1051. Një çështje e padrejtë, që mbrohet me mjeshtëri, fitohet më lehtë se një çështje edrejtë e pambrojtur.1052. E drejta mund të fitojë vetëm kur është nën mbrojtjen e forcës, e forca s’ka nevojëpër të drejtën.1053. Mos prit dobi nga njeriu që i është mërzitur jeta.1054. Ata që heqin dorë nga kjo botë, duhet të shkojnë në botën tjetër; sepse s’ka vendtjetër për të banuar pos këtyre dy shtëpive.1055. Ata që thonë se kanë hequr dorë nga kjo botë (klerikët), kanë hequr dorë nga punae përpjekja dhe jetojnë në kurriz të të tjerëve.1056. Nuk duhet të mbash mburojën sipër plagës që ke marrë, por kundrejt shigjetës qëdo të të vijë.1057. Mos iu gabo një të mire të atij që të ka bërë njëqind të këqia, mos iu hidhëro një tëkeqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.1058. Pama e gënjeshtëxt përhapet më shpejt se fama e vërtetë.1059. Po të thotë ndokush një gënjeshtër, menjëherë gjënden njëqind vetë që betohen seajo gënjeshtër është e vërtetë.1060. Ka shumë asi që nuk i vejnë vesh pëllitjes së gomarit, por që i besojnë fjalës sëNastradinit. (Nastradini kishte një gomar. Një i njohur i trokiti në derë dhe ikërkoi gomarin për të shkuar në mulli që të bluajë. Nastradini, që nuk donte t’iajepte, i tha se nuk e kishte në shtëpi. Por, gomari pëlliti mu atëherë! I njohuri i tha:“Pse gënjen, ja ku pëllet?” Nastradini, pa u trazuar fare nga kjo e papritur i tha:“S’ke turp, i beson gomarit e jo mua, me goxha mjekër!”).1061. Po të mos kishte gënjeshtra shumë kredi dhe shumë myshterinj, askush s’do tëgënjente.1062. Pak gjë do t’i ngelte botës po të zhdukeshin gënjeshtrat dhe gabimet.1063. Shpresa është një lajkatare që nuk i plotëson premtimet; megjithëkëtë kjo shoqepo të mos na ngushëllonte dhe të mos na zbaviste në rrugën e jetës, kjo rrugë do tëdukej shumë e vështirë.1064. Gjërat që masa e marrë i lë në mes të rrugës, rasti shumëherë i çon në pikën edëshiruar.1065. Rasti, pa masën e marrë, është një at pa dyzgjin; rasti kryen shumë punë, porduhet pasur në dorë dyzgjinin e masës.1066. Kush i hy një pune pa ia menduar fundin, është si t’i ketë hipur një anijeje patimon.1067. Turma është armike e arsyes dhe e së drejtës. Po t’i përshtatet një gjë arsyes dhesë vërtetës, tërheq përbuzjen e turmës; gjërat që nuk i mbështeten asnjë arsyejedhe që janë në kundërshtim me të vërtetën, janë gjithmonë të pëlqyera nga turma.1068. Duaje njeriun që dëshiron të të dojë.1069. Mos kij besim në njeriun që s’ka besim në ty.1070. Po e pate frikë një njeri, mos e tremb atë; duke e trembur atë, të shtohet frika ty.1071. Po dëshirove ta duash një njeri, ose të të dojë ai ty, shihu shpesh me atë.1072. Duke mos e parë për shumë kohë atë që e do, njeriu fillon të mos e dojë, e duke eparë shpesh njeriun që nuk e do, fillon ta dojë.1073. Madhësia e një pune nuk krahasohet me madhësinë e frytit të saj, por kryesishitme masat dhe mjetet e të venit të saj në jetë.1074. Shumëherë një përpjekje e madhe jep një fryt të vogël e një nisiativë e vogël, emarrë rastësisht, jep një rezultat të madh.1075. Punët që s’mund të bëhen me përpjekje të mëdha, koha e rasti i kryen pa u ndjerë.1076. Një gjë që nuk mund të gjejë më i madhi dijetar, rasti ia zbulon një bujku, njëpunëtori, një njeriu të pamësuar.1077. Për sa përpjekje e zotësi kanë nevojë punët e mëdha për të mirë, edhe ato qëbëhen për keq kanë po aq, ose edhe më shumë, nevojë për zotësi. Megjithkëtë,punët që bëhen për keq s’numërohen për punë të mëdha.1078. Qëllimi i përpjekjes është për të realizuar një gjë të mirë, kush përpiqet përkeqbërje — s’ka punuar për veten e tij; edhe punën e të tjerëve e ka zhdukur.1079. Mjetet që do të përdorësh për arritjen e një qëllimi, është kusht të jenë tëpërshtatshme për atë qëllim; nuk arrihet puna e mirë nëpërmjet të rrugës sëkeqbërjes.1080. Një gjë ordinere e rregulluar mirë, duket më e mirë se një gjë me vleftë të madhee lënë në gjendje të çrregullt.1081. Një njeri me urtësi mesatare, që kujdeset për rregull dhe renditje të mirë, kryenmë shumë punë se ata me urtësi dhe mendje të lartë, që s’kujdesen për rregull dherenditje të mirë.1082. Për të kryer punë nuk duhet vetëm të dish, por kryesisht të duash.1083. Dëshira lind zotësinë.1084. Njeriu që ka mundësi të bëjë mirë, por i mungon dëshira, i ngjan atij që e ka kalinpranë dhe ecën këmbë.1085. Mund ta quajmë përtac nje njeri që sheh një gur para portës së tij dhe nuk elargon; por si mund ta quajmë atë njeri që ai gur i ngatërrohet nëpër këmbë errëzon një a dy herë dhe prapë nuk e heq së andejmi?1086. A mund të quhet vëllazëri ajo kur punët e dy vëllezërve rregullohen dukendërmjetësuar të tjerët?1087. Mos i beso dashurisë së atij që të do ty më shumë se vëllain e tij, sepse po të ishtei qëndrueshëm në të dashur, nuk do të të afrohej ty kundrejtë të vëllait.1088. Çdo njeri dëgjon fjalën e mirë dhe e lavdon, por kur vjen puna për t’u kryer,gjithësecili bën si di vetë.1089. Kur njerëzia besonte në alkiminë, një dijetar ka thënë: “Pillimi i kësaj diturieështë për të mësuar, mesi i saj për të gënjyer dhe fundi për të hyrë në çmendinë.”1090. Njeriu nuk do njeriun që e do, do njeriun që e çmon dhe e lavdon.1091. Ajo që i lidh njerëzit me njëri-tjebrin është shpresa për të pasur përfitim dhe frikae dëmtimit; po të mos ishin këto dy gjëra, secili do të jetonte i veçuar, pa miq e pashokë.1092. Nuk i dëshirojmë miqtë tanë për t’i pyetur për gjendjen e tyre, por për t’u folurpër gjendjen tonë.1093. Lumturia dhe mjerimi ndikojnë shumë në mo-ralin e njeriut; shumë njerëz të mirëkur arrijnë lumturinë bjerrin disa nga vetitë e tyre të mira, e shumë vetë heqindorë nga veset e liga (kur bien në mjerim).1094. Ai që ndryshon qëndrimin dhe sjelljen e tij me të fituar një gradë ose një pozitë,provon se vlera e tij personale është shumë më e ulët se ajo gradë ose pozitë.1095. Njeriu me vlerë personale shikon pozitën si një cilësi që rrit nderin e tij.1096. Po të kërkojmë nga muratori punën e inxhinierit, muratori sigurisht do të lavdohetduke thënë: “Edhe unë qënkam i zoti të bëj punën e inxhinierit”; por, po takërkojmë nga inxhinieri atë punë të zakonshme ai nuk do të gjejë shkas për t’ulavduar.1097. Njeriu që trazohet nga një punë që nuk është i zoti ta bëjë, s’mund të kryejë asnjëpunë në botë; ai që don të punojë, merr përsipër atë punë që mund ta bëjë.1098. Njeriu që s’ka mundur të edukojë fëmijët e tij, dëshiron të bëhet edukator ifëmijëve të mbretit.1099. Ata që dëshirojnë të lavdohen, po t’i donin gjë-rat që janë për lavd, do të arrininqëllimin.1100. Njeriut që dëshiron t’ia largosh injorancën — qoftë edhe fare pak — lavdoja atëçka di ai; njeriut që don t’ia qortosh koprraeinë, lavdoja bujarinë.1101. Më vështirë është të qeverisë njeriu veten e tij se të qeverisë të tjerët.1102. Lajkatari kryesor i njeriut është veta e tij; lajka që na bëhet nga jashtë, na pëlqenvetëm pse na vërteton mendimin që kemi për veten tonë.1103. Kush e çmon me të vërtetë veten e tij, as nuk kënaqet me lajka, as nuk trembetnga qortimi. Por a ka njeri që e çmon me të vërtetë veten e tij?1104. Gjithsecili pëlqen veten e tij, por fama gënjeshtare e disa njerëzve arrin në atëshkallë sa turma i kujton për të lartë — më shumë se sa mendojnë ata vetë përveten e tyre.1105. Natyra njeriut i jep talent dhe aftësi, fati dhe rasti nxjerr në shesh atë talent dheaftësi. Sa njerëz të mëdhenj vijnë në botë dhe, pasi nuk gjejnë rast të shfaqinaftësinë e tyre, shuhen si fitili pa vaj dhe ikin pa u dëgjuar emri i tyre.1106. Prirja që ka njeriu për të lavdëruar njerëzit e lartë vjen nga dëshira që të tregohetse është i zoti t’i çmojë ata.1107. Në është se ka tregti që lë të kënaqur edhe atë që shesin edhe atë që blejnë, ajoështë lajka.1108. Në batë mund të gjëndet ndonjë njeri që nuk do një gjë, por s’ka njeri që të mos edojë lajkën dhe lavdin.1109. Njeriu në vend që të tregojë veten të varfër, pranon të mbetet i uritur, por tatregojë veten të pasur.1110. Gjysma e atyre që mësojnë dituri, mësojnë për të jetuar, gjysma tjetër për t’itreguar botës se janë të ditur, dhe një për qind mëson për të ditur çka s’di.1111. Është garaz (fjalë arabe që do të thotë: mendim, qëllim i keq dhe i fshehur,prapamendim, mëri, inat, dashakeqësi) të jesh kundër një njeriu, po garaz ështëedhe kur je në favor të tij, — njeriu pa garaz është i paanshëm.1112. Po të lavdosh një gjë që nuk është për t’u lavduar, e ke sharë, po ta qortosh një gjëqë nuk është për t’u qortuar, e ke qortuar veten tënde.1113. Janë shumë të pakët ata që preferojnë kritikën e dobishme kundër lajkës sëdëmshme.1114. Nga shumë lavdime del qortimi dhe nga shumë qortime del lavdimi.1115. Sa padrejtësi e madhe është detyrimi i një të urti t’i bindet urdhërit të një injorantidhe të punojë sipas mendimit të tij.1116. Dijetari turpërohet kur hy në mbledhjen e injorantëve; ndërsa injoranti hy nëmbledhjen e dijetarëve pa u trembur fare.1117. I mençuri tregon shumë gjëra me pak fjalë; i marri flet tërë ditën dhe nuk tregonasgjë.1118. Njeriu flet për t’i treguar tjetrit një gjë që nuk di ai; të bësh fjalë për një gjë që tëgjithë dinë se është e qartë, bën të lodhësh kot edhe gojën tënde edhe veshët edëgjuesit dhe shkakton dhimbje koke.1119. Njeriu do më shumë të thotë çka ka në mendjen e në zemrën e tij se t’i përgjegjetpyetjes që i bën ai që ka përkundrejt.1120. Dëshira e grave nuk është për të biseduar, por për të folur; prandaj kur bashkohendisa gra ne një vend, fillon pothuaj një përpjekje për t’ia kaluar njëra-tjetrës në tëfolur.1121. Po deshe të bësh çka nuk ke bërë gjatë jetës sate, s’ke tjetër rrugë veçse të imitoshata që e kanë bërë më parë.1122. Kur thot një njeri që sot do të bëj këtë punë dhe nesër e përsërit po këtë f jalë,preje shpresën se do ta kryejë.1123. Të presësh të kryejë punë njeriut që nuk i vjen doresh, është si të presësh nga guritë lëvizë.1124. Kush është i dhënë pas pastërtisë, edhe gjësë më të pastër i gjen një diçka për t’upastruar.1125. Është më mirë të vendosësh për të mos e bërë një punë, se të vendosësh për tabërë e të mos e bësh.1126. Mos e ruaj rastin për t’i rënë në shpinë një njeriu kur do të bjerë në ngushticë,vjen një kohë që edhe ti do të jesh në ngushticë.1127. Çdo punë ka kohën e vet, thonë; por koha e çdo gjëje është ajo kur njeriu fillon takryejë atë punë.1128. Njeriu i urtë mund ta kryejë punën e tij pa pasur nevojë për dredhi dhe gënjeshtër;përdorimi i dinakërisë dhe i gënjeshtrës vjen nga pazotësia.1129. Kush e kujton veten më të zotin se të tjerët, gabon gjithmonë.1130. Eleganca e tepruar është një lloj trashine.1131. S’ka gjë më të vështirë për njeriun se të ecë vetë në rrugën që u tregori të tjerëvepër të drejtë.1132. Kur i përballojmë epshet tona, nuk tregojmë se jemi të fortë (pse kemi vullnet),por se ato nuk janë të forta.1133. Njeriu i urtë e quan të drejtë lavdimin që meriton dhe nuk ndikohet fare nga ailavdim; lavdimin që nuk e meriton, nuk e merr përsipër, por e refuzon.1134. I marri kënaqet më shumë nga lavdirni që i bëhet pa e merituar dhe përpiqet tëgënjejë vetveten se e meriton atë lavdim.1135. S’mund të jetë punëtor i zellshëm shërbyesi i zotërisë përtac.1136. Të mbahesh se s’je krenar, është krenaria më e madhe.1137. Të riun mund ta çosh në çdo rrugë, por plakun është vështirë ta kthesh nga rruga etij.1138. Mos kërko këngë të re nga këngëtari plak.1139. Ka shumë asi që janë kënaqur pse janë martuar, por ka fare pak asi që janë bërë tëlumtur.1140. Gjërat më të vështira në botë janë të gabohesh nga armiku dhe të mashtrohesh ngamiku.1141. Jeta në botë është një shesh dredhie e mashtrimi; njeriu duhet të jetë gjithmonë nëgatishmëri për t’u mbrojtur.1142. Disa, qoftë nga njerëzit, qoftë nga punët, nuk mund të gjykohen po nuk u shikuanpër së afërmi, e disa mund të gjykohen vetëm për së largu.1143. Nuk mund t’i thuhet i urtë atij njeriu që rastssisht e thot një f jalë me vend, çdo fjalë e të urtit është me vend dhe e afërt me të vërtetën.1144. Për ta ditur mirë një gjë, duhet t’i dish hollësirat e saj; pasi të fshehtat e natyrëspër ne janë të panjohura, gjërat që dimë janë shumë të sipërfaqshme.1145. Fytyrat e shumë njerëzve, që i kanë të cenuara të shumtat e gjymtyrëve të tyre,janë më të bukura se të atyre që i kanë të gjitha gjymtyrët në rregull.1146. Për çdo sy ka bukuri.1147. Çdo gjë në botë ka kërkuesin e saj.1148. Mos i fol vreshtarit për dhen e bariut për rrush.1149. Njëra nga gjërat më të vështira për njeriun është të kuptojë nga çka përbëhendëshirat e tij.1150. Ajo që i thonë shpirtmadhësi, të shumtën e herës është të hiqet dorë nga interesate vogla për të marrë në dorë të mëdhatë.1151. Besnikëria dhe përpikëria në përmbushjen e një premtimi shumëherë janë një lakpër të fituar besimin e të tjerëve.1152. Njeriu i mirë asnjëherë nuk arrin të ahmerret; derisa armiku i tij të jetë i fortë, nukështë në gjendje t’i bëjë gjë, kur do ta gjejë armikun të dobët, e mund mëshira dhei ikën dëshira për t’u ahmarrë.1153. Turma përbuz atë që nuk e kupton dhe e quan erezi.1154. Njerëzit shumëherë shohin se është e drejtë rruga që u tregohet; por, pse nuk ekanë gjetur vetë, nuk e pohojnë drejtësinë e saj.1155. Gjithmonë gabohet ai që blen një gjë pa e shikuar.1156. Ka shpresë për të ardhmen, vetëm ai që mund ta vërë në njëfarë vije të mirë tëtanishmen.1157. Mbyll një sy kundrejt fajeve të atij që i ke parë të mirën.1158. Çdo gjë mund të shoqërohet me çdo gjë, vetëm sinqeriteti s’mund të shoqërohetme lajkën.1159. Të lavdosh një njeri për veti që nuk i ka, do të thotë ta qortosh tërthorazi atë.1160. Një veti, që është shkak lavdimi për një person, mund të jetë shkak qortimi për njëtjetër.1161. Ne domë më shumë ata që nuk na donë se ata që na donë.1162. Rrallë bër punën që ke dëshirë të të vlerësohet.1163. Njeriu mund të lavdojë me gjithë zemër vetëm atë që e çmon vetë.1164. Njerëzit me pak mend ndikohen nga gjërat e vogla, e njerëzit me shumë mendmund të ndikohen vetëm nga gjërat e mëdha.1165. Nuk i thuhet njeri njeriut të panjerëzishëm.1166. Po të mos kishte frikë humbjen e interesit të vet, asnjeri nnk do të përfillteinteresin e tjetrit.1167. Çdo gjë e mirë ka një anë të dobishme dhe një anë të bukur; ana e bukur emendimit është të flasësh në mënyrë që të kënaqësh atë me të cilin je dukebiseduar dhe mos të mërzitësh e të hidhërosh të tjerët.1168. A mund të dyshohet se ka një dërrasë mangut njeriu që mendon vetëm për veten etij e jo për një miliard njerëz?1169. A ka të drejtë të quhet njeri ai, që nuk mendon për njerëzimin?1170. Zemra e gabon mendjen gjithmonë.1171. Mendja është lajkatare e zemrës; për çdo gjë që pëlqen zemra jonë, mendjashtrëngohet të mendojë.1172. Mendja është skllave e zemrës; çka mund të bëjë një mendje e mirë që ka rënëskllave në dorën e një zemre të ligë?1173. Mendja është vegël e zemrës.1174. Kush mendon se njeh mendjen e tij, nuk njeh hollësisht zemrën e tij.1175. S’ka krim më të madh se të përdorësh për keq-bërje një gjë që është çpikur për tëbërë mirë.1176. Çdo lloj vjedhje është punë e poshtër, por është më e poshtër vjedhja që bëhetduke bërë vegël ligjin dhe sheriatin.1177. Çdo lloj gënjeshtre është e neveritshme, por është më e neveritshme kur i vishetnjë njeriu të lartë me qëllim që të shkatërrohet.1178. Është e keqe çdo lloj dredhie, por është më e keqe se të gjitha të tjerat ajo që bëhetduke bërë vegël ligjin dhe sheriatin.1179. S’ka poshtërsi më të madhe se të përpiqesh t’i bësh keq një njeriu, duke përfituarnga thjeshtësia e zemrës dhe qëllimi i tij i mirë.1180. Njeriut nuk i dhimbset pasuria e shkelja e të drejtës së tij që i grabitet me anë tëforcës aq sa i dhimbsen këto kur i grabiten me dinakëri.1181. Fama është një mikroskop që nxjerr në shesh merita e defekte që s’mund të shihenveçse nëpërmjet të tij.1182. Fama e gënjeshtërt s’mund të zgjasë shumë kohë, sepse ai që përpiqet tapërgënjeshtrojë është vetë personi që e ka fituar atë famë.1183. Fama e gënjeshtërt fitohet me sharlatanizëm, fama e vërtetë me modesti dhe mepërvujtëri.1184. Më vështirë është të ruhet fama e fituar se të fitohet.1185. Kur një kardinal francez po kalonte me karrocë, i doli përpara një qerre me qe dhei zuri rrugën. Sa do që karrocieri i kardinalit i thot disaherë të zotit të qerres t’ialëshojë rrugën, fshatari nuk i vë vesh dhe vijon rrugën e tij. Për këtë zemërohetkardinaii, nxjerr kokën nga karroca dhe duke parë se fshatari ishte i trashë e ishëndoshë, i tha: “Biri im, ti e ke ushqyer shumë veten tënde, por pak e keedukuar.” Pshatari, me të dëgjuar këto fjalë, u përgjegj: “Pasi veten tonë eushqejmë vetë, në këtë pikë s’kemi ndonjë gabim. Sa për edukatën, po qe mangut,faji nuk është yni, sepse edukimi ynë është në duart tuaja”.1186. Sa e dëmshme është t’i besosh gjithkujt, aq pa vend është të mos i besosh askujt.1187. Sa i sjell njeriut gjëra të mira lakmia për famë dhe sedër, aq vepra të këqia eshtrëngon të bëjë.1188. Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund tëkuptohet as për disa vjet.1189. Ata që vajtojnë pse kemi marrë një plagë, shumëherë i kënaq vdekja jonë.1190. Për t’u bërë dy vetë miq të vërtetë, duhet t’i kenë të përbashkëta hidhërimet,gëzimet, frikën dhe shpresat e tyre.1191. Ushqimi i dashurisë është frika e shpresa; posa të ikë frlka e shpresa, zhduketdashuria.1192. Dashurla që kanë njerëzit për drejtësinë lind prej frikës nga tirania.1193. Njeriu dëshiron të shohë në vetvete çdo gjë të mirë; vetëm drejtësinë dhe tëvërtetën te të tjerët.1194. Çdo lloj gënjeshtre është e përbuzur, por gënjeshtra e veshur me petk shenjtërorose zyrtar dhe që detyron t’i bindet çdo njeri, është shumë e llahtarshme.1195. Vetëm drejtësia ndihmon të vërtetën, ndërsa gënjeshtrën e gjithë bota.1196. Vetëm forcat nuk i bëjnë njerëzit heronj, rasti është ai kryesori që i heroizon.1197. Një punë, e cila ka bërë të shpërblehet x-i, po të kryhet nga y-i shkaktonndëshkimin e tij.1198. Po ia nguli syrin fati një njeriu, rrotullohet gjithmonë rreth tij.1199. Nuk është pasuria ajo që sjell lumturi dhe fatkeqësi, kryesisht është morali.1200. Lumturia nuk gjëndet në gjë e pasje, gjëndet në zemër; njeriu nuk bëhet i lumturduke arritur gjënë që e di të vlefshme, por duke arritur çka i do zemra.1201. Në botë s’ka njeri as fare të lumtur as fare fatkeq; njeriu që merret më i lumturi, eka një brengë, ai që duket më fatkeq, e ka një shpresë, një ngushëllim.1202. Ngushëllimi më i madh i atij që kujdeset dhe planifikon punët, është pretendimi itij për urti dhe zotësi.1203. Njeriu çka ka çmuar sot, nesër mund të qortojë, e çka ka qortuar sot, mund tëçmojë nesër.1204. Ashtu sikundër mund të ndryshojë fytyra e njeriut, mund të ndryshojë edhemendimi i tij, por zemra s’mund të ndryshojë.1205. Ai që nuk është vetë krenar, nuk çmon as krenarinë e të tjerëve.1206. Xhelozia ushqehet me anë të dyshimit dhe të mendimit të keq që ka njeriukurudrejt një tjetri; kur s’mbeten më këto të dyja, zhduket xhelozia.1207. Çdo njeri ka vese të krenarisë dhe të mendjemadhësisë, ka ndryshim në mes tënjerëzve vetëm sipas llojit të krenarisë dhe mendjemadhësisë së tyre.1208. Ajo që na detyron të numërojmë gabimet e të tjerëve, nuk është për t’i korrigjuar,ato, por për të treguar se ne nuk i kemi ato gabime.1209. Njeriu mund të premtojë çka shpreson të bëjë, por s’mund të bëjë gjë jashtë forcëssë tij; prandaj duhet të premtojë më pak se çka shpreson të bëjë.1210. Ata që merren me gjëra të vogla, bjerrin zotësinë për t’u marrë me gjëra të mëdha.1211. Njeriu më i urtë është ai që mund të kuptojë veten e tij, e njeriu më i fortë është aiqë mund të zotërojë veten e tij.1212. Disa njerëz të mëdhenj bëhen modestë për të mos tërhequr zilinë e të tjerëve.1213. Në botë ka fare pak raste që kënaqin njeriun; vetëm njeriu që gabohet me gjëra tëvogla, bëhet i lumtur dhe jeton qetësisht.1214. Njeriu që nuk është në gjendje të mbarojë punën e vet, nuk mund të mbarojëpunën e kurrkujt.1215. Veç dëshpërimit, s’ka asnjë gjë që thyen rrotën e njerëzimit.1216. Për të provuar mendjen, zotësinë dhe cilësinë e njeriut, duhet ta veçosh atë ngaofiqet që ka, nga pasuria dhe grada e tij.1217. Duket i gjatë shtati i njeriut që qëndron në majë të malit, duhet të zbresë në rrëzëtë malit që të kuptohet sa është i gjatë me të vërtetë.1218. Njeriu shumëherë sheh aq të ndryshuar mendimin dhe natyrën e miqve të tij, qënuk i ka parë shumë kohë, sa që nuk dëshiron më të miqësohet përsëri me ta.1219. Çdo gjë në botë shkon sipas vendit dhe kohës; një gjë që në çdo kohë dhe në çdovend i është dukur e mirë, në një kohë tjetër dhe në një vend tjetër nuk i duket emirë.1220. Lakmia del nga trupi i njeriut pasi të dalë shpirti.1221. Njeriu dëshiron që edhe varrin ta ketë më të mirë se varret e të tjerëve.1222. Mirësia duhet të bëhet vetëm pse është mirësi.1223. Zjarri kur s’mund të djegë një gjë, e nxin.1224. Ashtu sikundër që shuhet zjarri po mbeti pa dru edhe intriga zhduket po të mosketë gojëkëqinj.1225. Punët e mira duhen kryer një orë e më parë që të mos vijë vdekja për të penguar.1226. Moskthimi i librave që merren hua (për t’u lexuar) vjen nga se zotërimi ivëllimeve është më i lehtë se zotërimi i lëndës së tyre.1227. Zarathustra thot: “Jeta në botë përbëhet nga mendimi, fjala dhe puna; shpëtimi ibotës varet nga tri gjëra: “Të mendosh mirë, të flasësh mirë, të bësh mirë.”1228. Një ilaç i përbashkët për çdo sëmundje: “Të kujdesesh për ruajtjen e shëndetitpara se të sëmuresh.”1229. Ka shumë pak pasuri të fituara me të drejtë.1230. S’kërkohet ndihmë nga tigri për të shpëtuar nga qentë.1231. Të gjithë njerëzit, duke filluar që nga më i madhi deri te më i vogli, kanë njëdetyrë: “Të përmirësojnë veten e tyre”. Mirëqënia e botës varet në këtë fjalë.1232. Detet më të mëdha kanë fundin e tyre; mendimi i njeriut është aq i thellë, sa ështëe pamundshme t’ia gjesh fundin.1233. Njëri nga filozofët kinezë thot: “Kush formulon një ligj jo të drejtë, bëhet vrasës imiliona njerëzve.”1234. Një farë e vocër bëhet dru i madh.1235. Të mos ishte atdhedashuria, të gjitha tokat joprodhuese do të zbrazeshin, do tëmbeteshin të shkreta.1236. Këmbëngulja e qëndrimi bën të mundshme të pamundshmen.1237. Mani, një nga filozofët e lashtë të Indisë, thot: “Të thuash shtëpi, është të thuashgrua.”1238. Lumturia e njerëzve është në duart e grave.1239. Fshehtësia e mësimit të madh është të mendosh shumë e të flasish pak.1240. Kush bën dëshmi të gënjeshtërt për interesin tënd, mund të bëjë edhe kundër teje.1241. Solomoni thot: “Është mizor kush i thot të drejtit mizor dhe mizorit i drejtë”.1242. Binia është një marrëzi, pleqëria është ilaçi i saj.1243. Dinaku nganjëherë ia arrin qëllimit, por asnjëherë nuk i shpëton rrezikut; njeriuttë drejtë shumë rrallë i plotësohen dëshirat, por gjithmonë është i sigurt dhe i qetë.1244. Shumica e grindjeve që ngjajnë në jetë lindin nga miqësia e tepruar.1245. Kush don t’i bëjë keq një njeriu të mirë i përngjan atij që don të pështyjë Diellin;pësbtyma, duke mos arritur Diellin, kthehet dhe bie në fytyrën e tij.1246. Kur një njeri zemërohet kundër një mali të lartë dhe përpiqet ta shkulë nga vendi,kush dëmtohet: mali apo ai vetë?1247. Ka mundësi të hedhësh poshtë fjalët e liga, të padrejta, që thuhen kundër teje; pora nuk është më lehtë t’i durosh dhe të mos u japësh rëndësi? Ka mundësi tënxjerrësh në shesh dredhinë e dinakut, por a nuk është më lehtë t’ia fitosh zem-rëndhe të bësh të heqë dorë nga dredhia?1248. Kush është njeri nuk e vë në zbatim një urdhër që është në dëm të njerëzimit.1249. Jeta është një udhëtim në errësirë.1250. Vlera e njeriut kuptohet nga natyra e gjërave që vlerëson ai.1251. Fjala e ëmbël është një melhem në zemrën e njeriut; fjala e hidhur, porsa hy nëvesh e ndez mendjen, së andejmi zbret si rrufe dhe e bën zemrën copë-copë.1252. Nuk do t’i dihej vlera shëndetit, mirëqenies dhe jetës po të mos ishte sëmundja,vështirësia dhe vdekja.1253. Fjalët janë përshkrimi i kuptimit; t’u japësh rëndësi fjalëve më shumë se kuptimitështë sikur të lesh një të dashur dhe të dashurosh hijen e saj.1254. Miku është pasqyra e përsosmërisë, armiku e të metave.1255. Më mirë të vdesësh në mes të shumë shokëve besnikë se të jetosh pa shokë.1256. Të jetosh pa shokë, do të thotë të humbasësh pjesën më kënaqësidhënëse të tjetës.1257. Mosbjerrja e miqve është më e vështirë se fitimi i tyre.1258. Kush dëshiron të duhet, lë të dojë.1259. Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash.1260. Po nuk e zuri dashuria njeriun, nuk di ç’është ajo, prandaj nuk u jep të drejtësjelljeve të marra të dashnorëve.1261. Syri është një dritare e shpirtit.1262. Mos shiko çka ke fituar, shiko çka ke bërë, sepse pasurinë që ke fituar do tahumbasësh kur do të vdesësh; por mirësitë që ke bërë do të qëndrojnë në botëedhe shumë kohë dhe do të bëjnë të përmendesh për të mirë.1263. Po të kërkosh në botë pasuri të vërtetë, e tillë është mendja dhe nderi.1264. Nuk është i urtë ai që është i zoti për dinakëri dhe djallëzi, nuk është trim ai qës’mund ta permbajë zemërimin.1265. Në është se ka njeri të madh në botë, i madh është ai që lumturia nuk e bën tëqeshë dhe mjerimi të qajë.1266. Krejt çka quajmë: e vërtetë, e drejtë, e mirë, e bukur, e dobishme janë një gjë;vetëm pse na mungon pamja e vërtetë i shohim të veçuara njerën nga tjetra.1267. Kush mëson të tjerët, mëson më shumë se ata që mësohen; kush shkruan, përfitonmë shumë se ata që lexojnë.1268. Për të kuvenduar me një mik, duhet të presësh kohën e lirë të tij; mikun që është izënë me punë ose ndihmoje, ose mos i rri pranë.1269. Të mjaftuarit me çka ke është një kala kundër robërisë.1270. Jeta e pasanikut është një vaudeville, ajo e të vobegëtit — një tragjedl dhe ajo efilozofit — një komedi.1271. Gjithësecili përpiqet për të arritur një lumturi të plotë dhe të qëndrueshine, por njëlumturi e tille nuk është parë fare në botë.1272. Po deshe të kuptosh fare mirë një punë, drejtoju opinionit publik, sepse më i diturimund të gabojë, opinioni s’gabon.1273. Njerëzit aq lehtë kalojnë nga e mira në të iigën dhe nga e liga në të mirën sa po tëngrihet një mur në mes të ligës dhe të mirës, nuk do të qëndronte asnjë ditë, do tëshembej pra.1274. Djali i urtë — lumturia e të jatit; djali i prapë — belaja e nënës.1275. Lulja rritet me diell, por thahet nga vapa e madhe; njeriu edukohet me arsim, porrëndimi me mësime në fëmijëri jashtë forcës së tij e dërmon. Ashtu sikundër bimaqë ka nevojë për nxehtësi, ujë e freski, edhe njeriu bashkë me arsim dhe edukimka nevojë edhe për zbavitje e shëtitje.1276. Malin që e sheh në horizont, mos kujto se është këndi i botës, sepse pas tij kamale të tjera.1277. Kush zotëron veten e tij, nuk zotërohet nga asnjeri; nuk e mund dot asnjeri atë qëmund epshet e tij.1278. Arsimi dhe qytetërimi i ngjajnë diellit që kur lind ndriçon vetëm majat e maleve tëlarta me një dritë të zbetë por pa shkuar gjatë i forcohet drita dhe nga shkëlqimi itij përfitojnë përrenjtë më të thellë dhe fushat e luginat.1279. Modestia është një ibërshim, në të cilin radhiten të gjithë margaritarët e moralit.1280. Dashuria për atdheun lind nga dashuria për familjen.1281. Njeriu kur është i ngopur çuditet me ata që rrinë në tryezë duke ngrënë, e kurështë i uritur, çuditet me ata që çohen nga tryeza.1282. Secili njeri kalon një lloj jete më vete, por lindja dhe vdekja e tyre është enjëllojtë.1283. Kur druri jep pemë ose bën hije, gjithësecili shkon e rri nën të; po u thye e ra nëtokë, menjëherë e bëjnë copë-copë.1284. Mik kam atë që më shpëton nga një gjendje e vështirë.1285. Një gjë fare pa rëndësi mund t’i ndajë miqtë më të ngushtë.1286. Njeriu duhet të sakrifikojë gjithçka për mikun, përveç nderit dhe sedrës së tij.1287. Gjithësecili ankohet nga bota, nga fati, nga koha, asnjëri nuk është i kënaqur mejetën; megjithëkëtë nnk donë të vdesin as ata që çojnë një jetë shumë të vështirë, eas ata që janë në vuajtje e mundim të madh.1288. Koha më e mirë e jetës është fëmijëria e më e hidhura pleqëria. Me kalimin emuajve dhe të viteve njeriu largohet nga lumturia, megjithëkëtë çdo njeri dëshironkalimin e kohës.1289. Ari do të ishte i pavlefshëm po të ishte ar çdo gjë e ndritshme.1290. Në qoftë se ka ndogjë të fortë sa të shembë malet, të thajë lumenjtë, të bashkojëdetet, të ndajë tokat — ajo gjë është ari.1291. S’ka rrugë që s’mund të kalojë dhe s’ka portë ku s’mund të hyjë gomari ingarkuar me ar.1292. Një diell është, por zhduk me miliona hije.1293. Ç’ka do të japësh për njerëzimin, mos e numëro darovitje, e as lëmoshë, sepsepaguan një borxh tëndin.1294. Jeta përbëhet nga puna dhe fjala. Kush i ka në rregull këto dy anë të jetës, mund tëthotë se jeton.1295. Njerëzit me mendime jo të shëndosha, duket se dinë dobësinë e mendimeve tëtyre; prandaj posa shohin një njeri me mendime të larta, bashkohen të gjithëkundër tij.1296. Çortimi është ndihma që njerëzit e mëdhenj i japin shoqërisë njerëzore.1297. Një fjalë e parëndësishme e thënë me vend është më e mirë se një ligjëratëelokuente e thënë jo me vend.1298. Mos kij frikë nga ujku me taark të ngopur, por nga macja e uritur.1299. Pasuria dhe të mjaftuarit me pak janë armiq të njëri-tjetrit, ku është njëri nuk ështëtjetri.1300. Jeta është një lumë që rrjedhë pa pushim; për të soditur si rrjedhë dhe ikën jeta,njeriu duhet t’i kalojë në vetmi dy orë në ditë — mundësisht në një fushë ku s’kanjeri, në një livadh, në një shkëmb, në një buzë deti.1301. Puna e bën jetën e njeriut të vlejë edhe pas vdekjes së tij; çthurja, vagabondazhidhe përtimi e kalbin dhe e zhdukin jetën; të soditet natyra bën që jeta të shijohetashtu siç është. Prandaj bariu është ai që bën jetë të vëntetë.1302. Një njeri ashtu sikundër mund të ngjallë një komb, edhe mund ta zhdukë.1303. S’mund të kryejë punë të mëdha ai që nuk u jep rëndësi punëve të vogla.1304. Për kirurgun është më lehtë t’i presë këmbën një trimi se t’i heqë dhëmbin njëfrikacaku.1305. Brisku i mprehtë nuk ta pret faqenë, ta pret brisku që nuk pret qimen e mjekrrës.1306. Qymyri që blehet me borgje, nëse të ngroh në dimër, të mërdhinë në verë.1307. Më e urta ndër gra është ajo që fletë më pak.1308. Lotët që derdhë një grua, gruas i kushtojnë fare pak, por janë shumë të vlefshëmpër ata që i shikojnë.1309. I Urti shkon deri në fund të rrugës që ka zënë, sepse të shkosh deri në gjysmën errugës e të kthehesh mbrapa duhet po aq kohë dhe mundim e nga kjo nuk ke asnjëdobi.1310. Konfucio thot: “Rruga e drejtë është rrugë e madhe që mund ta kalojë çdo njeri.Rrugët që i tregohen njeriut jashtë forcës së tij, janë rrugë malore të rrezikshme.”1311. Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por donë ata që nuk idonë; përbuzinë ata që i nderojnë e e nderojnë ata që i përbuzin.1312. Kohën që e hargjojnë gratë me fjalë të kota po ta përdornin për të qepur, nuk do tëmbetej njeri i zhveshur në botë.1313. Gruan s’duhet ta stolisë qyrku.1314. Një anglezë thotë: “Burri më i lumtur ka qenë Adami; pse s’kishte vjehër.”1315. S’ka të mirë shtëpia e asaj gruaje që një pjesë të madhe të kohës e kalon parapasqyrës.1316. Fatkeqësia ia shtyp zemrën burrit, ia ndrydh shpirtin, ia kalit trupin; gruas iaderdhë vetëm lotët dhe e bënë të thërrasë e të bërtasë.1317. Bilblli lodhet së kënduari, gruaja s’lodhet së foluri.1318. Gruaja kur dëshiron — është e kënaqur, kur dëshiron — është e pezmatuar, kurdëshiron — është mirë me shëndet dhe kur dëshiron — bëhet e sëmurë.1319. Nuk është i fortë ai që e thyen një dru me grusM; i fortë është ai që e drejton njëdru të thyer ose që e mban për të mos u thyer.1320. Kirurgu më i mirë është ai që ka marrë vetë shumë plagë.1321. Mos prit të dalë flaka aty ku sheh tym për të kuptuar se ka zjarr.1322. Brathoca këndon tërë ditën, prandaj jeton në ndytësi. Edhe gruaja që fletë shumë,i shëmbëllen kësaj.1323. Gjëja e fituar me pak mundim duket e ëmbël, vlefta e gjësë së fituar me shumëmundim është e madhe.1324. Dalin shumë blerës pasi të jetë shitur malli.1325. Nuk është miqësi ajo e bazuar në interes; por po të përjashtohet kjo lloj miqësie,kam frikë që nuk mbetet mik në botë.1326. Jungu thotë: “Fija më e hollë që end një insekt është më e fortë se lidhja që lidhnjëriun me lumturinë.”1327. Një familje e përbërë nga burri e gruaja që e donë njëri tjetrin dhe me fëmijë tëbindur e të edukuar, është një pikturë e gjallë e lumturisë.1328. Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.1329. Krijuesi shikon qëllimin, njerëzit punën.1330. Gjëja më e ëmbël është e hidhur për stomakun e prishur.1331. Njeriun e madh e njeh çdo njeri, por është zor të bëhesh njeri i madh dhe tënjohësh vetëvetën.1332. Me vdekjen e një njeriu të madh nuk shuhen të mirat që ia ka lënë njerëzisë.Njerëzit e mëdhenj si Sokrati, Platoni, Avicena, Franklini e Rusoi edhe sot, endoshta për gjithmonë, janë pishtarë të ndezur në rrugën e përparimit të njerëzisë.1333. Nuk është faj i madh të mos e dish të vërtetën, por është faj i madh ta përbuzëshpasi ta kesh mësuar.1334. Kur bie në mjerim njeriu që ka bërë mirësi, sa do që nuk sheh ndonjë ndihmë ngaata që u ka bërë mirë, ia ngushëllon zemrën kujtimi i të mirave që ka bërë.1335. Egoistit, edhe sikur të vdesë nga uria, nuk i dhimbset njeriu.1336. Sado gjatë të jetojë njeriu, njëzet vjetët e parë janë pjesa më e gjatë e jetës së tij.1337. Kush arrin te këmba e shkallës, shpeshherë kryen më shumë punë se ai që ngjitetlart.1338. Një gjë e pakët, po u përsërit shumë herë, bëhet shumë.1339. Kanë pyetur Volterin: “Ç’ndryshim ka midis të mirës dhe të bukurës?” — “Ështëe mirë, apo s’është e mirë një gjë, ka nevojë të provohet, e s’ka nevojë të provoheta është apo s’është e bukur.” — ka thënë ai.1340. Guximi që nuk ka dalë nga mendja, forcon marrëzinë.1341. Djalin martoje kur të duash, vajzën kur të mundesh.1342. Nëse janë të shumtë ata që martohen, nuk janë të paktë ata që janë penduar.1343. Lumturia e një kombi varet nga edukimi i femrës së tij.1344. Natyra ndikon dhe sundon në zemrën e njerëzve me anën e grave.1345. Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilperën e në të majtën librin.1346. Njeriu duron çdo padrejtësi, çdo përbuzje, çdo hidhërim që i bëhet nga miku dhemund ta falë; por s’mund të durojë që ndonjeri nga miqtë e tij të arrijë një lumturi,e këtë faj nuk ia fal atij asnjëherë.1347. Brengat e smirëziut janë më të mëdha se të çdo njeriu, ai vuan edhe ngafatkeqësitë e veta, edhe nga lumturia e të tjerëve.1348. Të metat e njerëzve i shkruajmë në bakër, meritat e tyre në akull.1349. Mbi një gur varri ishte shkruar: “Ky dyshek është shumë i ftohtë, por unë jam ikënaqur, sepse secili nga miqtë që kam fituar në botë ka qenë më i ftohtë se ky.”1350. Duke lexuar gurët e varreve, është vështirë të kuptosh se kush gënjen më shumë,të gjallët apo të vdekurit.1351. Kush don të përbuzë vesin e një tjetri, duhet të jetë vetë i dëlirë nga ai ves.1352. Gjëja më e vështirë për njeriun është të dëgjojë këmbimin e mendimeve të kota etë gabuara për çështjet që ai i di mirë, por që s’ka mundësi t’i ndreqë.1353. Çka zbavit elitën, nuk zbavit dot turmën; çka zbavit turmën, neverit elitën.1354. Sa zemër e vobegët është ajo që nuk ushqen një shpresë.1355. Vetëm hekuri i shpresës shpëton anijen e zemrës nga furtuna e dëshpërimit.Zemra e njeriut duhet të lidhet me një shpresë për të shpëtuar nga një rrezik.1356. Shumë pak vetë e donë njeriun me mendje dhe zotësi të madhe.1357. Po të mos ishin të marrët, nuk do të nevojiteshin të urtët.1358. Nuk është njeri ai që nuk i vjen keq për mynxyrën që pëson tjetri; njeriu qëgëzohet për një mynxyrë të tillë është më i lig se një shtazë e egër.1359. Uria pret te porta e njeriut që punon më zell, por s’ka guxim të hyjë brenda.1360. Para se të dëgjosh zemrën tënde, merru vesh me portofolin.1361. Sa më i lartë të jetë vendi ku ndodhet njeriu, aq më e rrezikshme bëhet rënia e tij.1362. Vetëm gjuhëve që bëhen mjet përçarjeje u duhet një gërshërë.1363. Lima ha hekurin, por më në fund fshihet.1364. Është shumë i dashur njeriu që qëndron në një mendim e princip dhe silletgjithmonë i pandryshuar; por një i tillë s’mund ta kryejë punën e atij që vepronsipas nevojës.1365. Në grindjet midis mendjes dhe forcës, ose midis të drejtës e dhunës, sadoqë nëfillim gjithmonë fiton e dyta, më në fund triumfon e para.1366. Nuk i shihet dobia drurit që i ndërrohet vendi disaherë dhe që nxirret nga një vende mbillet në një vend tjetër.1367. Njeriu që nuk e ruan të fshehtën, u ngjan shpalljeve që ngjiten në mur; mos iathuaj atij çka nuk dëshiron t’ia shpallësh botës.1368. S’ka njeri që të mos ketë një lloj marrëzie; çka bën njeriu më i urtë në momentet emarrëzisë së tlj nuk bën asnjë i marrë i vërtetë.1369. Në punët e vogla çdo njeri mund t’i besojë çdo njeriu, por besimi matet me punëtë mëdha.1370. Njeriun nuk e ndrydh puna, e ndrydh mërzitja. Makina nuk prishet nga rrotullimi,por nga ndryshku që ze duke mos punuar.1371. Shakaja ka dy kondita: të zbavitësh ata që nuk kanë të bëjnë, dhe mos të prekëshata që kanë të bëjnë me të.1372. Njeriu që ka mëndjen dhe zemrën të fortë e përdor veten e tij sipas rastit dhe nukbëhet skllav i iluzioneve e i ndjenjave. Ndërsa njeriu mendjelehtë jepet pasiluzioneve, dhe njeriu me zemër të dobët pas ndjenjave duke mos zotëruarvetëveten.1373. Vaji i derdhur sipër mermerit mbetet aty për shumë kohë dhe nuk thithet prej tij,ndërsa vaji i derdhur sipër një dërrase zhduket në pak kohë dhe thithet nga dërrasae nuk del më. Disa riga njerëzit i ngjajnë mermerit, e tregojnë atë që kanë nxënë,por vetë nuk përfitojnë; dhe ca të tjerë i ngjajnë dërrasës, pasi atë që kanë nxënë embajnë për vete dhe nuk ia tregojnë njeriut.1374. Përvoja është një shkollë, mësimet e së cilës kushtojnë shtrenjtë, por për shumënjerëz nuk ka tjetër shkollë për t’u edukuar.1375. Shumë vetë qërtojnë huqet e të tjerëve, të cilat i kanë dhe vetë, në këtë mënyrë atashajnë në të vërtetë veten e tyre. Kjo është si puna e majmunit që përpiqet t’inxjerrë sytë fytyrës së vet që shikon në pasqyrë.1376. Pjesët e veçanta të një mendimi të ndarë bëhen shumë të dobëta.1377. Burrat pretendojnë se çdo gjë e dinë më mirë se gratë, madje dhe ushqimin efëmijëve dhe larjen e të lintave.1378. Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.1379. Po të shohin mangut një kopsë në këmishën e tyre, kritikojnë gratë dhe i bëjnëpërgjegjëse sikur të kenë kxyer një krim të madh.1380. Pretendojnë që gratë ta qeverisin shtëpinë pa të holla dhe, kur ato kërkojnë tëholla, i qërtojnë të shkretat me fjalë si: “Ti po më shkatërron!”.1381. Nuk pranojnë se gruaja ka nevojë për zbavitje, për shetitje, dhe kërkojnë që ajo tëqëndrojë gjithmcxnë në shtëpi vetëm dhe të shikojë fëmijët.1382. Po të kërkojë gruaja një gjë, qoftë dhe fare të vogël, ata gjejnë shkak për tëshpallur luftë dhe të grinden.1383. Ata presin dashuri nga gratë dhe duan të vinë në shtëpi në mesnatë.1384. E kalojnë kohën në shoqëri dhe zbavitje dhe, kur vinë në shtëpi, duan t’i gjejnëzgjuar gratë e shkreta, që rrinë e mërziten vetëm.1385. Lavdimi që na bëjnë, sado i zmadhuar të jetë, s’mund të jetë aq sa kujtojmë dhebesojrnë.1386. Një komb që nuk është në gjendje të dallojë lirinë nga robëria, është një fëmijë qëka nevojë të vazhdojë në shkollën foshnjore.1387. Njeriu i pjekur dëshiron të përparojë për aq sa ka xnerita e zotësi dhe nukmbështetet në fat, soj, përkrahje dhe në hatër.1388. Lumturia më e madhe e njeriut është kur i afërmi i tij bëhet i lumtur.1389. Godinën e lumturisë, të ndërtuar nga dashamirësia, e stolis mendja dhe zotësia.1390. Njeriu që mund të jetojë i lumtur me forcat e veta, fare pak i jep rëndësimirëqënies që mund t’i vijë nga tjetri.1391. Ai që arratiset nga sheshi i luftës pse frikësohet që vdes, vdes më parë se trimi qëhidhet guximshëm në mejdan.1392. Një proverb spanjoll: “Miguel, Miguel! S’ke bletë, por shet mjaltë, si mund të tëbesoj se s’je kusar?”1393. Po deshe të kuptosh shkakun pse qan fëmija kur lindet, shiko me kujdes secilënditë të jetës sate.